verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kardashianizim i medias në shërbim të politikës

on 27 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Kim-Kardashiani” dhe mediat e tij!?]

Kur gazetaria vihet në shërbim të plotë të politikës, një artikull gazetaresk duket sikur teksti që po recensojmë. Një kombinimkim-kardashiani-dhe-mediat-e-tij i konstatimeve të paargumentuara, akuzave dhe emërtimeve të ulta ndaj personave dhe strukturave politike, ndërsa në anën tjetër – reklamë të një subjekti politik dhe të një ideje politike. Por, të fillojmë me radhë.

Linku për te artikulli origjinal: “Kim-Kardashiani” dhe mediat e tij!?

Data dhe koha e publikimit: 25.12.2016

Data e recensionit: 27.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti fillon me konstatim të papranueshëm për gazetarinë profesionale dhe normat etike gazetareske. “Unifikimi i liderëve shqiptarë në takimin që e patën sot duket se dikujt i pengon shumë, madje janë munduar aq shumë që ky takim mos të ndodhë”, thuhet në tekst, mirëpo duke mos ofruar asnjë argument ose dëshmi për këtë që konstatohet. E, puna e një gazetari është t’i prezantojë vetëm faktet dhe t’u mundësojë lexuesve krijimin e lirshëm të mendimit. Kjo gjë pamundësohet që në fillim të këtij teksti.

Më tej, teksti vazhdon me ofendime dhe sulme ndaj disa mediave dhe një personi, i cili fare nuk përmendet me emër dhe mbiemër të plotë, por në të cilin aludohet me term përçmues. Kjo shfaq një nivel të ulët të gazetarisë, ku nuk respektohet mendimi ndryshe…Fundja, roli i gazetarit në përmbajtje informative nuk është të japë mendimin e tij dhe t’i sulmojë gjithë ata të tjerët që nuk mendojnë si ai.

“Mediat e “Kim-Kardashianit”, shkruan sot aq larg me shkrime nga takimi i liderëve i cili ishte për qëllim të mirë për shqiptarët por e gjithë kjo nuk është edhe ndonjë habi që portalet të cilat njihen nën ndikimin e “Kim-Kardashianit”, e bëjnë këtë zhurmë qëllimisht që shqiptarët kur të mos mund bashkohen edhe pse e kanë shancën historike të dalin para bllokut maqedonas për realizimin e kërkesave në të mirë të shqiptarëve”

Në këtë stil vazhdohet edhe në paragrafin e radhës, duke fajësuar një person dhe disa media me akuza për pengimin e “unifikimit të shqiptarëve”, sërish duke mos ofruar argumente apo dëshmi për konstatimet e bëra. eTë mos flasim për cilësimet. Bile edhe po flisnim për vlerësim të ndonjë analisti politik të ‘rreshtuar’, as gjysma e këtij teksti nuk do të ishte “e pranueshme”.

“Shkrimet që kemi lexuar sot gjatë ditës në mediat e “Kim-Kardashiani”t, mund të konstatohet se mos vallë është pikërisht ai dhe mediat e tij shkaktare për mosunifikimin e shqiptarëve në një moment historik si e kemi tash në këtë rast, pasiqë kanë qenë pikërisht mediat e tij ato të cilat gjatë gjithë kohës kanë dalë me shkrime të ndryshme kundër takimit dhe unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Maqedoni!?”

Në pjesën tjetër të tekstit, është tentuar që edhe deklaratat e dy përfaqësuesve të një subjekti politik të vihen në funksion të sulmeve dhe akuzave të shtruara në përmbajtje. Ndërsa, përkundër këtyre vlerësimeve, iniciativa e një partie politike glorifikohet me përmasa historike, duke i dhënë të drejtë të flasë edhe ‘në emër të shqiptarëve’, me konstatimin se ata e kanë pritur “me entuziazëm” këtë nismë.

Për fund, transmetohen edhe “qëndrime të analistëve”, duke mos sjellë asnjë deklaratë ose opinionin të asnjë analisti! Meqë gazetarët në Maqedonisë prej vitit 2001 e kanë në dorë Kodeksin e Gazetarëve, i cili duhet të jetë udhërrëfyes për secilin lajm që e shkruajmë, po përmendim disa nene, të cilat është dashur të merren parasysh gjatë shkruarjes së këtij teksti:

  • Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.
  • Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten.
  • Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit.
  • Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)
  • Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Dhe së fundmi…

  • Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Duket të jenë shumë rregulla, por nuk janë të vështira, nëse bëhen përditshmëri dhe ‘amin’ për secilin tekst që e shkruajmë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja