verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari nuk mund të flasë në emër të partive politike

on 5 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: MaqedonishtAktuale - BDI nuk do i shmanget asa qe eshte projektuar ne bashkepunim me Brukselin e Uashingtonin

[Recension: BDI nuk do i shmanget asaj që është projektuar në bashkëpunim me Brukselin e Uashingtonin”]

Promovimi dhe reklamimi janë aktivitete që nuk i takojnë gazetarisë dhe aq më pak një gazetarie profesionale. Mediat, nuk duhet të ndihmojnë partitë politike për të realizuar fushatat e tyre të komunikimit për të bindur qytetarët që ata kanë të drejtë përveç në rastet kur kjo potencohet qartë. E drejta është në anën e publikut. Dhe për të gjykuar drejt, publiku ka nevojë për të dhëna faktike.

Aktuale - BDI nuk do i shmanget asa qe eshte projektuar ne bashkepunim me Brukselin e UashingtoninLinku për te artikulli origjinal: “BDI nuk do i shmanget asaj që është projektuar në bashkëpunim me Brukselin e Uashingtonin”
Data e publikimit: 04.11.2015
Data e recensionit: 04.11.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti në shembullin që po shqyrtojmë është një retorikë e pastër propaganduese (promovuese). Autori i këtij teksti duket se luan rolin e zëdhënësit të këtij subjekti politik duke filluar që nga titulli dhe vazhdon deri në fund sikur komentet dhe lëvdatat të ishin gjë normale për lajmin. Në titull, autori bën premtime në emër të kësaj partie politike duke theksuar se BDI nuk do ju shmanget projektimeve të parapara, ndërkohë që nuk ka asnjë kompetencë për ta bërë këtë.

“…BDI vazhdon t’i mbetet konsekuent dhe për kurrfarë çmimi nuk do të shmanget nga ajo që është projektuar në bashkëpunim me Brukselin dhe Uashingtonin, njofton Aktuale.mk.”

Teksti më tej sugjeron që:

“BDI dhe lideri i saj do të vazhdojë të jetë proaktive në këtë drejtim dhe do të bëjë çmos që të dilet nga barrikadat e ngritura të dy subjekteve maqedonase…”

Autori nuk ka faktuar pse ka përdorur termin “proaktive” dhe nuk ka shkruar për asgjë konkrete kur shprehet se ky subjekt politik “do të bëjë çmos që të dilet nga” situata ose siç i quan ai “barrikadat e ngritura të dy subjekteve maqedonase”. Përshtypja që të jep teksti është se këtu BDI me “proaktivitetin” e saj mbetet viktimë e kurthit të të tjerëve por kjo është sipas mendimit të autorit dhe jo sipas dëshmive të shqyrtuara dhe të prezantuara nga ai.

Teksti ka mundësi të jetë pjesë e ndonjë njoftimi për shtyp të BDI-së. Kurse nëse është produkt i kësaj media, assesi nuk mund të konsiderohet si lajm.

Gazetari nuk ka nevojë që të luaj rolin e zëdhënësit të subjektit politik për t’i imponuar publikut bindjet e tij. Ai thjesht duhet t’i ofrojë publikut mjaftueshëm fakte dhe informacione që ai të arrijë vetë të bëjë dallimin mes të mirës dhe të keqes.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk ka

nuk ka

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

nuk ka burime te evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka elemente propaganduese

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

promovues

joadekuat

promovues

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja