verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komentet në vend të fakteve e prejnë publikun në besë!

on 30 - 12 - 2016       

[Recension: “Besa në bisedime të fshehta me partitë maqedonase”]

A ka të ngjarë që mediat apo gazetarët të mos pajtohen, apo bile edhe  të revoltohen me ndonjë parti politike? Po, një gjë e tillë mund të ndodhë. A duhet që mediat dhe gazetarët këtë revoltë ta bëjnë pjesë të punës së tyre profesionale? Në asnjë mënyrë. Mediat janë pjesë e strukturave shoqërore që formësojnë debatin publik,andaj ato në asnjë moment nuk duhet të reflektojnë urrejtje dhe mëri ndaj kujt do qoftë, kyçur këtu edhe partitë politike. Nuk është e lehtë, sepse në media punojnë njerëz, e njeriu është qenie politike, si dhe emocionale.

Në shumë raste, gazetarët nuk pajtohen me qëndrimet e politikanëve, e megjithatë janë të obliguar t’i paraqesin ato ashtu siç janë thënë. Kjo mund të konsiderohet edhe si një lloj ndrydhjeje e mendimit të lirë, një problem me të cilin gazetarët përballen jo rrallë herë. Por, për këtë ka zgjidhje, janë këtu zhanret subjektive në gazetari, siç janë kolumna, komenti, kozeria satirike….Vetëm një zgjidhje nuk është e duhura: të hedhësh vrer mbi politikën, vetëm se je zemëruar me ndonjë vendim  që sipas teje është i gabuar!

[Recension: “Besa në bisedime të fshehta me partitë maqedonase”]
Linku për te artikulli origjinal:
Besa në bisedime të fshehta me partitë maqedonase

Data dhe koha e publikimit: 27.12.2016

Data e recensionit:29.12.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Në këtë tekst, jo që është vlerësuar se ka hapësirë për një trajtim kritik, por është shfaqur një urrejtje e hapur ndaj Lëvizjes Besa. Arsyeja është se kjo parti ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e partive politike shqiptare të iniciuar nga lideri i BDI-së Ahmeti. Kjo lëvizje i ka thënë arsyet përse nuk ka marrë pjesë në takim, por kjo është ‘pjesa’ politike që nuk e intereson këtë analizë. Teksti duket sikur është shkruar nga dikush që është pajtuar të paguajë ndëshkimin për këtë subjektivitet dhe mllef të stërtheksuar nga profesioni dhe opinioni, vetëm sa për të hedhur disa konspiracione mbi partinë në fjalë.

Në përmbajtje thuhet se kjo parti është duke zhvilluar takime të fshehta me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në për mundësitë e koalicionimit me njërën nga këto parti. Në vetvete, ky ndoshta edhe nuk është ndonjë informacion që i hap telashe partisë, por pavarësisht kësaj, është një informacion i agjituar, sidomos nëse nuk dëshmohet me fakte dhe burime.

Në vazhdën e komenteve të shumta të cilat nuk janë kursyer, arsyeja e refuzimit të takimit, sipas autorit, nuk ka kuptim, sepse me BDI-në janë ulur edhe LSDM edhe VMRO, gjatë bisedimeve në Përzhinë. Shtrohet edhe pyetja se përse nuk i pengon Besës takimi me partitë maqedonase. Krejt këto përshkrime duket se e kanë zemëruar autorin vetëm për arsyen e bojkotimit të takimit të Besës me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Ky zemërim dikujt mund t’i duket edhe si i justifikueshëm, nëse shikohet për shembull nga një perspektivë kolektive etnike, por dhënia e perspektivave të tilla nuk tolerohet brenda tekstit të një lajmi. Ky është dallimi dhe vija e kuqe që ndan dëshirat dhe bindjet tona, me shkrimin e lajmeve.

Lëvizja Besa, sipas asaj që është shkruar në tekst, po i jep besë palës maqedonase dhe i pren në besë partitë shqiptare. Interesant si konstatim, por në gazetari informative konstatimi është gjëja e fundit që mund të jepet. Përpara tij janë grumbullimi i fakteve, verifikimi i tyre, kontekstualizimi, e në fund vjen konstatimi. Është një e metë e pjesës më të madhe të mediave tona që konstatimin e kanë të parin, që më pas të kërkohen mënyra nga më të çudithsmet për të ‘argumentuar’ atë, me çdo gjë, përveçse me dëshmi dhe fakte, prej burimeve të besueshme dhe relevante. Kjo e metë mund të evitohet vetëm nëpërmjet edukimit profesional dhe njohjen e mirë të parimeve bazë të gazetarisë. Dhe, jo vetëm me njohjen, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja