Recension: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja
Published in Recensione
on 17 - 08 - 2015 Author: Ана Анастасовска[Recension: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja]
Teksti që është subjekt i këtij recensioni është propozim i një lexuesi tonë, i cili pyetet se a janë “shtetaset e huaja” sinonim për kriminele, që duhet të kapen. “Nëse janë viktima të tregtisë me njerëz, si u ndihmohet atyre me atë që publikohen fotografitë e tyre dhe parashtrohet pyetja se kush ua ka dhënë ato portalit?” – pyet lexuesi ynë.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja
Data dhe koha e publikimit: 14.07.2015
Data e recensionit: 13.08.2015
Recensues: Аna Anastasovska
Ajo që ia “vret sytë” lexuesit tno, e me siguri edhe shumë të tjerëve është titulli: “Në bar nate në Tetovë kapen 10 shtetase të huaja”. Fakt është se vajzat punojnë punë ilegale, mirëpo fakt është edhe se ato zakonisht janë viktima të tregtisë me njerëz. Prandaj, ato duhet të mbrohen, e jo të plasohen në media si kriminele të mëdha. Ndoshta më mirë do të ishte sikur në titull do të potencohej se në një bar nate në Tetovë janë kapur njerëzit që i kanë keqpërdorur këto vajza dhe “i kanë shitur” që të përfitojnë.
Pastaj, kontestuese është edhe ajo se në titull potencohen “shtetaset e huaja” dhe kjo është një lloj sinonimi për prostitucion. A nuk ka shtetaset tona që merren me prostitucion ose që janë viktima të tregtisë me njerëz? Mu kjo shihet edhe në tekst.
Prej tyre nëntë janë nga Republika e Serbisë: J.S.(27), М.М.(23), K.S.(28), Ј.Т.(21), М.А.(23), S.М.(30), S.М.(27), Т.Т.(25), А.S.(23), S.G.(20) është nga Republika e Shqipërisë dhe tre shtetase të Republikës së Maqedonisë, V.М.(36), N.K.(32) dhe G.М.(37).
Domethënë në mesin e vajzave ka pasur edhe shtetase të Maqedonisë. Lexuesi ynë, poashtu, ka të drejtë kur thotë se nuk është në rregull të publikohen fotografi të vajzave, veçanërisht pasi nuk është theksuar burimi i fotografive. Prandaj, nuk mund të thuhet se a janë vajzat që gjenden në fotografi mu ato që janë arrestuar. Nëse janë ato, nuk është etike që të publikohen fotografi prej të cilave eventualisht do të mund të zbulohej identiteti i tyre (madje edhe me fytyra të turbullta dhe të kthyera nga ana tjetër), veçanërisht për shkak se ato vajza janë viktima, e jo kriminele.
Në tekst nuk është theksuar asnjë burim i informatave. Teksti i shkruar i ngjan raportit policor, mirëpo megjithatë autori nuk e ka shkruar atë, dhe për këtë arsye nuk mund të konstatohet vërtetësia e pohimeve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e