verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria gonzo – Udhëtimi i egër në zemrën e Las Vegasit

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Хантер С. Томпсон, графит на Thierry Ehrmann во музејот Abode of Chaos во Франција. Фото: Википедија, 2009
S. Tompson, grafit i  Thierry Ehrmann në muzeun Abode of Chaos në Francë. Foto: Wikipedia, 2009

 

Edhepse opozita po mbytej në pamundësinë që të ndikojë tek vendimet e Qeverisë, kryeministri nuk ishte indiferent. Lëvizjet e tij, frymëmarrja e shpejtuar dhe nervoza, si dhe armiqësia që mund të pritej me tehun e ndonjë thike më cilësore, zbulonin se kompromisi nuk dukej gjëkundi. (Gonzo-gazetari – fiksion real, ziher.hr)

 

A mund ta paramendoni të rrini dhe të lexoni ndonjë nga gazetat tona ditore dhe të hasni një përshkrim të këtillë të një seance të kuvendit. Sigurisht, vështirë se do të hasni kështu teksti, por jo shumë kohë më parë, raportet e këtilla nuk kanë qenë edhe aq të panjohura.

 

Shkruan: Ana Anastasovska

 

Një lloj i tillë i raportit, subjektiv dhe i papërpunuar, pa korrigjime redaktuese, quhet gonzo-gazetari. Gonzo-gazetaria është një stil gazetaresk që shkruhet në mënyrë subjektive, shpeshherë duhet e përfshirë edhe vetë raportuesin si pjesë të tregimit, në formë të tregimit në vetë të parë.

Përderisa gazetari tradicional mund të intervistojë për shembull, shpërndarës droge dhe të varur prej saj, që të informojë për tregtinë lokale me drogë, gonzo-gazetari në fakt, mund të marrë pjesë drejtpërdrejtë në ujditë e turbullta të ndonjë klani droge ose bande lokale. Qëllimi i gonzo-gazetarisë do të ishte të prodhohet një pjesë gazetareske brutalisht e sinqertë ose skajshëm subjektive në bazë të përvojës reale të një gazetari të trajnuar që shkruan nga brenda. Gonzo-gazetari nuk është detyrimisht i mbrojtur nga përpjekjet për zbatim të ligjit, dhe madje edhe nga pasojat juridike të veprimeve të tij që mund të bëhen pjesë e lajmit.

 

NGA VJEN TERMI „GONZO“?

Gonzo- gazetaria ka tendencë ta favorizojë stilin në llogari të saktësisë dhe shpesh përdor përvoja personale dhe emocione që të shfaqet konteksti i temës ose ngjarjes që është mbuluar. Karakterizohet nga përdorimi i citimeve, sarkazmit, humorit, ekzagjerimeve dhe sharjeve.

Shprehja „gonzo” në dialektin irlandez të Bostonit jugor domethënë personi i fundit i cili qëndron ende në këmbë pas një natë të tërë duke pirë alkool. Supozimi i dytë është se gonzo-gazetaria e ka marre emërtimin e saj sipas titullit të këngës së famshme Gonzo të pianistit rrythm&blues  James Booker nga New Orleansi në vitin 1960.

 

HUNTER S. TOMPSON – KRIJUESI I GONZO GAZETARISË

Si themelues i gonzo-gazetarisë konsiderohet Hunter Stockton Thompson, gazetar dhe shkrimtar amerikan i njohur me romanin e tij „Frikë dhe neveri në Las Vegas” (Fear and Loathing in Las Vegas). Hunteri i ka bazuar krijimtarinë e tij mbi mendimet e novelistit Wiliam Faulkner (Wiliam Faulkner), i cili ka menduar se fiksioni në të shumtën e rasteve është ë vërteta ose fakti më i mirë, më i besueshëm se cilado formë e gazetarisë. Kështu, gazetarisë amerikane, të cilën vazhdimisht e ka kritikuar me averzion ndaj objektivitetit, i ka treguar një gisht të mesëm të madh.

Hunter S. Thompson ka qenë gjithçka, përveç se një njeri i zakonshëm. Shkrimtari me karakter të veçantë, me një prirje të fortë ndaj opiateve, që në rininë e tij të hershme e ka zbuluar linjën e vetë rebele nëpërmjet shumë llojeve të veprave penale, por ka shfaqur edhe një talent të madh për të shkruar. Pasi e ka kryer obligimin ushtarak në vitin 1957, është larguar në New York, qyteti i cili në atë kohë ka qenë përplot me mundësi për shkrimtarë të rinj. Kështu ka gjetur punë në „Times”, por pas disa ditëve është pushuar nga puna për shkak se ka vjedhur inventar të zyrës dhe shishe me uiski nga dollapi i redaktorit.

, ka shkruar:

 

Книга и Филм: The Rum Diaries. Фото: насловна страница од првото издание на книгата и филмски постер (главна улога Џони Деп)
Libër dhe film: The Rum Diaries. Foto: faqja e parë e botimit të parë të librit dhe posteri i filmit (Roli kryesor Johnny Depp)

 

Pas periudhës së kaluar në New York, Hunter ka shkuar na kryeqytetin e Puerto Rico-s, San Juan, dhe në letrën e tij me të cilën ka kërkuar punë, ka shkruar:

„Shkatërrimi i gazetarisë amerikane tashmë një kohë të gjatë është mëse evident, ndërsa koha ime është tepër e vlefshme që ta humb duke ia servirur njeriut të thjeshtë dozën e tij ditore të klisheve, thashethemeve dhe budallallëqeve erotike.”

Punën në „San Juan Star” nuk e ka fituar, por në vitin 1959 është pranuar në redaksinë e javores sportive të Puerto Rico „El Sportivo”. Koha e kaluar në Puerto Rico i ka shërbyer si inspirim për romanin „The Rum Diary“. Megjithatë, pasi ka rreshtur botimi i revistës, Hunter është kthyer në SHBA.

Kah fundi i vitit 1964, ka filluar të shkruajë për „Engjëjt e ferrit” (Hells Angels), bandë motoçiklistësh që ka mbjellë frikë tek klasa e mesme e ndërlikuar e Amerikës. Që ta kryejë misionin e tij sa më me sukses, i është dashur të infiltrohet në mesin e motoçiklistëve famëkëqij, dhe si rezultat i saj ka dalë reportazhi „The Motorcycle Gangs: Losers and Outsiders”. Pasi tregimi është publikuar në The Nation, Hunter ka nënshkruar kontratë me shtëpi botimi që kanë dashur këtë tregim ta bëjnë libër. Për shkak se autori është munduar me shpikjen e një përfundimi të duhur për librin e tij, ai ka vendosur që ta krijojë vetë. Kështu, ai i ka provokuar anëtarët e banës dhe mezi ka dalë i gjallë nga rrahja me to. Megjithatë, kjo situatë i ka shërbyer si finale e përkryer, dhe kështu është publikuar libri „Hell’s Angels: A Strange And Terrible Saga of the Outlaw Motorcycle Gangs.

Gonzo vepra e tij e parë ka qenë „Derbi në Kentaki është dekadente dhe e prishur” (The Kentucky Derby Is Decadent And Depraved), reportazh nga Derbi i Kentakit, garat e mëdha të kuajve.

 

„Zbrita nga aeroplani rreth mesnatës dhe askush nuk fliste derisa e kaloja pistën e errët deri tek terminali. Ajri ishte i dendur dhe i ngrohtë, si të ecja nëpër një banjë të nxehtë. Brenda, njerëzit përqafoheshin dhe i jepnin dorën njëri tjetrit… Buzëqeshje të mëdha dhe klithma këndej e andej: Për zotin! Ti kopil i vjetër! Sa mirë që të shoh o djalë! Dreqin… edhe un mendoj! ”, kështu e fillon Hunter reportazhin e tij nga Kentaki.

Kjo ngjarje njëkohësisht ka qenë edhe fillim i bashkëpunimit mes Hunter dhe ilustruesit Ralph Steadman, përfaqësuesit vizual të gonzo-tregimeve.

 

Книга и филм: Страв и презир во Лас Вегас, Хантер С. Томпсон. Фото: насловна страница на првото издание на книгата и филмски постер.
Libër dhe film: Frikë dhe neveri në Las Vegas, Hunter S. Tompson, Foto: faqja e parë e botimit të parë të librit dhe posteri i filmit.

 

Megjithatë, njohja pa të cilën nuk do të kishte ardhur deri tek „Frikë dhe neveri në Las Vegas“, manifesti i gonzo-gazetarisë, është njohja midis Hunter dhe Oskar Zeta Akosta (Oscar Zeta Acosta), aktivistit latin-amerikan që ka luftuar për të drejtat e imigrantëve dhe të pakicave në Kaliforni. Oskari njëkohësisht ka qenë edhe përdorues i madh i LSD-së dhe një person i paparashikueshëm me temperament gjaknxehtë, gjë që e ka bërë një bashkudhëtar ideal në udhëtimin për Las Vegas, kur Hunter ka marrë detyrë që të shkruajë reportazh nga Ralley Mint 400. Rreth fundit të vitit 1971, „Frikë dhe neveri në Las Vegas: Udhëtimi i egër deri në zemrën e ëndrrës amerikane” (Fear and Loathing in Las Vegas: A Savage Journey To The Heart Of The American Dream) është publikuar në revistën „Rolling Stone”. Vepra është shpallur si klasike, ndërsa me përshkrimin e vetë brilant të gjendjes dhe zbulimit të rënies së ëndrrës amerikane dhe sot e kësaj ditë i bën për të qeshur dhe intrigon lexuesit në botë.

Hunter S. Thompson ka kryer vetëvrasje në moshën 67 vjeçare. Në pronën e tij në Aspen është ndërtuar një top i madh me pëllëmbën gonzo, që është shenja njohëse e gonzos, prej të cilës me një fishekzjarre është gjuajtur hiri i tij.

 

A KA GONZO-GAZETARI NË MAQEDONI?

Tek ne shumë pak dihet për gonzo gazetarinë, dhe kjo nuk mësohet as në Fakultetin e studimeve të gazetarisë. Sipas gazetarit Vele Mitanoski, Maqedonia është një destinacion i vogël mediatik, si në bazë të kapacitetit profesional, ashtu edhe në bazë të konsumatorëve, dhe për këtë arsye nuk mund të themi që kemi gonzo gazetari nga praktika e autorit i cili llogaritet si babai i këtij stili, Hunter S. Thompson. Por, gjithashtu e kemi në disa variacione dhe devijime.

„Sipas kuptimit tim, në një farë mënyre, këtu e vendos rastin me kolegun dhe shokun tim nga Kërçova, Vllado Taneski. Me atë, si korrespondent i „Nova Makedonija” (unë në „Tanjug”), së bashku e gurgulluam rastin e njohur me ujërat – Studençica. Më vonë, si korrespondent i „Utrinski Vesnik”, deri në kohën e arrestimit, ai raportonte prej gjyqit për një rast të njohur të vrasjeve serike, për të cilën edhe vetë u akuzua dhe përfundoi si i „mbytur në një kovë me ujë” në Burgun hetimor të Tetovës – sqaron Mitanoski. ”

Sipas tij, tipari themelor i gonzo gazetarisë është realiteti shqetësues.

„Pikërisht për këtë u shërbeva me shembullin e Taneskit, për të cilin ka edhe një pjesë të librit tim „Kujtime të hershme”. Në realitetin tonë aktual, këtu mund të hyjë edhe tregimi i koleges tonë nga „Dnevnik”, Iskra Koroveshovska, për përvojën një ditore si lypëse nëpër rrugët e Shkupit. Gjithashtu, këtu do të kisha vënë edhe rastin me autoren tonë të njohur, profesoreshën e Universitetit Kirili dhe Metodi, Rumena Buzharoska, e cila shpiku një tregim origjinal për atë se si (nuk)është bërë gej, e transmetuar në HRT-3, pas të cilës disa nga portalet tona i dhanë besueshmëri me kualifikime të ashpra – thekson Mitanoski.”

Ai konstaton se gonzo gazetaria është një kategori e ashpër, e flaktë, por jo edhe sipërfaqësore. Që të praktikohet, duhet para së gjithash, aftësi shpikëse, njohuri, por edhe guxim. Megjithatë, Mitanoski është decid se kjo është jashtë kuptimit të tij për gazetarinë, gjegjësisht se gazetarin e bëjnë ngjarjet, dhe jo e kundërta.

 

PARA NUK TË JAP, PO SIKUR TË TA LË “AJFONIN”?

„Mbath pantallona të vjetra të rrjepura, edhe çizme të njëjta, një mantel të vjetër dhe shami, më shumë grim për tu theksuar fytyra e lodhur dhe e harxhuar, marr një kuti këpucësh dhe jam gati për „aventurë”. Si për përshtypje të parë efekti është arritur. Eci nëpër çarshinë e vjetër. Me sy më ndjekin gra dhe burra të vjetër dhe të rinj. Nuk mund t’ua ndal shikimin, janë të gërditur nga fotografia e gruas lypëse. Një njeri e hap shitoren e vetë, më sheh prej te koka deri tek këmbët më vetulla të ngritura, me siguri nuk priste që këtë mëngjes të premteje të shohë kështu imazhi sapo ta hapë shitoren. Dy gra më kalojnë dhe ecin të kthyera kah unë edhe për disa sekonda dhe komentojnë diçka si „shpirti i ngratë, mjerë ajo.”

Në këtë mënyrë gazetarja e „Dnevnik“, Iskra Koroveshovska, e fillon gonzo tregimin e saj si një lypëse në rrugët e Shkupit. Teksti i saj „Para nuk të jap, të ta jap iphone-in?”është një nga shembujt e rrallë të gonzo gazetarisë në Maqedoni, por normalisht një formë shumë më e butë e këtij zhanri, nëse krahasohet me stilin e Tompsonit.

„Гонзо тупаница“ со два палци и четири прсти кои држат пејоти копче (јужно-американска билка со силни халуциногени својства). Користена е од Хантер С. Томпсон во кампањата за шериф во 1970 година во Аспен, Колорадо за потоа да стане симбол на гонзо новинарството во целина. Фото: Википедија
„Gonzo – Grushti“ me dy gishta të mëdhej dhe katër gishta të tjerë që mbajnë një kopsë pejoti (bimë nga amerika jugore me veti të forma halucinogjene). Është përdorur nga Hunter S. Tompson në fushatën e tij për sherif në vitin 1970 në Aspen, Colorado që pastaj të bëhet simbol i gonzo – gazetarisë në përgjithësi. Foto: Wikipedia

Koroveshovska thotë se ideja për një tekst të tillë ka lindur, para së gjithash, për arsye personale, por edhe profesionale, gjegjësisht se ka dashur të bëjë diçka që deri tani askush nuk e ka bërë të paktën në këto 10-12 e fundit, për sa ka qenë ajo e pranishme në skenën mediatike të Maqedonisë.

„Këtë lloj të gazetarisë publiku e do dhe e respekton dhe është një lloj specifik i gazetarisë hulumtuese. Zgjodha të jem pikërisht lypëse sepse mendoj se kjo është një nga përditshmëritë më të rënda të një njeriu. Nuk e kisha aspak të lehtë. Kur u mbatha dhe dola, ajo nuk isha unë, ishte sikur të isha në rol të ndonjë filmi, ashtu ndjehesha”, thekson Koroveshovska.

Përvoja e këtillë ka zgjuar emocione të fuqishme tek ajo dhe, normalisht, ka lënë një përshtypje të përhershme për mënyrën se si ne fakt jetojnë lypësit dhe si ato ndjehen kur lusin për ndonjë denar.

„Siç kalonin minutat, orët, erdha në vetë: këto njerëz për ditë të tera luten për një denar, rrinë shtrirë në tokë në -15 gradë celsius, derisa kalimtarët të ofendojnë, të shohin me sy plotë urrejtje ose keqardhje. Kah mesi i hulumtimit, madje isha edhe e dëshpëruar, i falënderohesha zotit që nuk jam vërtetë në atë gjendje. Por, kah fundi, u mpiva plotësisht, madje as të ftohtë nuk kisha. Nuk më bënte përshtypje se kush dhe si më sheh dhe çka më flet. Kështu e kanë ata njerëz, plotësisht u ka vdekur ndjenja e vlerës personale”, përshkruan Koroveshovska.

Ajo thotë se në të ardhmen do të pranonte sfida të ngjashme, sepse në atë mënyrë, drejtpërdrejtë, realisht, në mënyrë raportuese transmetohet ajo që tingëllon ndryshe për dallim prej asaj kur e njëjta do të përjetohet me anë të një lloji tjetër të hulumtimit.

 

Burime:

Теkst i Melita Vrsalko për Gonzo Gazetarinë i publikuar në Ziher.hr

Wisegeek.com

Gonzo – Gazetaria – Wikipedia

Hunter S. Topmson – Wikipedia

Еnglish138.web.unc.edu – The Kentucky Derby is Decadent and Depraved

Rollingstone.com – Fear And Loathing in Las Vegas


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja