verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Koment në “lëkurë” të lajmit

on 26 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

start

[Recension: Katica në mesin e të vetëve, në kafe me deputetët e LSDM-së]

Komenti mbetet koment edhe kur është futur në “lëkurën e lajmit”. Nuk do ta zgjasim më tepër. Ky është koment i pastër prej A deri në Zh. Nuk do të kishte problem sikur të vëndohej në rubrikën komente, e jo në rubrikën Маqedonia.

Linku deri te artikulli origjinal1111: Katica në mesin e të vetëve, në kafe me deputetët e LSDM-së

Data dhe koha e publikimt: 23.09.2016, 16:16

Data e recensionit: 24.09.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

PIRJA E NJË KAFEJE PËR “BOMBË” KOMENTUESE

Dy fotografi jo shumë të qarta, një sërë shpekulimesh dhe hop ja një senzacion. Nuk themi se Prokurorja speciale nuk është ulur për të bërë muhabet duke pirë kafe me deputetët e opozitës, edhe pse kjo nuk është e qartë deri në fund nga “faktet” e bashkangjitura, mirëpo edhe sikur të jetë ashtu gjithsesi se “mëkati” i saj nuk duhet të karakterizohet si është thënë se ajo gjendet në mesin e të vetëve. E nëse, për shembull, do të ishte ulur me deputetët e opozitës, a do të ishte edhe atëherë me të vetët, ose jo? Në fakt, ajo gjatë debatit në komision ishte ulur pranë prokurorit publik, Zvërlevski, dhe atëherë nuk dëgjuam se dikush e bëri këtë problem në stilin i yni-i tyre, edhe pse një pjesë e madhe e publikut konsideron se ai më tepër është në funksion të pushtetit, se sa të shtetit.

Mirë, ndarjet në të tanët, të tyrët, të dikujt apo të dikujt tjetër, sikur nuk kanë fund në një pjesë të hapësirës mediatike, e cila sikur është “duke thurrur” sipas notave të përcaktuar dhe të shkruara që më parë.

Artikulli është i shkurtër, tre paragrafe, 7 fjali, titull dhe mbititull, mirëpo të cila mjaftojnë që të zbulohet, e motivit, para së gjitash politik-partiak, e jo gazetaresk për shkrimin e tij.

Prokurorja speciale publike haptazi e tregon simpatinë e saj ndaj social-demokratëve. Në bufenë e Kuvendit shorëqohet me ta edhe gjatë pauzës për kafe, përveç asaj që edhe zyrtarisht i përfaqëson intereset e tyre.

Situata nuk duhet të na befasojë, për shkak se Janeva edhe ashtu, siç dihet, është në kontakt vetëm me anëtarët e udhëheqësisë më të lartë partiake të LSDM-së. Në Kuvend sillet si anëtare e partisë dhe pjesë e grupit të tyre parlamentar. Në video-materialet që u paraqitën nëpër medie mund të vërehet se ajo pranon instruksione nga Shilegovi dhe deputetët e tjerë të LSDM-së.

Bëhet gjithë e më e qartë se PSP-ja si institucion është formuar që t’i realizojë interesat e LSDM-së, si përforcim për shkak të politikave dëshpëruese të partisë dhe mospasjes së gjasave për fitore të ndershme në zgjedhje.

Katica Janeva nuk është prokurore speciale publike, por thjesht shërbëtore e LSDM-së, që është vënë në një funksion të trilluar “që të ndajë drejtësi”.

Nuk ka mundësi që dikush aq shumë ta shkelë Kodin e gazetarëve, sa që ne mundemi t’i përsërisim rregullat e tij themelore:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit – neni 13 i Kodit.

Një gjë është që të vëndoni një fotografi, nëse e keni siguruar, se si Janeva pi kafe me deputetët e opozitës, e diçka krejtësisht tjetër është që në bazë të vetëm asaj fotografie të bëni akuza shumë serioze se shefja e PSP-së punon në bazë të interesave të një partie. Pa argumente, pa fakte të qarta, vetëm me spekulime të bazuara në mospajtimin me atë se si “e çon punën” Janeva punën e PSP-së, teksti i këtillë thjeshtë është jopofesional.

Në fund, fitohet përshtypja se nga artikulli buron hidhërimi i dikujt për shkak të aktpadive të para që i ngriti PSP-ja.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja