verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Informacioni shtesë është i nevojshëm për lajmin

on 20 - 08 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Në Petrovec edhe një zonë industriale, ku mbeti ajo e Tetovës?]

Një artikull profesional gazetaresk, përveç të dhënave aktuale që i përmban në vete, ai duhet të posedojë edhe informacionin shtesë, apo i njohur si “background” në gjuhën gazetareske. Teksti që po recensojmë, përveç se është i zbrazët në përmbajtje, në fund nuk e përkujton lexuesin rreth çështjes të cilën e parashtron në titull. Si i tillë, përbëhet vetëm nga deklaratat e Kryeministrit aktual Nikolla Gruevski.

“Komuna investon për ndërtimin e rrjetit ujësjellës, rrugët veç më janë tamponuar, EVN në faza lëshon energji elektrike, kështu që punët në zonë zhvillohem mirë”.

Në Petrovec edhe një zonë industriale  ku mbeti ajo e Tetovës fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Në Petrovec edhe një zonë industriale, ku mbeti ajo e Tetovës?

Data dhe koha e publikimit: 15.08.2015

Data e recensionit: 17.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Përzgjedhja e deklaratave të folësve është një nga elemente më të rëndësishëm gjatë raportimit. Gazetari ka zgjedhur një deklaratë të qëlluar të Gruevskit, por mungesa e informacionit shtesë pas saj, bën që teksti të përfundojë duke krijuar hamendje tek lexuesit.

“Në fazën përfundimtare është fabrika e re e firmës Maqedoni-Austri “Kvenberger”. Paralelisht me to investimi italian gjegjësisht spitali i ri i Euroitalia deri në vitin e ri pritet pjesërisht të fillojë me punë. Kjo do të mundësojë punësime të reja, ndërsa spitali pritet të sjellë pajisje moderne dhe cilësi shtesë në trajtimin shëndetësor në Maqedoni dhe në vitet e ardhshme të hapë rreth 250 vende pune”.

“Kryeministri informoi se deri tani në komunën Petrovec janë realizuar shumë projekte”, ky është rreshti i vetëm i cili sipas gazetarit ka mjaftuar për informacion shtesë. Do të ishte i nevojshëm numri i përgjithshëm i Zonave Industriale në Maqedoni, ndarja e projekteve për to dhe përqendrimi i investitorëve nëpër zona. Në fakt tekstit do t’i shkonte për shtati edhe çështja e Zonës Industriale në Tetovë, duke bërë krahasime dhe analiza që do të sillnin një tabllo më të gjerë të çështjes në fjalë. Por gazetari këtë çështje e ka mbyllur vetëm në titull, duke mos informuar me informacione shtesë lexuesin. Në tekst mungon edhe pala tjetër apo investitorët e huaj dhe qëndrimet e tyre lidhur me investimet dhe sigurinë e investimeve të tyre në Maqedoni.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo të mjaftueshme

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja