verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

KEMM i hesh poshtë spekulimet rreth shkaqeve për shkarkimin e Lidija Bogatinovës

on 15 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ЛОГО НА СЕММ

ЛОГО НА СЕММ_2

 

Këshilli për etikë në media i Maqedonisë (KEMM) i hedh poshtë spekulimet të cilat u paraqitën gjatë ditës së djeshme dhe të sotme në disa media rreth shkaqeve për shkarkimin e Lidija Bogatinovës si anëtare e Komisionit për ankesa pranë Këshillit, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Bogatinova është shkarkuar nga Komisioni për ankesa pranë KEMM-së për shkak të mosaktivitetit në punën e Komisionit dhe mospjesëmarrjen në mbledhjet e saj. Kjo është në kundërshtim me nenin 2 të rregullores për punë të Komisionit për ankesa pranë KEMM, sipas të cilit, anëtari i Komisionit mund të shkarkohet nga detyra nëse pa arsye nuk merr pjesë në tre mbledhje.

Në realizim e sipër është procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media.

 

Abonohuni për lajmet më të reja