verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Katica Janeva ka bërë mëkat dhe ka shkuar për fundjavë në Greqi!?

on 31 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

info

[Recension: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është ndërtuar mbi spekulime dhe në të thuhet se prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me rastin e festës së 23 tetorit, ka qenë në shëtitje në Greqi. Bëhet fjalë për artikull të njëanshëm, komentues dhe tendencioz, i cili aspak nuk i plotëson standardet themelore të gazetarisë.

infoLinku deri te artikulli origjinal: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin!

Data dhe koha e publikimit: 25.10.2016

Data e recensionit: 30.10.2016

Recensuese: Simona Atanasova

Si vërtetim të vetëm për spekulimin e bërë, në tekst është vendosur një fotografi e prokurores Janevva, për të cilën nuk dihet as kur, as ku është bërë, as kush është autori e as, mos ndoshta është fotomontazh. Më së paku nga të gjitha mundësitë, duket sikur është bërë në “shëtitje për shoping” në Greqi, siç pohon media.

Mirëpo, madje edhe sikur prokurorja me të vërtetë të ketë qenë në Greqi gjatë fundjavës së zgjatur, që nuk është konfirmuar në asnjë mënyrë në tekst, nuk është e qartë pse kjo do të ishte problem. Nuk ka ndonjë ligj që u ndalon prokurorëve ose dikujt tjetër që të shkojë për fundjavë në Greqi.

“Atë që nuk e dijmë është ajo se a ka shkuar Katica në Greqi me shoferin personal Vili Janev, me të cilin ka njëfarë lidhjeje familjare, apo deri atje e ka vozitur nipçeja Gjorgji Delixhakov, të cilin ajo si teze e mirë e ka punësuar në PSP sapo e ka kryer Fakultetin Ekonomik”.

Në artikullin, autori i të cilit ka tentuar të ketë ton ironik, duke e quajtur Janevën “punësuese masovike”, thuhet se ajo ka punësuar nipa, krushq, miq dhe kolegë partiakë. Nga e gjithë kjo, e vërtetë është ajo se në Prokurorinë speciale publike është punësuar një nip i Janevës, gjë të cilën ajo vetë e konfirmoi në intervistën në emisionin “Тop-tema” në televizionin Telma. Gjithçka tjetër është shtuar dhe është stërzmadhuar, me qëllim të vetëm që të diskreditohet Janeva, e me këtë edhe për t’u defokusuar nga rastet të cilat i udhëheq PSP-ja.

Madje edhe sikur informatat e prezantuara të jenë të vërteta, teksti është shkruar në mënyrë të pahijshme dhe nuk ka asnjë pikë të përbashkët me etikën dhe me standaret e gazetarisë, të cilat në këtë artikull janë shkelur disa herë. Në Kodin e gazetarëve thuhet:

1. Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

13. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

15. Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja