verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria nuk bëhet sipas parimit “si i pari, ashtu edhe i dyti”

on 7 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Centarnews za vizata na Stavreski

[Recension: ZORAN STAVRESKIT I REFUZOHET ME SHPEJTËSI KËRKESA PËR VIZË EMIGRUESE NË SHBA]

Ky tekst është shembull tipik për publikimin e informatave të paverifikuara dhe jo të sakta. Dëshira për të qenë atraktiv dhe për të pasur lexueshmëri sa më të madhe, ka mbisunduar mbi faktet dhe të vërtetën, që është e palejueshme në gazetarinë profesionale.

stavreski centarnjuz viza sadLnku deri te artikulli origjinal: ZORAN STAVRESKIT I REFUZOHET ME SHPEJTËSI KËRKESA PËR VIZË EMIGRUESE NË SHBA

Data dhe koha e publikimit: 02.07.2016

Data e recensionit: 04.07.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

“Zoran Stavreski disa herë ka dhënë ‪#dorëheqje nga Ministria për Financa dhe është paraqitur si dëshmitar i mbrojtur gjatë proceseve gjyqësore për skandalet e mëdha të korrupsionit të Nikolla Gruevskit. 

Mirëpo, për shkak se kushëriri Mijallkov gjithçka inçizon dhe ndjek, Stavreski disa herë është ndalur dhe është rrahur nga ana e sigurimit personal të Gruevski. Stavreskit i është transmetuar porosia e qartë – nëse fundoset shefi, do të fundosesh edhe ti me të.”

Njëra nga arsyet kryesore pse teksti sot gjendet për recension është mungesa e burimeve të informatave. Madje, mungon edhe shprehja “burime të afërta me Centarnews”. Një artikull duhet të ketë burime të cilat do të duhej të ishin të afërta me personazhet kryesore të tregimit. Burimi, në një artikull serioz gazetaresk, është i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe i sqaruar më për së afërmi.

GAZETARI DUHET TË PUBLIKOJË INFORMATA TË SAKTA DHE TË VERIFIKUARA

Kodi i gazetarëve parasheh se gazetari gjithmonë duhet të publikojë informata të sakta, precize dhe të verifikuara. Është fakt se ky teskt është atraktiv, mirëpo një pjesë e informatave të transmeturara në të nuk janë të sakta ose nuk mund të dëshmohen.

“Katër ditë pas dhënies së #‎dorëheqjes së tij, Zoran Stavreski, ka kërë kërkesë për vizë emigruese për vete dhe për familjen e tij, në Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoni.”

Ashtu siç fillon, ashtu edhe përfundon ky teskt. Me spekulime pa argumente. Për këtë arsye edhe është vështirë për t’u besuar se është i vërtetë. Nga ana tjetër, nuk ka as deklarata nga personat e involvuar, e as dëshmi se gazetari ka tentuar t’i sigurojë ato. Kjo, poashtu, e bën tekstin jopërmbajtësor dhe joprofesional.

KA “KONFIRMIM”, MIRËPO PËR KË ËSHTË KJO?

Me këtë rast, artikulli shfrytëzon një përgjigje të Ambasadës së SHBA-ve, që është dhënë për lajmin se është refuzuar kërkesa për vizë e ish-ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakieski. Megjithatë, nuk është theksuar se për nevojat e këtij teksti a është kërkuar deklaratë pikërisht për rastin e Stavreskit apo është “recikluar” përgjigja që është marrë për pyetjen për një rastë identik paraprak, atë të ish-ministrit Mile Janakieski, kërkesa e të cilit për vizë të SHBA-ve u refuzua.

Sipas shumë gjërave, ky është edhe një tekst që më tepër është për shtypin “e verdhë”, se sa për një medie që pretendon të jetë serioz.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka vetëm përgjigje nga Ambasada e SHBA-ve, mirëpo është e paqartë se si është fituar ajo

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja