verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Horori ndoshta është nga spitali i Strugës, e ndoshta edhe jo

on 20 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

repotrer

[Recension: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës]

Kemi një foto-lajm të shkurtër, mirëpo jashtëzakonisht tendencioz. Janë paraqitur dy fotografi në kombinim me një koment krejtësisht të pabazë. Është e vërtetë se një fotografi ndonjëherë vlen sa një mijë fjalë, mirëpo në rastin konkret dy fotografitë nuk dëshmojnë asgë.

-ФОТО Погледнете каков хорор се случува во струшката болница Reporter.mkLinku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës

Data dhe koha e publikimit: 16.06.2016

Data e recensionit: 16.06.2016

Recensues: Аna Anastasovska

E SI DIHET SE ËSHTË SPITALI I STRUGËS?

Vërtetësia e këtij foto-lajmi është në pikëpyetje të madhe. Ai përpiqet të informojë për gjendjet në spitalin e Strugës edhe atë nëpërmjet fotografisë. Vetëm se në këtë rast kjo nuk mjafton.

“Përderisa Nikolla Todorovi kënaqet në plazhet e Greqisë, shëndetësia fundoset gjithnjë e më shumë. Këto janë kushtet në IPSH Spitali i përgjithshëm – Strugë. A këto janë investimet milionëshe të Gruevskit dhe të DPMNE-së në shëndetësi???”

E para, për komenti se ministri për shëndetësi kënaqeshka në plazhet greke, nuk janë ofruar dëshmi. Nuk ka fotografi, e as deklarata nga njerëz që do ta konfirmonin se e kanë parë ministrin atje. Kështu siç është shkruar, mund të bëhet fjalë edhe për trillim të pastër.

Pastaj, thuhet se fotografitë e paraqesin “hororin në spitalin e Strugës”, për të cilën gjë, poashtu nuk janë ofruar dëshmi. Në fakt, kur do të vihet deri te ndonjë informatë, sipas standardeve dhe rregullave të gazetarisë, ajo duhet të verifikohet sa më shumë që është e e mundur. Fotografitë në të cilat shihen krevatë të thyer, vetëvetiu nuk do të thonë asgjë. Ato ndoshta janë nga spitali i Strugës, mirëpo mund të jenë bërë edhe diku tjetër.

Lexuesit nuk i është ofruar as informata se prej ku është marrë fotografia, a e ka bërë atë ndonjë pacient apo ndonjë i afërm i personave që shërohen në spital. E poashtu, nuk ka qëndrim nga spitali, që ta konfirmojnë ose ta demantojnë se krevatët e thyer që janë paraqitur në fotografi a janë me të vërtetë të këtij institucioni shëndetësor.

E si të besojë atëherë publiku të cilit i drejtohet ky lajm se “horori” zhvillohet me të vërtetë në spitalin e Strugës? Assesi!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja