verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kujdes: kyçet detektori partiak për nebuloza!

on 1 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___kurir-mk_makedonija_vesti_u

 [Recension: Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma (FOTO)]

Një nga gjërat e para që mësohen në praktikën e gazetarisë është se edhe “nuk kam çka të deklaro” është – deklaratë! Nga ana tjetër, deklaratat, thëniet e personave publikë, politikanëve dhe pjesëtarëve të profesioneve të tjera publike, pa marrë parasysh se sa të varfëra dhe të padefinuara, të pavërteta, të vrazhda janë, paraqesin pasuri për shkak se fjala e thënë publike është njëra nga bazat në të cilat mbështetet informata e vërtetë, si bazë e gazetarisë objektive dhe profesionale.

Prandaj, titulli “Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma”, i artikullit që e recensojmë është alarmi i parë që kyçet edhe para se të lexohet ky tekst. Vlerësimi se bëhet fjalë për intervistë nebuloze të Sllobodan Bogoevskit, ish-njeriut të parë të DSK-së dhe njeriut që është thellë i involvuar në shumë ngjarje me rëndësi për jetën politike dhe shoqërore në Maqedoni në njëzet vitet e fundit, personi, i cili është shumë mirë i informuar për detajet e lojërave prapa kuintave në ambientin politik dhe afarist të Maqedonisë dhe më gjerë të Ballkanit, është gjithçka tjetër, mirëpo jo edhe – qëndrim gazetaresk.

Duke mos hyrë në atë se a ka qenë Bogoevski, në intervistën për televizionin “Telma” (e cila është shkak për këtë artikull, dhe e cila shkaktoi tërmet të vërtetë në publikun vendor), bashkëbisedues interesant ose jo, a ka thënë fakte të sakta ose jo të sakta, a ka qenë i anshëm ose objektiv kur ka paraqitur të dhëna për persona të caktuar, pohimet e tij paraqesin bazë dhe burim të pasur të elementeve, nga të cilat një gazetar, një medie, më tutje mund të hulumtojë dhe të konstatojë se a bëhet fjalë për gjëra të vërteta ose gënjeshtra, e nëse është shumë i aftë, edhe do ta dëshmojë se pse është thënë ajo që është thënë. Një intervistë mund të jetë atraktive ose e mërzitshme, varësisht nga ajo se me çfarë pyetjesh gazetari ka tentuar ta nxjerrë të vërtetën nga bashkëbiseduesi dhe sa ai ka qenë i disponuar ta thotë të vërtetën, sa ajo intervistë ka shkaktuar trazira ose ka kaluar pa u vërejtur fare nga publiku, mirëpo assesi “nebuloze”. Pohimi se intervista ka qenë “nebuloze” është politik, e jo qëndrim i bazuar mbi ndonjë standard apo kriter gazetaresk. Gazetarët nuk merren me atë se a është ndonjë deklaratë nebuloze, por e hulumtojnë vërtetësinë e saj!

Рецензија:Внимание, вклучен партскиот детектор за небулози!Linku deri te artikulli origjinal: Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 27.10.2016, 18:53

Data e recensionit: 29.10.2016

Recensues: Јugosllava Dukovska

AKUZA DHE OFENDIME

Artikulli bazohet në dy fotografi të publikuara në profilin në Facebook të një personi, për t; cilin thuhet se është nip i Dragan Bogdanovski, themelues i VMRO-DPMNE-së, me të cilat mbështetet pohimi se Sasho Mijallkovi ka qenë anëtar i Sasho Mijallkovit që nga viti 1990. Përveç fotografive, për të cilat mund të thuhet se janë bërë moti, në tekst nuk ka asnjë fakt, mirëpo ka pohime, akuza dhe ofendime të pabaza, drejtuar Sllobodan Bogoevskit, në stilin e qërimit personal të hesapeve me të:

“Sllobodan Bogoevski në “5 minutat e famës” së tij, dje tha gënjeshtra të shumta, pa asnjë argument”.

Edhe kjo edhe pohimet e tjera janë shkruar pa iu referuar asnjë burimi  dhe nga kjo mund të konstatohet se pohimi është qëndrim i autorit dhe i redaksisë. Mirëpo, qëndrimi personal i gazetarit asnjëher nuk është mënyrë në të cilën shkruhet një lajm ose një informatë, ai shprehet në koment, qëndrim, kolumnë, e jo të maskohet në formë të tekstit informativ.

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. • Gazetarët kanë të drejtë të kenë mendimin, qëndrimin dhe gjykimin e tij tyre, mirëpo nuk guxojnë që mendimin personal ta kamuflojnë si fakt. • Duhet të bëhet ndarje e qartë ndërmjet asaj se ç’është fakt dhe informatë, e ç’është koment, supozim ose qëndrim i autorit që të evitohet dezinformimi dhe manipulimi me publikun. (Doracakut për etikë dhe gazetari, SHGM)

Në këtë fjali, për shembull, nuk ka as fakt as lajm, mirëpo ka mendim dhe koment:

“Intervista e Aleksandar Çomovskit me Sllobodan Bogoevskin ishte intervistë ku u thanë gënjeshtra të shumta me qëllim që të manipulohet publiku, në prag të zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor”.

KUSH KË E DEMANTON DHE PËR ÇKA?

Kush thotë se në intervistë janë thënë gënjeshtra, gazetari apo ndonjë burim i paemëruar? Si dhe mbi çfarë baze është konstatuar se bashkëbisedues i Çomovskit ka dëshiruar ta manipulojë publikun në prag të zgjedhjeve? A janë dëshmi dy fotografitë, në të cilat, sipas pohimit, figuron edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, se e gjithë intervista e Bogoevskit, që zgjati më se 70 minuta, është gënjeshtër? Cilin detal apo pohim të prezantuar nga ana e Bogoevskit, e demantojnë këto dy fotografi? Në asnjërën nga këto pyetje teksti nuk ofron përgjigje.

Ky artikull për pohimet e tij serioze nuk ofron dëshmi me përjashtim të dy fotografive, mirëpo gjëja e vetme që ato do të mund ta vërtetonin është se Sasho Mijallkovi dhe disa njerëz nga rrethi i themeluesve të VMRO-DPMNE-së njihen që nga e kaluara, mirëpo nuk mund ta demantojnë gjithë intervistën e Bogoevskit.

Poashtu, në titull thuhet “Edhe një demant…”, e në tekst nuk theksohet se kush tjetër, paraprakisht, e ka demantuar Bogoevskin. Artikulli i refefrohet vetëm komunikatës së VMRO-DPMNE-s ku thuhet se ndaj Bogoevskit do të parashtrohet padi për shpifje para gjykatës kompetente (duke mos theksuar për çka saktësisht). Padia për shpifje nuk është demant, këtë e ka të qartë edhe publiku lexues, të cilit i drejtohet ky tekst.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja