Ja se si gazetaria politike shndërrohet në media rozë
Published in Recensione
on 21 - 02 - 2017 Author: Ferikan Iljazi[Recension: Vesel Memedi pse nuk ishte me Selën në takimin me Han?]
Si duket është në modë të merren burime anonime. Bile, edhe më shumë në modë janë burime anonime, të marra nga burimi i burimit të burimit të një mediumi tjetër. Kjo na fut në një rreth, prej të cilit nuk ka dalje, e në të cilin nuk ka informacion. Është mungesë serioziteti kur temave politike që nuk janë thashetheme, u qasemi si temave të show-bizit në shtypin rozë.
Linku për te artikulli origjinal: Vesel Memedi pse nuk ishte me Selën në takimin me Han?
Data dhe koha e publikimit: 10.02.2017
Data e recensionit: 15.02.2017
Recensuese: Ferikan Iljazi
Teksti që po recensojmë flet për një personalitet politik, Vesel Memedin e Rilindjes Demokratike Kombëtare, pjesë e Aleancës për Shqiptarët. Ai vihet në “tapet”, si të jetë njeri “i padëshiruar” nga Ziadin Sela, për shkak të faktit se në një emision debativ, ai e ka quajtur Ali Ahmetin si ‘kryeplak’ të shqiptarëve. Kjo, sipas tekstit që po e recensojmë, është shkak që Ziadin Sela të mos e marrë me vete Memedin, pasi e ka “kërcënuar” imazhin e Aleancës së tre partive shqiptare. Por, kujtojmë se kjo është vetëm supozim.
“Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi si pjesë e Aleancës për Shqiptarët nuk ishte pjesë e delegacionit që udhëhiqej nga Ziadin Sela në takimin e zhvilluar mbrëmë me eurokomisarin për zgjerim, Johannes Han. Ai kishte shoqëruar Selën javën e kaluar në takimin me presidentin Ivanov”
Vijmë tek besueshmëria e lajmit. Në tekst janë përdorur burime që shpalosen si “portale anonime”, “rrjete sociale”, terme këto shumë ‘të gjëra’, për të përcaktuar besueshmërinë e burimeve, që janë bazë për çdo informacion, si edhe për këtë lajm. Dhe, kur të hiqen anësh burimet që nuk janë burime, i bie se teksti nuk ka dhënë asnjë bazë, me të cilën mund të bëhet vlerësim se kjo përmbajtje është dashur të shkruhet dhe botohet.
“Por sipas disa portaleve anonime dhe rrjeteve sociale intervista e shumëpërfolur e Vesel Memedit në ClickPlus në Tv21 dhe qëndrimet e tij për Ali Ahmetin si duket e kanë nervozuar kreun e LR PDSH-së, Ziadin Selën. Portalet kanë spekuluar se kjo ka ndodhur për shkak të kësaj, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Aleanca, duke theksuar se gjithçka është si pjesë e lansimit të shpifjeve të ndryshme nëpër portale”
Është për të ardhur keq, kur sheh se përdoren burime si “portale anonime” dhe “rrjete sociale”, e mediet që sillen ashtu ende presin besueshmëri nga lexuesit.
Por, është për t’u përshendetur fakti se në këtë tekst, për dallim prej shumë të tjerëve të kësaj natyre, është përmendur demanti i Aleancës për Shqiptarët, edhe pse nuk është përcjellë asnjë citat nga reagimi. Por, edhe rruga me e gjatë fillon me hapin e parë. Në këtë rast, për shembull, është dashur të respektohet neni 1 i Kodeksit të Gaeztarëve të Maqedonisë ku saktësohet se :
- Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
- Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
- Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e