verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kujdes i shtuar gjatë raportimit në situata tragjike

on 6 - 08 - 2015       

[Recension: Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë]

Në momente të një interesi të madh publik për tu informuar rreth ngjarjeve si fatkeqësitë natyrore, verifikimi i informacioneve, sidomos ai që ka të bëjë me viktimat duhet të jete i madh. Është detyrë e gazetarit që të verifikojë lajmet për t’ia përcjellë opinionit informacionin e saktë, nga burime të shumta dhe të plotë.

 

tetovaLinku deri te artikulli origjinal: “Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë

Data dhe koha e publikimit: 3.08.2015

Data e recensionit: 6. 08. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

 

Rasti i vërshimeve në Tetovë thekson edhe një herë rëndësinë e parimit të gazetarisë profesionale, që para çdo publikimi të informacioneve, ato duhen verifikuar mirë. Sidomos në raste të tilla, saktësia është më e rëndësishme se sa shpejtësia e dhënies së informacionit. Produkti gazetaresk që po e recensojmë nis me titullin: “Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë”, por në tekst nuk ka referime nga burime zyrtare që të bëjnë të besueshëm plotësisht lajmin. Në raste emergjente, ku gazetarët janë në terren dhe raportojnë mbi atë çka shohin, njoftimet nga institucionet marrin rëndësi sepse ato janë të vetmet që verifikojnë numrin e viktimave. Por edhe këto njoftime duhen analizuar me kujdes. Disa herë, si në rastin konkret edhe pse citohen burime zyrtare të institucioneve të ndryshme, krijohet paqartësi.

Është e rëndësishme që për numrin e viktimave të citohen vetëm burime zyrtare. Informacionet e prezantuara krijojnë paqartësi për numrin e viktimave, që pa dyshim s’ka qenë qëllimi i lajmit.

“Siç është konfirmuar nga SPB Tetovë, një vajzë 14 vjeçare pa shenja jete u soll në Spitalin e Tetovës. Sedimentet nga uji, balta dhe shkëmbinj në Reçicë të Madhe kanë hedhur dhe trupin e një djali 10 vjeçar identiteti i të cilit do të përcaktohet si shtesë.”

Në tekst nuk jepen të dhëna zyrtare edhe kur shkruan se Qendra për menaxhim ka konfirmuar për tre viktima tjera.

“Qendra për Menaxhimin e Krizave ka konfirmuar se bëhet fjalë edhe për tre viktima të tjeta në Shipkovicë.”

E më pas deklarata zyrtare e SPB-së e cila jep të dhëna tjera.

“H.F. (83) dhe A.M. (14) nga Shipkovica, A.I. (7) nga Tetova dhe R.A. (15) nga Shipkovica janë katër viktimat nga moti i djeshëm i ligë në rajonin e Tetovës, konfirmoi sot në mëngjes Sektori për punë të brendshme. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë gjashtëvjeçare nga Shipkovica. “Të lënduar tani për tani janë 11 persona, më së shumti nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, tha Josifovski.”

Në raste të fatkeqësive natyrore dhe situata emergjente përgjegjësia e gazetarit dyfishohet, andaj sidomos kur bëhet fjalë për viktima duhet të ketë kujdes me numrat që publikohen, siç krijohet përshtypja nga teksti që po recensojmë, sepse në disa raste edhe burimet zyrtare mund të krijojnë paqartësi. Në raste të tilla verifikimi i saktë është veprimi i duhur, pa çka se njoftimi mund të dalë më vonë në opinion.

Raportimi duhet të jetë në përputhje me kodin e gazetarëve ku parashikohet kujdes gjatë përpilimit të informacioneve sidomos ndaj familjarëve dhe të miturve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja