Konstatime të shpejtuara, rezultat i gabuar
Published in Recensione
on 10 - 10 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Ekskluzive: Dështon Prokuroria Speciale Publike, përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së thirren në Ambasadën e SHBA-së”]
Gabimet janë të pranueshme edhe në profesionin e gazetarisë, edhe pse përgjegjësia për to është shumë e lartë. Zakonisht mediat gabojnë për shkak të presionit të kohës, në pamundësi për të verifikuar informacionin, si dhe për shkak të rendjes për të siguruar përmbajtje ekskluzive që nuk i ka ndonjë medie tjetër. Mirëpo, lëshimet e qëllimshme janë profesionalisht të pafalshme.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Dështon Prokuroria Speciale Publike, përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së thirren në Ambasadën e SHBA-së”
Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016
Data e recensionit: 06.10.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Informacioni që përcjell artikulli është i rëndësishëm, sidomos për zhvillimet e fundit në lidhje me PSP-në dhe ndërlidhjen e tyre me politikën e dy partive të përmendura. Por, disa probleme në ndërtimin e përmbajtjes e bëjnë artikullin joserioz, pavarësisht seriozitetit të çështjes. Për shkak të “dështimit” të disa propozim-ligjeve të nevojshme për punën e Prokurorisë Speciale, në titullin e tekstit ceket se ka dështuar vetë Prokuroria Speciale. Kjo nuk është e vërtetë, por është vënë në titull për të tërhequr vëmendjen.
“Përfaqësues të partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së, jan thirrur në bisedë në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Takimi vjen, pas votimit të djeshëm për propozimet e Prokurorisë Speciale Publike për ndryshime në ligjë, nga të cilat asnjëra nuk u miratua. PSP doli nga Marrëveshja e Përzhinos, ndërsa SHBA-të jan garant i saj, raporton Nova.”
Siç rezulton nga përmbajtja, informacioni nuk është verifikuar, as nga dy partitë e apostrofuara BDI dhe PDSH, e as nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Edhe po të mos arrinte që të verifikonte informacionin, e nga ana tjetër të kishte mjaftueshëm tregues se informacioni është i vërtetë për ta publikuar, autori duhet të kishte tentuar të pyeste në subjektet e përmendura dhe të theksonte në vetë tekst se nuk ka marrë përgjigje, po që se do të ishte rasti i tillë.
-
Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.
-
Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezantimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.
Qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së që është përcjellur është brenda temës është i rëndësishëm dhe jep informata plotësuese për krejt çështjen, mirëpo nuk e konfirmon takimin që thuhet se është realizuar.
Në fund fare duhet të kontestohet edhe fjala e parë e artikullit gjegjësisht e titullit, etiketimi “Ekskluzive”. Në fakt vetë përmbajtja e konteston atë, sepse citohet “Nova”, një portal prej ku është marrë informacioni ‘ekskluziv’. Një informacion, i publikuar paraprakisht prej një medie tjetër, nuk mund të jetë ekskluziv.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante,
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i balancuar
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e