verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në vend të fakteve për joshjet, joshje pa fakte për klikime

on 9 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Nisën joshjet e Zaevit për shqiptarët”]

 Nëse dëshironi të kuptoni, pa një pa dy, se a është një lajm i saktë apo bëhet fjalë për një shpifje, vëreni nëse janë përmendur shprehje të tipit “nuk dihet nëse…”, “mendohet se…”, “siç përflitet në…” e të ngjashme. Atëherë, ka shumë gjasa se nuk keni çfarë të lexoni më tej. Bëhet fjalë për spin ose tentim për manipulim, është e sigurt.

[Recension: “Nisën joshjet e Zaevit për shqiptarët”]Linku për te artikulli origjinal: Nisën joshjet e Zaevit për shqiptarët

Data dhe koha e publikimit: 31.01.2017

Data e recensionit: 06.02.2017

Recensues: Agron Vrangalla

 Vërtetë është për t’u habitur se si ka mundësi që me kaq lehtësi dhe komoditet të publikohen lajme të kësaj natyre, të cilat në vetvete nuk kanë asnjë lloj indikacioni që dëshmon atë që është thënë apo shkruar. Nuk është një rast i izoluar, që të mos merret parasysh. Bëhet fjalë për dhjetëra raste, ku mediat tona publikojnë tekste të kësaj kategorie. E, askush nuk shqetësohet me këtë. E çuditshme.

Paramendoni. Domethënë, artikulli që gjendet pasi të keni klikuar linkun më lart, është tërësisht dhe totalisht një gjë e panjohur, por e rrezikshme. Tamam duket si një lloj meteori që i kanoset botës. Vetëm shikojeni si fillon që nga fjalia e parë, e deri në përfundim, është një hata më vete. Do të orvatemi të numërojmë një nga një gënjeshtrat brenda tekstit:

  1. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka nisur t’i joshë shqiptarët me poste të ndryshme vetëm e vetëm të formojë qeverinë e ardhshme.

 Asgjë të qëndrueshme nuk ka këtu. Ç’domethënë joshje në këtë kontekst? Me çfarë i ka joshur? Kë e ka joshur? Zaev ka një periudhë të gjatë që nuk flet për kërkesat e partive shqiptare. Ai që josh, duket dhe vepron ndryshe. Sidoqoftë, nuk kemi fakte për një gjë të tillë, pra, nuk qëndron.

  1. Nëse presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia jep mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeverinë, Zaev do të nis bisedimet me partitë shqiptare për të bërë shumicën parlamentare.

 Fjalia është shtruar në formë konstatimi – të një fjalie me kusht, apo vlerësimi hipotetik. Pa pasur një qëndrim zyrtar apo një konfirmim partiak, nuk mund të dilet me konstatime të tilla, edhe në qoftë se duken të logjikshme. Jo që nuk ka negociata në mes LSDM-së dhe partive shqiptare, por fjalia si e tillë është paraqitur gabim, duket se është koment i redaksisë, sepse nuk citon asnjë burim.

  1. Siç përflitet në disa kuloare partiake brenda LR-PDSH-së dhe BDI-së Zaev ka premtuar që Ziadin Sela të bëhet kryetar kuvendi dhe Teuta Arifi të jetë Ministre e Punëve të Jashtme.

Imagjinatë e kulluar. Tërësisht e pavërtetë. Nga i morën këto informacione? Si ka mundësi që me kaq lehtësi të jepen këto konstatime? Edhe sikur t’i kesh informacionet e sakta, nuk guxon të dalësh në këtë mënyre ‘heroike’ me lajme të tilla, pa pasur burim të sigurtë dhe të besueshëm. Pa na thënë këtë publikisht (ose në besim) dikush që i përket asaj partie, ne si gazetarë nuk kemi të drejtë ta themi.

  1. Ndryshe BDI ditë më parë i dha një grusht të fortë VMRO-së që nuk dihet nëse do ta bëjë edhe me LSDM-në nëse nuk i plotëson platformën shqiptare.

Dihet, nuk dihet, ka gjasa, s’ka gjasa… hiqini këto, nuk shkojnë këtu. A do ta bëjë të njëjtën BDI me LSDM-në, siç bëri me VMRO-DPMNE, kjo ngelet për t’u parë. Gazetarët nuk janë fallxhorë, por janë njerëz që flasin me fakte.

Këto gabime të pafalshme që janë përfshirë në këtë tekst, i cili është një prej shumë teksteve të tilla, dëshmojnë se gazetaria në vendin tonë po rënkon, është shtrirë në spital. Kurimi i saj mund të vijë vetëm përmes të vërtetës dhe fakteve. Prandaj, duhet pasur shumë kujdes kur vendosni të merreni me këtë profesion. Faktet bëjnë lajme, jo përfytyrimet tona mbi faktet.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja