verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Iluzione mediatike: Këta të pushtetit nuk largohen!

on 20 - 03 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
„Успешен“ рецепт: злоупотреби полиција, злоупотреби медиуми. Фото: МВР, 2012 (лево), Alain Bachellier, 2008 (десно). Фото колаж: СПФМ
Reçetë e “suksesshme”: keqpërdor policinë, keqpërdor mediat. Foto: MPB/VMRO-DPMNE 2012 (majtas), Alain Bachellier, 2008 (djathtas). Fotokolazh: SHVFM

 

Nëse merret parasysh se një numër i madh mediash, veçanërisht televizionet, janë nën kontrollin e tyre të plotë ose, thënë më mirë, gjenden në qullin e njëjtë sikurse edhe pushteti, atëherë nuk ka shumë hapësirë për shpresë se mund të ndodhë ndonjë ndryshim.

 

Shkruan: Аleksandar SHOLJAKOVSKI

 

Mediat dhe publik po lëkunden në një shpresë të pabazë se do të ndodhë kjo – se qeveria do të tërhiqet dhe do të hapë mundësi për tejkalimin e krizës. Nxitet shpresa se dimensioni moral do të mbisundojë. Në disa media tashmë përgatiten planet, teknikat dhe variantat e mundshme të tërheqjes së tyre dhe cilat ngjarje dhe veprime do të pasojnë. Për ato pak media të pavarura si duket ky është një fakt (ose më mirë thënë shpresë) i absolvuar, edhe pse as ato nuk e dijnë saktë se si do të realizohej kjo – me qeveri ekspertësh ose qeveri teknike, me rekonstruim të themeltë, me institucione të përkohshmeт… Publiku nuk e ka të qartë se si do të funksionojë parlamenti, e si gjykatat, prokuroria…

Mendoj se mediat tepër besojnë në një vetëdije, sado qoftë ajo, demokratike, në një moral, sado qoftë ai, i cili kur do që të jetë, do të mbisundojë te pushtetmbajtësit e komprometuar. Kjo nuk është në mendimet e garniturës në pushtet, e cila, u dëshmuar, se është imune edhe për nga morali edhe për nga brenga e ndërgjegjes, e më së pakur për nga frika për ardhmërinë e vendit. Frika e vetme reale është për lëkurën e tyre.

Duke e parë sjelljen e Gruevskit dhe të grupit të tij kryesor, mendoj se nuk ka shumë elemente për të nxjerrë përfundime optimiste. Së paku nga ajo që vjen tek ne nëpërmjet mediave. Nëse merret parasysh se një pjesë e madhe e mediave, veçanërisht televizionet, janë nën kontrollin e tyre të plotë ose, thënë më mirë, gjenden në qullin e njëjtë sikurse edhe pushteti, atëherë nuk ka shumë hapësirë për shpresë se mund të ndodhë ndonjë ndryshim.

 

HAPJA E KUTISË SË PANDORËS

Nuk duhet anashkaluar faktin se ky pushtet erdhi me projekt ose më saktë, e përkryu një sistem gjithëpërfshirës për grabitjen dhe korruptimin e plotë të shtetit në të gjitha segmentet. Futi sistem të shantazheve, blerjeve, kushtëzimeve dhe të presioneve mbi individët dhe mbi grupet e tëra sociale dhe etnike. Dhe e gjithë kjo me qëllim që këtë ta bëjë në afat të gjatë. Projekt të tillë deri tani nuk kemi pasur. Të gjitha garniturat e tjera të deritanishme në pushtet grabitnin dhe korruptonin, shantazhonin pa sistem të zhvilluar mirë, në mënyrë stihike, do të thonim, nga rasti në rast. Edhe “të majtët” edhe “të djathtët” nga vendi bënë shkretirë. Mirëpo, një shkatërrim të këtillë sistematik nuk ka pasur. Nga gënjeshtrat dhe nga pengmarrja e shoqërisë bënë platformë partiake, sistem i cili funksionon dhe gjithmonë ka çmimin e tij.

I krijuan “Shkupin 2014”, kryesisht, që të vjedhin shuma të mëdha parash. Gjithë projektet, të mëdha e të vogla, kanë edhe një zë të pashkruar – “për familjen”. Të gjitha transaksionet me tokën ndërtimore dhe rirregullimi drastik urbanistik janë pjesë e një plani, për kushtet tona, gjigant, për të sunduar me pasuritë e përhershme të vendit.

A keni menduar (ose ndoshta e dini) se kush, si dhe pse arrin deri te subvencionet e rëndësishme, ndonjëherë të mëdha, për bujqësinë? Të gjitha ato fushata idiotike reklamuese janë vetëm pjesë e projektit “të futet diçka në xhep”. Mos i harroni këtu edhe projektet “më të vogla” me aparatet, për shembull, për fiskalizimin e tregtisë, kompjuterët për shkollat dhe të gjitha furnizimet dhe tenderët e tjerë jo më pak patetikë, të cilat gjithmonë kishin një titullar të fshehtë, gjegjësisht dihej saktë se kush do ta marrë provizionin, kush, me vendi të kreut, është caktuar për atë punë. Përndryshe, prej nga të gjitha ato banesa, vetura dhe prona personale që janë fituar gjatë kohës së sundimit të kësaj garniture. Vetëm në kontrollim sipërfaqësor i prejardhjes së pronave të tyre reale, do të konstatojë se ata assesi nuk kanë mundur t’i fitojnë ato në mënyrë legale. (E një kontrollim i tillë logjikisht kërcënohet të realizohet nëse ka ndryshim të pushtetit.)

