verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Njëanshmëria nuk përkon me gazetarinë

on 20 - 06 - 2016       

 

[Recension: Ish ministri i Gruevskit ndërton ndërtesë disakatëshe në qendër të Ohrit, nuk dihet sa janë të pasur funksionarët shqiptarë]

Thirrja në profesionalizëm është shumë e lehtë, punë shkronjash, mirëpo dëshmimi i profesionalizmit me vepra kërkon punë, hulumtim dhe ide. Të gjitha këto i mungojnë tekstit në fjalë. Përveç që nuk bazohet në dëshmi relevante, nuk mund të përcaktohet as autenticiteti i fotografisë, e cila është vendosur në tekst gjoja si ekskluzivitet. Në tekst flitet për një ndërtesë që pretendohet se po e ndërton një ish-ministër, mirëpo gjithnjë duke u thirrur në burim jo zyrtare dhe duke polemizuar e jo duke dëshmuar dhe verifikuar çështjen e pasurisë së ish-ministrit.

Ish ministri i Transportit të Maqedonisë nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Mile Janakievski është duke ndërtuar një ndëtesë të madhe në qendër të Ohrit në afërsi të Çarshinë e Vjetër të këtij qyteti transmeton Zhurnal-Maqedoni. Fotografinë e ka publikuar portali maqedonas OHRIDSKY i cili ka zbuluar për herë te parë se si një funksionar maqedonas ka arritur të investoj dhe të ndërtoj një ndërtesë të madhe në qendër të Ohrit.

Ish ministri i Gruevskit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ish ministri i Gruevskit ndërton ndërtesë disakatëshe në qendër të Ohrit, nuk dihet sa janë të pasur funksionarët shqiptarë “
Data dhe koha e publikimit: 11.06.2016
Data e recensionit: 12.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Dert të madh është të vërtetohet se si ministri ka arritur me një rrogë të bëjë ndërtesë. Po, pyete, koleg i nderuar! Çështja e përgjimeve dhe tematika e tyre ende nuk janë vërtetuar në gjyq apo përmes hetimeve që të mund të jepen konkluzione të patundura se ish-ministri dhe ish-kryeministri kishin biseduar për marrjen e përqindjeve nga tenderët.

Kodi Etik, pika 13/1: “Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.

Gazetari është i detyruar të sigurojë palën e dytë. Në këtë lajm mungon qëndrimi i ish-ministrit Mile Janakievski, e kjo përmbajtjen e bën të njëanshme. Ajo që është dashur të bëhet – së paku të tentohet të merret ky prononcim,e nëse i apostrofuari nuk do të prononcohet, atëherë gazetari së paku me plot gojë mund të thotë se ai e ka bërë punën e tij.

Ende është e paqartë se si Janakievski ka arritur të ndërtoj këtë ndërtesë të madhe më një rrogë ministrore prej 2000 eurove në muaj. Ndryshe Jankievski është përmendur shumë në aferën e përgjimeve ku dëgjohet se ka qenë kryesori së bashku me Nikolla Gruevski për të mar provizone nga miliona euro nga tenderat e atustradave dhe tokave shtetërore.

Se teksti është tendencioz dhe sa për të tërhequr klikime, e dëshmon fjalia e fundit. Një akuzë e tillë, duke mos u dëshmuar në asnjë moment, mund të sjellë pasoja për autorin, pasi që i njëjti gjykon për diçka që nuk e dëshmon dhe, për më tepër, përflet persona të cilët nuk kanë të bëjnë me temën e lajmit.
Kodi Etik, pika 10/2: “Kodi etike dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktor të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit”.

 Ndryshe, jozyrtarosht flitet se përveç ministrave maqedonas edhe ministrant shqiptar kanë bërë pasuri milionëshe.

Teksti përveç që nuk jep asnjë shpjegim, dëshmi dhe konfirmim në lidhje me atë për të cilën flet, posedon edhe lëshime thelbësore profesionale. Një lëshim i tillë është fakti që titulli përveç që është tendencioz dhe jo i menduar mirë, është i vështirë që në lexim të parë të kuptohet. Kujtojmë që gazetaria profesionale kërkon tituj të shkurtër, të kuptueshëm dhe etik!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja