Konstruksion me akuza të pabaza
Published in Recensione
on 18 - 02 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: Darko Aleskov, nga udhëheqës i MOST-it, u bë investitor dhe pronar i ndërtesave në Bardovc]
Tekst i përpiluar vetëm në bazë të akuzave të bëra në mënyrë paushalle, pa ofruar asnjë dëshmi, dokument ose ndonjë vërtetim për atë që është shkruar. Artikull që shërben për manipulim, mirëpo edhe për prishjen e autoritetit dhe profesionalizmit të kryetarit të OJQ-së “Most”, e cila e bën vëzhgimin e zgjedhjeve.
Linku deri te artikulli origjinal: Darko Aleskov, nga udhëheqës i MOST-it, u bë investitor dhe pronar i ndërtesave në Bardovc
Data dhe koha e publikimit: 09.02.2016, 14:03
Data e recensionit: 16.02.2016
Recensues: Simona Atanasova
INVESTITOR, PRONAR I NDËRTESAVE – A KA DËSHMI?
Artikulli (që është marrë nga një medie tjetër dhe nuk është vendosur link), e akuzon njeriun e parë të OJQ-së “Most”, Darko Aleksov për bashkëpunim të ngushtë me LSDM-në, mirëpo edhe se është investitor i ndërtesave, pa publikuar dokumente si dëshmi për atë që është publikuar.
Në tekst thuhet se Aleksovi është dorë e zgjatur e LSDM-së, dhe se këtë e pranojnë edhe vetë disa anëtarë të partisë. Mirëpo nuk është e qartë ku janë ato pranime të anëtarëve të LSDM-së. Nuk ka asnjë citim, as kush dhe kur e ka bërë këtë pranim, kështu që kjo akuzë ri pezull në ajër.
Pastaj në artikull thuhet se në vitin 2008, Darko Aleksovi, së bashku me tre vetë nga familja Aleksov, Boban Aleksov, Gjorçe Aleksoski dhe Rosana Aleksoska, ka filluar ndërtimin e dy ndërtesave luksoze në Bardovc të Shkupit, edhe pse nuk ka dëshmi që do të shkonin në favor të pohimit se të përmendurit janë në lidhje familjare.
Poashtu, në tekst ka fotografi nga ndërtesat, ato janë përshkruar gjerë e gjatë, mirëpo mungojnë dokumente që e lidhin Darko Aleksovin me këtë pronë. Nuk përmendet, për shembull, asnjë dokument nga Agjencia për kadastrin e patundshmërive.
Përveç akuzave paushalle se Aleksovi është i lidhur me LSDM-në, kryetarin e “Most”-it e lidhin edhe me Fondacionin “Shoqëri e hapur” – Maqedoni (FSHHM), për të cilin në tekst thuhet se është financuesi kryesor i LSDM-së.
“Dihet se nëpërmjet OJQ-së së tij u rrotulluan 4 milionë euro vetëm për disa vite. Mbetet e hapur edhe çështja se cili drejtor i një OJQ-je normale, mund të bëhet investitor dhe ndërtues i ndërtesave që vlejnë miliona. Përndryshe, në një pjesë të projekteve të MOST-it të tij është futur në bashkëpunim edhe me Institutin Shoqëri e hapur, gjegjësisht SOROS Maqedoni, i cili është i njohur si financuesi kryesor i LSDM-së.”
Sipas asaj që është shkruar në tekst, diheshka sе nëpërmjet OJQ-së “Most”, Aleksovi ka rrotulluar 4 milionë euro për vetëm disa vite. Ajo që nuk dihet është se si është ardhur deri te këto të dhëna për financat e kësaj OJQ-je. Sqarim nuk ka as për lidhjen e “Most”-it me Sorosin, e as të Sorosit me LSDM-në.
Në këtë publikim janë futur fotografi të pronave, financa, akuza pa asnjë lidhje të dëshmuar ndërmjet tyre. Një medie relevante nuk guxon të spekulojë me të dhëna të pakonfirmuara dhe ta manipulojë publikun pa ofruar gjatë kësaj dëshmi për atë që e thotë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e