Për këto qëllime, gjithsesi, ata kishin nevojë edhe për logjistikë të mirë. Që të realizohet kjo, me supremacinë në parlament u ndryshuan mijëra ligje, veçanërisht pas largimit të opozitls, që në fakt, ishte pjesë e projektit.

 

LUSTRIM I RI

E gjithë kjo, në qoftë se bie ky pushtet, do të fillojë të hapet, deshëm apo sdeshëm. Do të fillojnë të zbulohen dokumente, të dhëna, afera të reja.

Në radhë do të vijnë domene dhe institucione shumë të rëndësishme. Gjyqësia dhe prokuroria do të jenë me interes të veçantë. Shfletoni nëpër dokumentacionin në mjetet e informimit publik dhe do të shihni se ka një numër frapant të aferave të pasqaruara, të aktgjykimeve dhe të padive të dyshimta, veprime të palogjikshme gjyqësore dhe ligjore për të cilat kanë shkruar ato. E ka edhe një numër shumë më të madh të atyre për të cilët nuk është shkruar.

Do të parashtrohet pyetja për qëndrueshmërinë e përbërjes gjyqësore. U nxorrën juristë të paaftë të cilët asnjëherë nuk do të mund të bëheshin gjykatës. Me këtë garniturë ata depërtuan drejtpërdrejt në gjykatat më të larta. Karierat e gjykatësve të tyre atu, ishin të rrufeshme.Pothuasje gjysma e përbërjes gjyqësore është ndryshuar gjatë këtij pushteti.

Ashtu ishte edhe në domenet e tjera. Nga diplomacia, e cila ishte destinacion për fëmijë të pagdhendur, deri te universitetet, ku u angazhuan edhe ata që as në ëndërr nuk kanë mundur të jenë në ato pozita. Nuk ka domen, të cilin ata nuk e mbuluan me njerëz të paaftë. Mirëpo, të vrazhdë, makutë, njësoj sikur ata. Për kthim, ata besatoheshin për besnikëri, nënshtureshmëri dhe servilitet ndaj familjes. Të mos flasim për të gjitha ato shtresa të ulëta sociale, të cilat nëpërmjet oartisë fituan do farë vende pune, ku aftësia është kriteri i fundit i rangimit. As të mos flasim për atë bandë “gazetarësh”, artistësh”, “intelektualësh” të paaftë – tani “mbrojtësu”, të cilët vetëm si shërbëtorë të pushtetit arritën të realizohen profesionalisht.

Duhet llogaritur edhe në ata nga sektori për punë të brenshme, nga të cilët pushteti bëri një filialë të fort partiake dhe të cilët në ndonjë moment “vendimtar” do të jenë të gashtëm ta mbrojnë emrin dhe veprën e udhëheqësit suprem dhe të familjes. A nuk është simptomatike që në fillim të krizës, policia e fitoi të drejtën të përdorë plumba gome dhe mjete të tjera. Kundër kujt? Javën e kaluar, ministresha për punë të brendshme i përkujtoi njësitë speciale se ata janë – patriotët(!?). Kundër kujt?

Indikative është edhe mënyra në të cilën punëtorët e sigurimit u futën në një medie, edhe atë në mes të programit. Po ato agjenci të sigurimit, para një ose dy vitesh ffituan të drejtë ligjore të mbajnë armë dhe disa të drejta të tjera që i ka policia zyrtare. Numri i tyre i madh ësht shumë i rëndësishëm, dhe nuk është larg mendësh që dikush të kalkulojë me “përkrahjen” e tyre. E, a e dini se kush e kontrollon numrin më të madh të këtyre agjencive?

Dua të them se, bëhet fjalë për diçka të madhe dhe në të janë të përfshirë shtresa të tëra, të cilat në moment të caktuar, nëse jo pushteti, do ta shpëtojnë veten e tyre. Sepse logjika e pastrimit, në të ardhmen, gjithsesi do të nënkuptojë edhe kontrollim të pozitave dhe të aftësive të tyre për atë që e punojnë, për mënyrën se si kanë ardhur në vendet, pozitat, funksionet, pasuritë e tilla. Ata, me qëllim që të vetëmbrohen, do t’i bashkangjiten ushtrisë partiake, e cila padyshim është e madhe. Nuk është i vogël numri i votuesve dhe i përkrahësve të tyre që janë të përfshirë në projekt, të cilëve u është bërë ndonjë shërbim.

Së shpejti do të thirren që ta kthejnë shërbimin.

Mundësia e vetme qëndron në ndonjë intervenim ose presion të vendosur ndërkombëtar, që mund ta ndryshojë gjithë këtë. Mirëpo, të tillë, tani për tani, nuk duken.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.