verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Janeva në qendër të kritikave për shkak të marrjes në pyetje të Jankullovskës

on 9 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
 zurnal

[Recension: Janeva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së]

Spin për fillim, favorizim në vazhdim dhe përmbyllje e tekstit me njëanshmëri të qartë. Artikulli përdor komente të vetat, si dhe komente nga medie të tjera që ta paraqesë Prokurorinë speciale publike si institucin të njaënshëm politik. Pikërisht akuzat e këtilla përputhen me kritikat që i bën VMRO-DPMNE-ja në adresë të PSP-së.

Јанева ги исполнува наредбите – почна да повикува функционери и членови на ВМРО ДПМНЕ zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Јaneva i realizon urdhërat – filloi t’i thirrë funksionarët dhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së

Data dhe koha e publikimit: 06.02. 2017 , 12:51

Data e recensionit: 07.02.2017

Recensues: Аleksandar Peshev

KONSTRUKSION SPINUES

Artikulli fillon në mënyrë komentuese, ndërsa lajmi prezantohet në fjalinë e tij të tretë:

“Ish-ministresha për punë të brendshme, Gordana Jankulloska sot u morr në pyetje në Prokurorinë speciale publike (PSP)”.

Në vend që kjo të merret si fjali hyrëse, teksti në fillim bën konstruksion spinues:

“Prokurorja speciale publike, Katica Janeva vazhdon t’i realizojë urdhërat e dhëna nga LSDM-ja dhe Zoran Zaevi”.

Në mungesë të fakteve, mbetet e paqartë se prej ku janë siguruar dëshmi për pohimin e këtillë dhe se a është përputhja e këtij pohimi me disa segmente të qëndrimeve partiake të VMRO-DPMNE-së është koincidencë e pastër?

Pas prezantimit të detajuar të qëndrimit të ish-ministreshës, artikulli i referohet analizës së një medieje tjetër, pa pasur përpjekje të dukshme për ta verifikuar vërtetësinë e pohimeve.

Dyshimi për anshmërinë politike përforcohet me plotësimin e komenteve të një medieje tjetër me komentet e veta:

“Qëllimi është përsëri të njolloset VMRO-DPMNE-ja, dhe t’i hidhet një kockë mediave që janë nën kontrollin e LSDM-së/Sorosit me çka do të zvogëlohej presioni mbi Zaevin për mosrealizimin e skenarit”.

PYETJE TË PAPËRGJIGJURA

Përsëri mbeten të papërgjigjura një sërë pyetjeshm që, poashtu, flet për joprofesionalizmin e publikimit:

  • Si është konstatuar se ka qëllim që të njolloset partia?;
  • Cilat janë mediat e përmendura dhe si është konstatuar se janë nën kontrollin e LSDM-së dhe të Soros-it?;
  • Ku janë dëshmitë për skenarin e pretenduar, për të cilin akuzohet lideri i LSDM-së?

Në pjesën e dytë të tekstit janë transmetuar deklaratat e njerëzve, të cila, siç thuhet, janë thirrë në Prokuroinë speciale publike. Mirëpo, nuk tregohet në mënyrë precize se pse janë thirrë, është e paqartë se mos ndoshta bëhet fjalë për persona të dyshuar, ose, siç mund të supozohet, bëhet fjalë për donatorë të VMRO-DPMNE-së, për të cilët shkruan një pjesë mediave.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim të njëanshëm politik me elemente të qarta të spinit, me të cilin sulmohet Prokuroria speciale publike dhe LSDM-ja.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja