verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kopjimi i pjesshëm i lajmeve është gabim i dyfishtë

on 27 - 08 - 2015       
Zhurnal - BDI kunder nje njesise zgjedhore

[Recension: “BDI kundër një njësisë zgjedhore”]

Në media shpesh hasim në lajme të kopjuara nga mediat tjera, dhe janë goxha të shpeshta edhe rastet kur as nuk citohet media nga ku është marrë teksti. Ky tekst, përveç që i ka këto dy aspekte negative ka edhe një të tretë; informacioni nuk është marrë i plotë dhe si i tillë është i mangët dhe jo gjithëpërfshirës.

Zhurnal - BDI kunder nje njesise zgjedhoreLinku për te artikulli origjinal: “BDI kundër një njësisë zgjedhore”
Data e publikimit: 21.08.2015
Data e recensionit: 25.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Gazetaria në një vend demokratik supozohet të jetë profesion që mbron interesin e njerëzve dhe vihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave e tyre. Çfarë ndodh kur këto të drejta i shkel vetë një medie? Si një nga të drejtat që gazetarët e mediave tona sot shkelin më shumë, është e drejta e autorit të teksteve gazetareske. Marrin tekstin e gatshëm, ndoshta i ndryshojnë pak titullin (si në rastin që analizojmë) dhe e publikojnë pa cituar faktin që ai është produkt i huaj.

Teksti që recensojmë është tekst origjinal i Televizionit Alsat-M me titull “BDI për sistem proporcional me lista të hapura” por i kopjuar nga zhurnal.mk.

Tekstit në fjalë do t’i referohemi thjesht me “media që ka ribotuar tekstin” për ta kujtuar që ka shkelur një nga parimet më të rëndësishme të gazetarisë të parapara në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë ku shkruhet:

“Mosrespektimi i të drejtave të autorit vlerësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.

Nesë informacioni është marrë ose parafrazuar nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën do të trajtohet si plagjiator, e jo për gazetar.”

Autori (ose më sakt media që e ka ribotuar tekstin) e ka kopjuar atë të përgjysmuar. E pasqyruar vetëm kjo pjesë e tekstit tregon njëanshmëri sepse përjashtohet pala tjetër, gjegjësisht deklarata e Liljana Popovskës që përfaqëson mendimin e grupit që përkrah idenë e kundërt nga idea e BDI-së.

Teksti origjinal jep informacione edhe për mbarëvarjen e bisedimeve të grupit të punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor por që nuk gjinden në tekstin që recensojmë.

Media që ka ribotuar tekstin e kopjuar, përveç që ka bërë gabimin e moscitimit të autorit të tekstit origjinal, e ka marrë atë jo të plotë duke e bërë të njëanshëm dhe e privon lexuesin nga marrja e informacioneve shtesë që i ka teksti origjinal.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

fshihet nje pjese e tekstit origjinal

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja