Gazetaria duhet të dallojë nga plagjiatura tendencioze
Published in Recensione
on 19 - 12 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Robert Nesimi: BDI mund të pësoj debakël nga BESA në njësinë e 2 zgjedhore]
Shumë prej portaleve po ngecin në respektimin e të drejtave autoriale. Plagjiatura, nga diçka që është e papranueshme në gazetari, po bëhet diçka normale. Informacionet qarkullojnë nga njëra në media tjetër, pa u përmendur fare burimi apo ai që ka dhënë mund për të prodhuar përmbajtjen i pari. Teksti që po e recensojmë është shembull tipik për plagjiaturë të tillë.
Linku deri te artikulli origjinal: “Robert Nesimi: BDI mund të pësoj debakël nga BESA në njësinë e 2 zgjedhore”
Data dhe koha e publikimit: 1.12.2016
Data e recensionit: 19.12.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Në produktin gazetaresk citohet një pjesë nga kolumna e analistit politik Robert Nesimi për redaksinë e lajmeve Portalb.mk, por nuk shënohet burimi se ku e ka bërë Nesimi analizën. Kështu si është transmetuar informacioni, fitohet përshtypje se analiza është bërë për portalin Almakos.
Analisti politik Robert Nesimi, duke analizuar specifikat e njësisë zgjedhore numër 2, thotë se në këto zgjedhje, në këtë njësi zgjedhore është e mundur që BDI të pësoj debakël nga BESA, duke humbur kështu për herë të parë “një njësi të tërë zgjedhore”.
Kështu si është publikuar teksti, te lexuesi nuk ofron besueshmëri. Shkruan për një analizë, por askush nuk e di se ku dhe kur është bërë ajo dhe se çfarë detaje jep. Në mënyrën si është servuar, dikush ndoshta edhe mund të mendojë se Almakos e ka shpikur vlerësimin e Nesimit, për çështje propagandistike…Edhe shumë huti dhe pikëpyetje mund të shtrohen nga lexuesi, vetëm për shkakun se nuk dihet burimi dhe konteksti i analizës. Ndërsa, misioni i gazetarisë është të informojë dhe sqarojë sa më saktë dhe sa më qartë që mundet, e jo të krijojë huti me plagjiaturë.
Në tekst, jo vetëm që është bërë plagjiaturë, por ai shfrytëzohet për të bërë propagandë. Analiza e Robert Nesimit në Portalb është më e detajizuar dhe e analizuar nga shumë këndvështrime për secilën parti shqiptare që garon në njësinë numër 2. Megjithatë, për këtë tekst është parë e nevojshme të transmetohet vetëm pjesën për Lëvizjen Besa, pa u munduar në asnjë moment të citohet burimi. Paraqitja selektive e pjesëve të analizës vetëm për një parti politike e bën produktin të njëanshëm, subjektiv dhe me elemente propagandistike.
Plagjiatura e përzier me propagandë partiake është plotësisht në kundërshtim me gazetarinë e mirëfilltë. Nëse do të na duhej një shembull për një formë të fshehur të plagjiaturës, pamëdyshje se do të mund ta përdornim tekstin që po e recensojmë. Mirëpo, paralelisht,nuk duhet të harrojmë të përmendim leksionet e Kodit Etik Gazetaresk dhe rregullat ligjore për të drejtat autoriale.
Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
Nëse informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante
1 burim
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
senzacionalist
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e