verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Hajkë kundër sektorit joqeveritar: Shpifje dhe të pavërteta

on 17 - 08 - 2015       

Напад од сите оружја. Колаж: СПФМ

 

Lufta propagandistike me të gjitha llojet e armëve, e cila këtyre ditëve u hap kundër sektorit joqeveritar, duket sheshit si hajkat dhe sulmet që i zbatojnë propagandistët nëpër shtetet ku liderët praktikojnë populizëm autoritar, ku ekziston i ashtuquajturi sistem politik hibrid”, gjegjësisht sistem i demokracisë së menaxhuar, në të cilin me kundërshtarët politikë nuk ndërtohet konsensus, por ato shihen si armiq, e shfarosja politike e të cilëve është krejtësisht normale.

 

“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari vetëm se i injorojmë”

                                    Oldous Haksli, Ese Komplete, libri 2, 1926-29

Shkruan: Vlladimir Petreski

Kur 46 organizata joqeveritare në një shtet, edhe atë në një shtet të vogël, dalin me një qëndrim të përbashkët në të cilin i thonë kryeministrit se nuk besojnë në aftësinë dhe legjitimitetin e tij që të organizojë regjistrim të popullsisë, operacion i cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme që të mund të krijohen politika të vërteta, ai kryeministër do të duhej të mendohej se çfarë po ndodh, pse ekziston gjithë ky mosbesim ndaj tij dhe t’i ndërmarrë të gjitha masat korrigjuese që mosbesimi i tillë të zvogëlohet.

Por, ashtu ndodh në shtetet demokratike. Në Maqedoni, e cila po kalon krizën më të rëndë politike në 25 vitet e fundit dhe nga epilogu i së cilës varet demokracia dhe integrimet euroatlantike, receta e pushtetit për tu marrë me mosbesimin e thënë publikisht nga sektori joqeveritar është plotësisht e ndryshme. Shkurt, ajo përbëhet nga veprimi vijues: mblidhi, nxitipropagandistët e tu dhe godite me të gjithë armët e mundshme atë sektor joqeveritar që t’ia rrënosh kredibilitetin edhe në nivel institucional dhe atë personal edhe atë edhe para publikut të vendit dhe më gjerë para botës. Ndodhemi brenda një sulmi të ri propagandistik të pushtetit, në të cilin fuqia mediatike e informacionit është shndërruar në një armë shkatërruese, në shënjestër të së cilës janë individë, organizata dhe i gjithë sektori joqeveritar.

 

„TË AKTROSH ÇMENDURI“

Duke përshkruar propagandën e Kremlinit në Rusi, Piter Pomerancev, mbase analisti më i njohur i teknikave propagandistike që i përdorin ë liderët bashkëkohorë autoritarë për manipulim të publikut, thotë se shikuesit e TV – kanaleve shtetërore në Rusi e kanë të qartë se pjesa më e madhe e lajmeve që i shohin janë të pasakta, por regjimi ka dobi edhe nga lajmet e tilla: jo gjithmonë është e qartë se çfarë është e saktë dhe çfarë jo.

Krahas kësaj, lajmet shumë shpesh nuk shihen që me anë të tyre shikuesit të informohen për atë që ndodh, por që të shohin se çfarë përrallash të çmendura dhe të pakuptimta do të shpiken atë ditë nga propagandistët, dhe të cilat nëse jo gjë tjetër së paku  janë argëtuese, me to do të sulmohet ndonjë nga kundërshtarët politik, prandaj ja vlen të shihen vetëm për shkak të vlerës së tyre argëtuese, njëlloj si kur shikohet ndonjë reality show ose ndonjë film artistik.

Në Siri në lajmet e regjimit flitet për sukseset e qeverisë së Bashar el Asadit, edhepse të gjithë e dinë se në atë shtet bëhet luftë qytetare. Gjatë protestave të vitit 2011, si pjesë e Pranverës Arabe, mediet shtetërore Siriane pretendonin se në Katarin armik, për nevojat e Al Xhaziras, janë ndërtuar replika të shesheve të qyteteve të Sirisë, se janë sjellë protestues të rrejshëm dhe se protestat janë drejtuar nga regjisorë perëndimorë vetëm që të mund të regjistrojnë dhe të informojnë rrejshëm se në Siri ka demonstrata.

A ka ndonjë arsye plotësuese për aktrimin çmenduri” të medieve dhe atë plotësisht hapur? Po. Problemi qëndron në atë se televizionet e regjimit dhe shefat e tyre aq gjatë kanë treguar të pavërteta dhe manipulime , duke ndjekur një tregim të zakonshëm të siguruar nga pushteti, sa që tani është e pamundur që të ndryshohet tregimi në cilindo drejtim tjetër pa dalë si i pabesueshëm dhe manipulator. Prandaj, duhet të thuhet ajo që është folur vazhdimisht , sepse regjimi tashmë nuk ka zgjidhje tjetër, ashtu si nuk kanë zgjidhje as propagandistët e tij mediatik. Sa është i afërt bashkëpunimi i medieve qeveritare me pushtetin, dëgjuam nga bisedat e përgjuara që i publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev, ndërsa këtyre ditëve shohim se ai po vazhdon edhe më tej sikur të mos ketë ndodhur asgjë, edhepse propagandistët tashmë e dinë dhe e kanë shumë të qartë se kanë qenë të përgjuar nga urdhërdhënësit e tyre politik. Por, edhe përkrah mosbesimit të treguar publikisht, të cilin e ka regjimi ndaj tyre, ato duhet edhe më tej ta mbrojnë të njëjtin regjim që ua përgjon telefonat thjesht sepse nuk kanë zgjidhje tjetër.

FSHHM ËSHTË FAJTOR PËR GJITHÇKA

Shembulli më i mirë për këtë janë sulmet e fundit ofenduese, shpifëse dhe shpesh të pakuptimta ndaj sektorit joqeveritar në vend nga Siteli” dhe Veçeri”. Absurditeti filloi prej në shkrimin e parë kur u propozua që VMRO të kërkojë drejtor të Fondacionit privat Shoqëria e Hapur” – Maqedoni (FSHHM – OJQ-ja lokale nga rrjeti i fonDacioneve Soros). Prej atëherë u ndje se në këtë shkrim diçka nuk është në rregull me rezonimin, ndërsa prej tij buronte një ndjenje sikur të bëhej fjalë për hakmarrje sepse LSDM-ja e ka marrë guximin të insistojë për persona udhëheqës në institucione shtetërore. Mirëpo, në shkrimin e ardhshëm kuptimi dhe arsyeja e shëndoshë plotësisht fluturuan nga dritarja. Përkrah përmendjes së pakuptimtë dhe shpifëse të emrave të liderëve dhe të punësuarve të sektorit joqeveritar për stigmatizimin e tyre, FSHHM-ja akuzohet për çdo gjë prej gjëje për një periudhë prej plotë 25 vitesh. Ndërsa që të paraqitet faji i FSHHM-së edhe më i madh, një sërë momentesh të historisë bashkëkohore të shtetit të Maqedonisë janë paraqitur si disfata, vetëm që FSHHM të shpallet fajtore për to. Për shembull, Qeveria, koalicionin e madh të vitit 2001, i cili ishte një kusht i rëndësishëm për ndërprerjen e luftimeve midis forcave të sigurisë së Maqedonisë dhe UҪK-së, e ka paraqitur si disfatë edhe FSHHM-ja është shpallur fajtore, dhe po ashtu është paraqitur edhe hyrja e Maqedonisë në OKB nën referencën FYROM, gjë për të cilën mësojmë për herë të parë se FSHHM-ja paska qenë fajtore, gjatë së cilës data e kësaj ngjarje është vendosur si viti 1995, edhepse vendi në OKB hyri në vitin 1993. Shembuj të këtillë ka një mori dhe nuk ka asnjë kuptim që ato të analizohen një për një sepse absurditetet nuk meritojnë trajtim të tillë, ndërsa edhe ish drejtori i përgjithshëm i FSHHM-së, Vlladimir Millçin, nëpërmjet një sërë shembujsh e shpjegoi detajisht mungesën tragjike të fakteve, si dhe grumbujt e të pavërtetave.

Ajo që mund të thuhet këtu është se për këto disfata dy dekadshe” askush deri tani nuk e ka kritikuar FSHHM-në. Si ka mundësi që të kalojnë 15 ose 20 vite dhe askush të mos e akuzojë FSHHM-në për këto absurditete, por, ja, duhej tani të takohen vVeçeri” dhe Siteli” dhe të na vetëdijsojnë të gjithëve ne se çfarë në fakt na ka ndodhur nën hundë, por që ne nuk e kemi ditur gjë. Mirë që ne nuk e kemi ditur, atë nuk e kanë ditur as donatorët e shumtë të huaj që e ndihmojnë fondacionin, disa me vite, ambasadat dhe shtetet e huaja, nuk ka ditur as LSDM-ja për të cilën thuhet se është nën kapelën e FSHHM-së dhe se është e komanduar nga FSHHM-ja, dhe kërkohet nga anëtarët e saj që të zgjedhin” nëse duan të jenë pengjet e saj. Askush nuk e ka pasur idenë për këtë rol destruktiv dhe politiko-nëntokësore të FSHHM-së me dekada, përveç Veçerit” dheSitellit”, të cilët tek tani vetë e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhu, ose të gjithë këto sekrete për ndonjë arsye i kanë fshehur dhe nuk i kanë shpallur për publikun.

RAFALL I TË PAVËRTETAVE

Pas absurditeteve të cilat i referoheshin historisë së afërt, filluan atentatet direkte, në mënyrë metodike, OJQ pas OJQ-je. Dhe përsëri përdoren të pavërteta dhe shpikje për 500.000 euro nga FSHHM për OJQ Civil”, që menjëherë është demantuar, pasuan shpifjet për një OJQ lokale nga Kavadarci, gjegjësisht me lokacionin e saj (kjo apo ajo shtëpi), pa u thënë se cili është problemi me veprimin e tyre faktik, që pastaj të kalohet në diçka më absurde e të thuhet se FSHHM-ja ka financuar ekstremistë islamikë, ku nxirret edhe një aktgjykim, por në të nuk ka asgjë që do të dëshmonte për  ekstremizëm islamik.

Absurditeti më i ri në këtë hajkë, viktimë e së cilës janë mediet e ndihmuara nga FSHHM-ja (si dhe ato të cilat nuk janë të ndihmuara nga FSHHM-ja, por siç është tashmë e njohur faktet nuk kanë shumë rëndësi) është kërkesa të miratohet një ligj sipas shembullit të FARA-s në SHBA (Foreign Agents Registration Act), sipas të cilit të gjitha organizatat/institucionet që fitojnë grante të huaja do të duhet të regjistrohen në Ministrinë e Drejtësisë. Problemi qëndron se FARA nuk është i krijuar për OJQ të cilat implementojnë projekte zhvillimore, ky nuk është qëllimi i tij, pastaj cilat organizata çfarë grantesh dhe prej kujt i kanë marrë, ndërsa problemi më i rëndësishëm është se fitues më i madh i granteve në vendin tonë është pikërisht Qeveria, ministritë e saj dhe institucionet, ashtu që ato do të duhej të jenë të parët që to të gjendeshin në atë listë të agjentëve të huaj”.

Por, e gjithë kjo rashomoniadë absurditetesh funksionon nëpërmjet akuzave direkte për të cilat ofrohen një grumbull indicjesh të trilluara, të pavërteta dhe gjysmë të vërteta për pandershmërinë e dikujt ose mungesën e etikës. Prandaj ato janë aq shumë-që të mos mundet të marrin përgjigje të gjitha. Kur përballeni me të pavërteta ose gjysmë të vërteta në numër të madh, rafalle të të dhënash, pa argumente dhe pa fakte, nevojitet shumë hapësirë që të demantohen të gjitha ato, sepse të gjithë shpjegimet, tregimi i plotë dhe konteksti u është lënë ta nxirrni vetë, si person i sulmuar, ndërsa sulmuesi vetëm rri anash sepse ai tashmë e ka mbaruar punën pa hyrë në detaje dhe sulmi i tij, edhepse në shikim të parë duket i tillë, nuk është i vërtetë. Problemi qëndron në atë se që të kuptohet manipulimi nevojitet elaborim i të gjithë tregimit në kontekstin e tij të rregullt. Por, kjo kërkon shumë hapësirë, eksplikacione të detajuara dhe durim nga lexuesi, të cilat ai sipas rregullit nuk i ka dhe të cilat nuk janë të dedikuara për nxjerrje në kontekst medial, i cili sipas natyrës së vetë është i drejtuar drejt ekonomizimit të fjalëve, për informim më efikas dhe më të shpejtë.

MANIFESTIM I FUQISË

Qëllimi i ardhshëm i propagandës së këtillë është manifestimi i fuqisë. Atentatet mbi karakterin e kundërshtarëve , përmendja e emrave të tyre nëpër gazeta, emrat e organizatave ku punojnë, nuk shërbejnë për indoktrinim, por për konfirmim të fuqisë. Qëllimi është publiku të mendojë se pushteti edhepse nuk është i mirë”, ai është i fuqishëm” dhe mund të frikësojë, të shpifë, dhe madje edhe të burgosë dhe të dënojë pa pasojë dhe pa u dënuar, dhe jo që dikë duhet ta bindë ose të japë mesazh ideologjik (siç thotë Pomerancev (përkthimi maqedonisht këtu).

Qëllim tjetër i propagandës së këtillë është pengimi i publikut që të kuptojë se çfarë ndodh në të vërtetë. Për dallim nga sistemet mediatike të perëndimit, ku integriteti dhe e vërteta janë të vetmet armë që i posedojnë dhe kultivojnë mediet dhe të cilat shërbejnë për mbijetesë në treg, duke e ruajtur besimin e lexuesve dhe shikuesve, në sistemet bashkëkohore autoritare mediet nuk varen ose së paku nuk varen plotësisht nga tregu, ndërsa kompanitë që i posedojnë, janë të ndihmuara financiarisht nga pushteti nëpërmjet marrjes së tenderëve direkt ose në fushat e tjera të biznesit, pra e vërteta dhe integriteti profesional është i parëndësishëm ose shumë pak i rëndësishëm. Në situatë të atillë, mediet të cilat i mbështesin liderët autoritarë shërbejnë për promovim të pushtetit të atillë, por edhe për ta mjegulluar të vërtetën, të mbjellin konfuzione, të shpërndajnë ngatërrime, që publiku të mos e kuptojë se çfarë ndodh me të vërtetë dhe kujt mund t’i besohet. Kjo arrihet pikërisht me grumbujt e dezinformatave, gjysmë të vërtetat, manipulimet etj, si dhe me dorëzimin e gjyqeve lakuriqë” të vlerave për të cilët nuk ka argumenta, por edhe të cilët janë aq të shumtë në numër sa funksionojnë sipas fjalës së urtëpërsëritja është nëna e dijes”. Këtu kjo është aq e larmishme në kuptimin sa më shumë komente me sulme, ofendime dhe shpifje, as më e madhe përshtypja e të vërtetës”. Ose së paku drejtimi i konsumatorit që të mendojë se këtu duhet të ketë diçka”, pasi që kësaj teme i është dedikuar një hapësirë kaq e madhe. Dmth, qëllimi është të mbillet mosbesim ndaj palës tjetër, ose së paku të krijohet mendim se edhe të tjerët janë po aq të këqij, nëse jo edhe më të këqij.  Rusia për këtë qëllim i kafabrikat e trolleve” të veta, që publikojnë grumbuj komentesh dhe blog-postime me linjën oficiale të Kremlinit, Kina e kaushtrinë e 50 centëve”, sepse autorët e komenteve në internet fitojnë nga 50 centë etj. Por, e gjithë kjo shkon më tej dhe Kremlini tashmë zhvillon ueb faqe të tëra të cilat janë të destinuara ekskluzivisht për diskreditim të kundërshtarëve politik të Putinit. Ndërsa, në vendin tonë kemi medie të tëra të përkushtuar për atë, duke pasur parasysh faktin se çmimi për vendosjen e tyre, posaçërisht në internet, është i ulët për shkak të tregut të vogël dhe të drejtave të pazgjidhura të autorit, kur me vjedhjen e përmbajtjeve të huaja mund të bëhet një ueb faqe e pasur informative që mirëmbahet nga dy – tre persona.

MIRËSEERDHËT  NË ABSURDISTAN

Por, Maqedonia nuk është as Kina, as Rusia dhe problemi krijohet kur shpifjet dhe fyerjet, do arrijnë deri në absurd. Në shtet të vogël në të cilin shumë informacione merren vesh nëpër rrugë jo formale dhe i cili duhet së paku publikisht t’i ndjekë rekomandimet e Bashkimit Evropian, nën syrin e të cilit gjendet vazhdimisht si kandidat për anëtarësim, vështirë se dikush do të besojë se miting të opozitës nuk ka pasur, por se, për shembull, Amerika ka ndërtuar replikë të ndërtesës së Qeverisë dhe ka sjellë protestues vetëm që të mund t’i filmojë. Absurdi bëhet objekt talljeje të tipit të satirës së Koza Nostras” ose objekt i një shtytjeje direkte dhe një mosakordim të gjerë, siç ishte përgjigja” e autorit të paemërtuar të redaksisë Veçer” pas demantit të drejtorit të mëparshëm gjeneral të FSHHM-së Vlladimir Millçin, ku fyerjet e kaluan çdo kufi, ndërsa absurditetet në lidhje me akuzimin e FSHHM-së për financim të ekstremizmit islamik unanimisht u komentuan si gjepura”.

Absurdistani propagandistik me misionin e vet të pisët kundër sektorit joqeveritar me siguri do të vazhdojë të shkelë edhe më tej, deri sa të kënaqet oreksi shpifës i atij i cili menaxhon me hajkën. Lufta me të pavërteta, shpifje dhe pretendime absurde do të vazhdojë derisa shefat e propagandistëve kujdestarë të jenë të kënaqur me sasinë e helmit të nxjerrë në debatin publik ose derisa vetë lideri të jetë i kënaqur nga hakmarrja për shkak se sektori joqeveritar hapur i ka thënë se propozimi për regjistrim elektronik është joserioz edhe atë në situatë kur ai s’ka legjitimitet për implementimin e tij.

 

Një nga temat e preferuara të propagandistëve aktual është shifra e buxhetit të FSHHM-së, madje edhe mblidhen buxhetet nga viti 1993 deri më sot dhe shpiket numri prej 100 milionë euro (i cili së pari ishte 90 milionë, por çka janë 10 milionë plus që numri të jetë tre shifror), pa u shpjeguar se si janë llogaritur ato euro nga viti 1993 deri në vitin 1999 në periudhën para implementimit të euros. Edhepse bëhet fjalë për një shumë joekzistente dhe absurde mjetesh, ajo sikur edhe të ishte dy fish më e madhe, tregon se sa i vogël është sektori joqeveritar në vendin tonë. Në Britaninë e Madhe për shembull, sektori OJQ krijon 7 përqind të Bruto Prodhimit Vendor vjetor britanik (BPV), që do të ishte ekuivalente sikur në Maqedoni ai të krijonte BPV në vlerë prej 560 milionë eurosh në vit, që është e paimagjinueshme, ndërsa shifrat e vërteta janë mbase 10 herë më të vegjël. 

Pastaj shpiken 5 milionë euro plotësuese në vit të cilat FSHHM-ja ua ndan OJQ-ve, të cilat në fakt nuk ekzistojnë. Mjetet që FSHHM-ja i regranton drejt OJQ-ve të tjera janë shumë më të ulëta dhe dihet saktë se sa janë (3,08 milionë euro në vitin 2014, faqja 3, pika 22, donacione ndihmëse dhe të dhëna të tjera), por gjithsesi janë më të ulëta se ato të cilat Qeveria i ndan OJQ-ve fiktive (faqja 71, pika 463, transferta drejt organizatave joqeveritare – 5,56 milionë euro), dhe të cilat kryesisht shpenzohen në projekte të lidhura më Shkupin 2014” dhe aspak për programe zhvillimore.

Kuptohet që edhe kjo vlerë prej 5,56 milionë euro është e rreme sepse shuma e vërtetë është shumë më e lartë. Së pari, mjete të mëdha për OJQ-të ndahen nëpërmjet komunave dhe dihet mirë se kush sundon me numrin më të madh të komunave me shumicë maqedonase – VMRO – DPMNE, në të gjitha përveç tre komunave. Përveç kësaj, Qeveria ka ndikim të madh në shpërndarjen e mjeteve nga Komisioni Evropian në vend, të cilat kanë vlerë prej deri 95 milionë euro në vit, e të mos e përmendim faktin që numër shumë i madh i këtyre mjeteve përfundojnë në ministritë e qeverisë dhe në institucione të tjera shtetërore si projekte zhvillimore (për shembull, 300.000 euro për Ministrinë e financave për baza të të dhënave nga BE-ja ose 750.000 euro për Inspektoratin e transportit nga BE-ja, etj.)

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja