verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Skenar konspiracioni ose frikë për “fronin”?

on 31 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

wretabn

[Recension: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet!]

Tekst ekskluziv – zbulimi i konspiracionit të pretenduar kundër liderit të partisë në pushtet për ta ndërruar atë, me ç’rast si baza kryesore për këtë tezë përdoren pyetjet e gazetarëve, ndërsa si burime të informatave merren njerëz nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Profesionale, pa dyshim!!!

wretabnLinku deri te artikulli origjinal: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet!

Data dhe koha e publikimit: 24.10.2016

Data e recensionit: 25.10.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 TEZA ME KËMBË TË QELQTA 

Tekst me një skenar serioz të “konspiracionit” për imponimin e një lideri tjetër të partisë në pushtet – prej jashtë. Mirëpo, pas leximit të artikulli, bëhet e qartë se tezat qëndrojnë në “këmbë të qelqta”. Përveç kësaj, shikuar nga aspekti përmbajtësor, materiali kërcen prej një kapitulli në tjetrin, në të ashtuquajtur tregim, prandaj duhet të bëhet analizë segmenti pas segmenti.

Argumentim i dobët

Pyetjet që i janë parashtruar Nikolla Gruevskit nga dy gazetare për atë se a ka plan të marrë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme, menjëherë kualifikohet si pjesë e planit opozitar-të huaj për largimin e tij nga kreu i VMRO-DPMNE-së. Do ta lëmë anash përgjegjësinë morale se a është dashur dikush vetë të tërhiqet nga skena politike pas një skandali të tillë me përgjimin j0oligjor dhe do të fokusohemi në atë që ka për qëllim recensioni – me sy gazetaresk t’i zhveshë elemente e artikullit. E para, e palejueshme është ngjitja e etiketave për mediet për shkak se i parashtrojnë pyetje të pakëndshme ish-kryeministrit.

“Kur pyetjae këtillë bëhet nga një medie/gazetar opozitar, e paralelisht PSP-ja deri tani ngre padi vetëm ndaj funksionarëve të një partie politike, bëhet e qartë se ka motivim serioz politik prapa aktpadive që i ngriti deri tani kjo prokurori publike”.

E po nuk mund të ketë vetëm pyetje të kurdisura, sikur të gjuash penallti në gol të zbrazët. E dyta, për tezën se aktpaditë e PSP-së janë selektive për shkak se janë ngritur vetëm kundër funksionarëve të pushtetit… Mendoj se është logjike, sepse VMRO-DPMNE-ja më shumë se 10 vite është në pushtet dhe udhëheq me organet e shtetit, në mesin e të cilave edhe me MPB-në dhe DSK-në. Përndryshe, emri i plotë i PSP-së është “Prokuroria publike për ndjekjen penale të krimeve që lidhen me dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve”.

 

Burimet?!

Si e vërteton artikulli se Gruevski ka rejting të mirë dhe meriton të mbetet lider? Nëpërmjet deklaratës së një funksionari anonim të VMRO-DPMNE-së.

“Ne kontaktuam një kryetar të një komiteti komunal të VMRO-DPMNE-së, i cili thotë se u pengon fakti që Gruevski është i popullarizuar dhe se kanë bërë gjithçka që ta diskreditojnë, mirëpo populli thjesht i beson për shkak se punon dhe realizon fjalë për fjale, e populli e di se mund të mbështetet te ai dhe se ai nuk pranon shantazhe sikur të kërkohej ndonjë gjë prej tij”.

Me të vërtetë për t’u besuar, e pse nuk e kanë pyetur vetë Gruevskin për rejtingun e tij partiak dhe a do të kishte dashur ta shohë dikë tjetër në vendin e tij.

Spin

Situata me Nikolla Gruevskin, i cili është i akuzuar për një vepër serioze penale, krahasohet me atë të Nikolla Sarkozisë ose të Hillari Klintonin.

“Pyetja, e cila është e inspiruar nga një deklaratë e ambasadorit të BE-së në Maqedoni, duhet t’i bëhet edhe Hillari Klintonit ose Nikolla Sarkozisë dhe një sërë politikanëve të tjerë, për të cilët kishte dyshime serioze për keqpërdorime të mundshme të funksioneve”.

Gjendjet janë krejtësisht të ndryshme dhe prandaj krahasimi i këtillë nuk mund të bëhet.

 

Koment

Poashtu kemi edhe përzirje të zhanreve – еdhe raport, edhe koment:

“Nënvlerësimi i këtillë i publikut është diçka që është karakteristike për LSDM-në dhe këtë e kemi parë disa herë.

Tashmë mënyra në të cilën LSDM-ja dëshiron t’i ikë vullnetit të popullit dhe të bëjë gjëra që janë kundër shtetit është duke u bërë qesharake”.

Nën paravanin se publikut i ofrohet informatë e pastër, në fakt atij i servohet mendim subjektiv.

Veprimi i këtillë është në kundërshtim me standardet profesionale gazetareske:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit – neni 13 i Kodit të gazetarëve.

Dhe në fund, fitohet përshtypja se frika për “thronin” e partisë në pushtet ka qenë motivi, mirëpo edhe forca shtytëse për këtë “mbrojtje të liderit”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja