verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur media shndërron të kërcënuarin në kërcënues

on 8 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtIndeks - Muki i kercenuar apo kercnues

[Recension: “Muki i kërcënuar apo kërcnues?”]

Lajmi dallon nga komenti në disa aspekte esenciale, e njëri nga këto është trajtimi objektiv i fakteve, gjë që nuk është karakteristikë e komenteve. Komentet ndërtohen mbi pikëpamjet subjektive, andaj ata në mënyrë të qartë duhet të kategorizohen si gjini e veçantë. Në tekstin që është subjekt i analizës, komentet e autorit janë bërë pjesë e lajmit, pa u paralajmëruar lexuesi për këtë, gjë që është në kundërshtim me Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë dhe praktikat e mira të profesionit.

Indeks - Muki i kercenuar apo kercnues 1Linku deri te artikulli origjinal: “Muki i kërcënuar apo kërcnues?”

Data e publikimit: 06.03.2016

Data e recensionit: 08.03.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Disa nga elementet në kundërshtim me Kodin Etik, që i përmban ky tekst i trajtuar nga media si “lajm”, por që nuk është lajm, janë:

  • Komentet e integruara në tekst, duke e bërë të vështirë identifikimin e fakteve dhe komenteve nga ana e lexuesit,
  • Ngritja e pyetjeve nga autori, për të cilat nuk ka tregues që ai është përpjekur të kërkojë përgjigje nga i pyeturi,
  • Mostentim për të marrë prononcimin e personit që është subjekt trajtimi apo akuze (të paktën nuk është theksuar se është tentuar të merret vesh qëndrimi i tij),
  • Nxitja e konflikteve ndërkolegiale, duke mos ofruar fakte të mjaftueshme për asnjërën nga ngjarjet që janë pjesë e tregimit.

Zgjedhja e fakteve patjetër duhet të sigurojë informacion objektiv, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u japë mundësi të dyja palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza, ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës. – shkruhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

Në tekst nuk e gjejmë askund të cituar as bazën e informacionit ose arsyen e këtij shkrimi, gjegjësisht nuk tregohet postimi i Zekirit ku ai shkruan për kërcënimin që i është bërë, e që autori e quan “shou”:

Por Zeqiri parapëlqen të bëjë shou më shumë sesa të kërkojë mbrojtje ligjore, të jetë në qendër të vëmendjes dhe të miklohet nga kolegët maqedonas, për më tepër që aty ku ndodhet tani nuk ka ndikimin publik që kishte dikur.

Pyetjet që autori duhet t’ja drejtonte gazetarit Zekiri, ai i adreson publikisht dhe në fund të tyre ngre një hipotezë: A është Zeqiri i kërcënuar, apo më keq akoma, është kërcënuesi vetë?

Në fund, është vendosur një fotografi që nuk ka lidhje me tekstin, nuk ka rolin e dëshmisë dhe madje i jep një kahje tjetër qëllimit bazë të ‘raportimit’ paraprak.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja