verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari nuk shfaq veten si ekspert në lajme

on 9 - 12 - 2015       
Lajmpress - Rruget e qyteteve shqiptare ende me emra sllave

[Recension: “Rrugët e qyteteve shqiptare ende me emra sllavë”]

Problemi i çështjes së emërimit të rrugëve dhe institucioneve me emra shqiptar është një temë e trajtuar shpesh nga mediat. Është shumë e arsyeshme të përcillet ky shqetësim por e mira është që ai të përcillet si shqetësim i opinionit, i banorëve të rrethit për të cilin diskutohet, i një komuniteti të tërë, dhe jo si shqetësim personal i gazetarit.

Zhurnal - Deputete Merale Ferati Zhurnal ju njofton Ministri Izairi është i ekologjisë, ndërsa Neziri i ekonomisë Linku për te artikulli origjinal: “Rrugët e qyteteve shqiptare ende me emra sllavë
Data dhe koha e publikimit: 03.12.2015, 11:39
Data e recensionit: 06.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Në këtë rast, ky problem është trajtuar gjerësisht por jo në formën e duhur. Fillimisht lajmi nuk ka një strukturë sipas rregullës së të shkruarit gazetaresk. Gazetari nuk fokusohet në një pikë kryesore trajtimi por mbush paragrafin me shumë detaje dhe të dhëna që nuk duhet të jepeshin që në fillim. Madje ai, duke trajtuar shumë gjëra njëherësh, në një fjali (paragraf), nuk është aspak i qartë.

Në Strugë, por edhe në qytetet tjera të banuara me shqiptar, madje edhe me shumicë shqiptare, akoma nuk është krijuar klimë pozitive për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe objekteve, që është në kompetenca të Këshillave komunale, për tu verifikuar pastaj edhe nga instanca të tjera të niveleve më të larta-pos mos e thëntë Zoti që të gjitha këto varen vetem nga Shehtanski, siç ka ndodhur në të kaluarën, si p.sh. me emërtimin dhe abrogimin e vendimeve të këshillit të Tetovës-për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” të qytetit të Tetovës, për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, apo edhe me rastin e emërimit të shkollave fillore në Çair.

Struga, qytetet tjera, emrat e rrugëve, shesheve, objekteve, kompetencat e këshillave komunale, Shehtanski, këshilli i Tetovës, Ramush Haradinaj si qytetarë nderi, emërtimi i shkollave shqipe në Çair … një përzierja faktesh e bërë lëmsh.

Po ku ka sot Jugosllavi? Po ku ka sot JNA? – Pyet autori me idenë për të përcjellë habinë e tij por si duket harron se po shkruan një lajm (që supozohet të jetë i çliruar nga emocionet) dhe jo një skenarë dramatik. Ai vazhdon të thotë: me emrat e tipit “JNA” jemi bërë gaz i botës.

Në gazetari duhet të përdoret një gjuhë objektive, pa përshkrime subjektive dhe pa hiperbolizim të gjërave. “Jemi bërë gaz i botës” në këtë rast nuk kishte nevojë që të përdorej fare.

Komentimi që i bën autori çështjes e bën atë të marrë rolin e “ekspertit” dhe jo gazetarit.

Emrat e rrugëve, shesheve dhe objekteve munden të ndërrohen duke bërë një kategorizim dhe vlerësim real me ndihmën e patjetërsueshme të ekspertëve të fushave të ndryshme. Poashtu duhet vlerësuar dhe rivlerësuar edhe emrat që duhet mbetur, emrat që duhet zëvëndësuar dhe emrat e përgjithshëm europian dhe botëror.

Ai propozon vetë emra rrugësh duke sugjeruar që Maqedonia, ose Struga konkretisht të ndjekin shembullin e “Zara – Kroaci” për të vendosur emrat e “Mbretëreshës Teuta”, “At Gjergj Fishtës”, “Skenderbeut” ( edhe pse jo origjinal), “Rruga Bregdeti”…

Shumë informacione të panevojshme dhe fjali të gjata që e lodhin lexuesin, bëjnë që ai të humbasë fillin e temës dhe të humbasë në fakte të ndërlidhura me komente që rëndojnë kuptimin e rrjedhjes logjike të tekstit.

Autori vazhdon deri në fund të tekstit të japë sugjerimet e tij. Sa vazhdon teksti bëhet edhe më skandaloz. Autori merr përsipër rolin e një eksperti të cilit i është dhënë detyra e gjetjes se versionit të përshtatshëm për zgjidhjen e problemit dhe ai propozon disa versione për zgjidhjen më të drejtë. Kjo është jashtë veprimeve që një gazetarë mund të ja lejojë vetes.

E gjithë kjo është puna e një eksperti të lëndës, dhe këto të dhëna mund të publikohen si studim. Por normat e të shkruari të një studimi janë krejtësisht të ndryshme dhe s’kanë asnjë lidhje me artikullin gazetaresk.

Autori e ka cituar lajmin origjinal si krijim i INA.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

s'ka deklarata

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

asnje burim

asnjera pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja