verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetaria vasale

on 30 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Jadi Burek-0987-098-ZZZ
Goxha intervistë, goxha gazetari. Emisioni “Jadi burek”, 23.01.2015. Foto: videoklip – screenshot

A është e mundur që një gazetar, i cili kujdeset për renomenë dhe reputacionin e tij, në secilën fjalë të kryeministrit të thotë: “po, ashtu është”, “keni (ke) të drejt”, “shumë mirë e the këtë”

Shkruan: Оlivera Vojnovska

Lajkatimi është një lloj legal i korrupsionit. Ligji nuk parasheh dënim për këtë

Sharl Bodler

Kjo thënie e Bodler-it, njërit nga poetët francez më të mëdhenj dhe më me ndikim në shekullin e XIX  (9 prill 1821 – 31 gusht 1867), më shkoi ndërmend, duke e parë emisionin “Jadi burek” (23.01. 2014), në të cilin udhëheqësi i emisionit me një servilizëm i drejtohej kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, ku ne secilën fjalë të tij pohonte me kokë me një shprehje kënaqësie në fytyrë dhe me një buzëqeshje përulëse. Bile edhe “nën-pyetjet” të mbështjella me faljet e pashmangshme të stilit “të mos keqkuptohet”, ishin në të njëjtën frymë: duke e magjepsur mysafirin, i cili ndjehej shumë komod në studio.

PERSONIFIKIM I PASHIJES

Çfarë karakteristika duhet të ketë një gazetarë dhe në përgjithësi një njeri, që të mund t’i thotë kryeministrit se punon shumë dhe se sa më shumë që ai punon, opozita dhe populli ulërijnë!

“Ja, ju sapo hapni investime të reja, opozita vazhdimisht ulërinë. Edhe pse këto dhjetë vitet e fundit e pamë se sa e vështirë është t’i sjellësh ato. Dhjetë kompani të mëdha kanë hyrë në Maqedoni, “Drekslmaer”, për shembull…E dimë se sa i vështirë është procesi kur duhet dikë ta bindësh, posaçërisht për shkak të konkurrencës nga vendet fqinje. Por, sa më shumë investim që ju sillni, angazhoheni, aq më shumë ka ulërima: varfëria, uria, rrogat e ulëta…” (minuta 0,40 – 1,16 e video incizimit)

Të thuhet një gjë e tillë në situatë kur shteti ynë është renditur ndërmjet  vendeve më të varfër  të Ballkanit dhe në Evropë (sipas raportit vjetor “Libri botëror i fakteve” që e publikon CIA), kur mbajnë marshe kundër varfërisë, sepse çdo i treti banor i Maqedonisë jeton në mjerim, kurse disa qindra mijëra njerëz e kanë lëshuar vendin në dy dekadat e fundit në kërkim të një jete më të mirë, në kuptimin më të ngushtë është mëshirim i pashijes.

Përveç kësaj, në një mënyrë vasale dhe pa u kufizuar, si e vërtet e pakontestueshme dhe absolute të pranohen lavdërimet e kryeministrit për rilindjen ekonomike dhe të investimeve në shtet, është vërtet vepër jo profesioniste dhe e papërgjegjshme.

AFËRSIA E RREJSHME

Servilizmi u përhap si sëmundje e rrezikshme e gazetarisë maqedonase. Megafonët qeveritarë medial nuk kanë as një grimcë guximi të thonë të paktën një fjalë që nuk është sipas vullnetit të elitës qeveritare. Propaganda, spinet, sjellje përuljeje, dhënie komplimentesh, shiten si standarde në profesion. Megjithatë, nuk kursehen fjalë të respektit dhe përuljes ndaj qeverisë, posaçërisht ndaj kryeministrit, kurse sjelljes së pahijshme (lajkatare) i jepet rëndësi të interesit kombëtarë dhe patriotizmit.

Në gazetarinë e tillë të shtrembëruar, bëhet normale të demonstrohet afërsi e rrejshme me shefin e Qeverisë, në stilin: ja, me kryeministrin jemi me “ti”. Si në rastin e emisionin e ditës së premte “Jadi burek”, kjo sjellje u shndërrua në nivelin karikatural. Pikërisht në momentin kur mendon se përulja ka arritur kulmin, vjen demanti, pra, ka edhe më keq.

Prandaj, në një situatë krejtësisht të zhvendosur, duket bile e logjikshme që kryeministri të mbaj leksione dhe t’i parashtroj pyetje gazetarit!

“Po, le të mos ndërtohet, të ndalemi dhe të mos ndërtohet… Kur bëni sport nuk është e vështirë ta mbani biçikletën edhe kjo nënkupton se bëni ushtrime, nuk është vetëm të ngarrit ushtrime… Sa herë t’i ushtron gjatë javës”,  (Gruevski)

Dhe, kështu ai iu drejtua udhëheqësit, pastaj sikur flet me një fëmijë të vogël i tha “bravo “, sepse ka ushtruar si ai “çdo ditë nga 40 minuta”!

Por, kjo nuk është e tëra. Lajkatimi nga nikoqiri dukej edhe më dëshpëruese:

“Vonë u kujtova, ti këtë tërë jetën e praktikon (stërvitjet) dhe je në formë të mirë, rekomandim i mirë është sporti, rekreacioni, ushqimi i shëndetshëm, fushata.”

Çfarë mund të themi për këto veprime, nga të cilat njeriu mbetet pa fjalë! Ekzistojnë norma profesionale të sjelljes dhe po ashtu ka rregulla të pashkruara, që duhet të paraqesin konstantë, si: ndershmëria profesionale, integriteti, dinjiteti dhe reputacioni.

DUARTROKITJE PËR KRYEMINISTRIN

Për çfarë integriteti gazetaresk dhe dinjiteti mund të flasim kur që t’i bëhen lajka kryeministrit, sulmohet secili që nuk mendon si pushteti – opozita, ekspertët, gazetarët. Çfarë është më e tmerrshme, me nënçmim fletë për kolegun, i cili ishte në burg për shkak të një teksti të shkruar. Ende aktrohet, gjoja se nuk ka qenl e qartë “si tani qenka qërim hesapesh e qeverisë me Kezharovskin”  (minuta 4,54 e video incizimit).

“…policia dhe prokuroria realizojnë aksion, i burgosin keqbërësit dhe njëkohësisht e arrestojnë, kurse gjyqi i cakton masë paraburgimi Kezharovskit. Kështu, unë e kuptoj se ai njeri ekziston në këtë planetë  …“ (kryeministri) (minuta e 4,40 e video incizimit

“Kur ia pash figurën, unë reagova në mënyrë emocionale, ju lutem lëshojeni njeriun! Por, nga ju kërkohej të jeni mbi ligjin dhe me aklamacion të thuash, të ngresh telefonin dhe të thuash lirojeni atë djaloshin. Prandaj, jeni pasqyruar si kasap i ISIS (Shteti Islamik në Irak dhe Siri), i cili e vret demokracinë sepse i kontrolloni dhe qeverisni me mediumet, se nuk ka demokraci. Dhe kjo thuhet, thuhet dhe pastaj u ngrit në protesta e gjithë opozita dhe arritën të mblidhet rreth 1.500 njerëz…” (udhëheqësi) (nga minuta 1,00 -1,58 i  video incizimit)

Nuk është për ta besuar se ndonjë gazetarë maqedonas nuk e ka të qartë pse ekziston dyshimi se pushteti i qëron hesapet me Kezharovski. Përkundrazi, jo vetëm publiku gazetaresk, por i tërë publiku e di se gazetari Kezharovski ishte arrestuar në maj të vitit 2013, tre muaj pasi që dëshmitari kryesor për rastin e vrasjes në Orashë, Zllatko Arsovski (“Breza”) pranoi (shkurt të vitit 2013), se ka qenë i detyruar të jetë dëshmitar i mbrojtur i rrejshëm.

Po ashtu, krejtësisht është e qartë pse “bile edhe znj. Dunja”, ka deklaruar se “do ta ndjek nga afër procesin” (nga minuta e 0,29 deri në minutën 0,37 të video incizimit). Por, pa dyshim, në mënyrë më pragmatike është të duartrokitet për çdo fjalë të kryeministrit, të vajtohet se populli ka probleme konkrete jetësore në spitale, sportele, administratë (!) dhe pa pikë turpi dhe respekti ndaj kolegut dhe të thotë “kurse ne këtu merremi me Kezharovskin”!

“Mua, si njeri dhe si baba, më vjen keq për Kezharovskin. Por, unë z. Kryeministër çdo natë jam këtu dhe çdo i dhjeti janë problemet e popullit…” (nga minuta e 9,20 video incizimit)

Një shprehje e tillë, duke përfshirë edhe dramatizimin e udhëheqësit, duken pashije edhe te shikuesi neutral shkaktojnë ndjenjë të pakëndshme për shkak të turpit të tjetrit.

SHAKA SHUMË E KRIPSHME

Por, a është e mundur që një gazetar, i cili kujdeset për renomenë dhe reputacionin e tij, në secilën fjalë të kryeministrit të thotë: “po, kështu është”, “keni (ke) të drejt”, “shumë mirë e the këtë”…

Gazetari, sipas përkufizimit gjërat duhet t’i pranoj me rezervë të caktuar, të jetë dyshues, të krijoj një distancë kritike. Ai nuk duhet ta lartësoj kryeministrin deri në qiell dhe të kënaqet kur ai e etiketon dikë “нgazetarë të deklaruar kundër Qeverisë, të cilët flasin me urrejtje dhe dashakeqësi” dhe kuptohet “pranojnë kesh nga SOROS-i”

Megjithatë, në këtë nxitim të teprohet me lajkatimin ndaj kryeministrit, bëhen edhe gafe. Ashtu si ai me një fletë të bardh që e mori kryeministri kur tha se “i vjen keq për disa gazetarë dhe iu dëshiron të jenë më të lumtur“ (nga minuta 5,30 e video incizimit)

“Bëni të lumtur, ja nënshkruani dorëheqjen, tërhiquni dhe lejoni ta marrin pushtetin. Ja, çfarë t’ju them tjetër. Nuk ka rrugë tjetër!” (nga minuta 6,38 e  video incizimi).

Propozimi do të duhet të tingëllonte në mënyrë qesharake, por edhe buzëqeshja e ngrirë e kryeministrit dëshmoi se efekti është i kundërt. Ishte e qartë se nuk i pëlqeu shakaja, e cila, megjithatë ishte tepër e kripur për krenarinë e tij.

Pse disa gazetarë, udhëheqës, shtëpi mediatike pajtohen dhe tërësisht vendosen në dispozicion të elitave të caktuara politike me çka e degradojnë moralin profesional? A thua kanë besim të plotë në drejtësinë, pagabueshmërinë dhe fuqinë vizionare të tyre? Ose shkaku, ndoshta, qëndron në jo kompetencën e tyre profesionale, ndjekjes së linjës së rezistencës më të vogël si model më i pa dhimbshëm të gazetarisë jo konformiste, më saktë, sjelljes qyqare.

Shikuar nga një kënd tjetër, gazetaria vasale e ka edhe prapavijën e saj pragmatike – korruptimin, para së gjithash, nga aspekti moral. Fenomen ky që në mënyrë të barabartë i kaplon profilin profesional dhe moral të gazetarit, si edhe pushtetin, të cilës i shërben.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja