verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Informata të pakonfirmuara si e vërtetë e qindpërqindtë

on 12 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Истрагата за Фабриката за афери на СДСМ добива меѓунар_ - http___republika.mk_ 11

[Recension: Hetimi për Fabrikën për afera të LSDM-së merr dimensione ndërkombëtare]

Teksti që gjendet para nesh ka titull senzacionalsit dhe në publik plason një informatë të paverifikuar. Artikulli përmban sulme tendencioze, nuk e respektin parimin e supozimit të pafajësisë dhe vetëm në bazë të supozimeve si fajtorë përmend persona konkretë me emër dhe mbiemër. Përndryshe, teksti i referohet një portali tjetër dhe kjo është theksuar në mënyrë korrekte, mirëpo nuk është vënë linku deri te media.

causLinku deri te artikulli origjinal: Hetimi për Fabrikën për afera të LSDM-së merr dimensione ndërkombëtare

Data dhe koha e publikimit: 09.01.2016, 14:10

Data e recensionit: 11.01.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

AKUZA TË BËRA ME LEHTËSI

Artikulli është marrë tërësisht nga një ueb-faqe tjetër (duke e përfshirë edhe titullin dhe fotografinë) dhe është plasuar pa asnjë përpunim plotësues. Ndërsa, teksti origjinal, nuk ka precizuar ndonjë burim konkret. Është përdorur formulimi i përgjithshëm “burime nga hetimi”. E burime nga hetimi mund të jenë duke filluar nga policët që kanë qenë të pranishëm gjatë bastisjes së të akuzuarit e deri te prokurori që e udhëheq rastin.

Në këtë kuptim, materiali që e recensojmë nuk ka vlerë të shtuar. Gjegjësisht, tema që është huazuar aspak nuk është plotësuar me momente të reja. Informata plasohet pa u verifikuar dhe pa kërkuar qëndrim nga pala e akuzuar. Kjo flet për (jo)objektivitetin e tekstit.

Një qasje korrekte nënkupton se verifikimi i tillë është dashur të bëhet, aq më tepër kur merret parasysh se janë bërë akuza serioze:

“Zekir Bekiri, përndryshe anëtar i LSDM-së opozitare, ka qenë pjesë e rrejtit ndërkombëtar të krimit. Sipas të dhënave, me gjasë, nëpërmjet rrjetit kriminal ai ka financuar një pjesë të aktiviteteve të partisë.

Fabrika për afera e LSDM-së është njëri nga skandalet më të mëdha në historinë e Maqedonisë, veçanërisht nëse merret parasysh fakti se në të është i përzier lideri i LSDM-së opozitare.”

Teksti akuzon me lehtësi dhe nuk ofron dëshmi që e vërtetojnë lidhshmërinë e LSDM-së me “Fabrikën për afera”, e as, që ofron argumente për atë se Bekiri, gjoja, paska financuar një pjesë të aktiviteteve të partisë. Nuk është e qartë as ajo se për cilat aktivitete konkrete mendohet dhe si lideri i LSDM-së është i përfshirë në këtë skandal? A është duke u hetuar? A është akuzuar” Ose, ndoshta autori di diçka më tepër se sa publiku?

Rregullat e gazetarisë parashohin që informatat, para se të publikohen, duhet të verifikohen nga sa më shumë burime që është e mundur. Në këtë rast, lexuesve u ofrohet një informatë e pakonfirmuar si e vërtetë e qindpërqindtë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja