verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kumtesë e kopjuar si lajm, pa interes të veçantë për publikun

on 2 - 12 - 2016       

[Recension: Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup në mbledhjen e rregullt analizoi rrjedhjën e procesit arsimor]

Ngjarjet duhet të kategorizohen. Duhet vlerësuar se cilat meritojnë vëmendje të medieve, e cilat jo. Nuk është e shkruar dhe as e thënë askund se mediumet janë të obliguar të përcjellin në opinion çdo njoftim që buron nga ndonjë institucion.

Lajmi që po recensojmë, në fakt, nuk është lajm por thjeshtë një artikull, teksti i të cilit është marrë pothuajse kryekëput nga kumtesa e Universitetit “Nënë Tereza”. Veprimi është ‘i kuptueshëm’, pasi që kështu veprojnë mediumet jo profesionale në shumë raste. Megjithatë, aspak nuk është e kapshme, as për publikun, se cili është qëllimi i lajmit.

Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup mbajti mbledhjen e rregullt në të cilën u analizua rrjedhja e procesit arsimor dhe konsolidues i Universitetit “Nënë Tereza” . Siç citohet në njoftimin e këtij institucioni, në mbledhje u konstatua që procesi edukativo –arsimor dhe konsolidimi institucional i universitetit rrjedh dhe zhvillohet në përputhje me normat ligjore dhe programin e definuar .

Cili është interesi i lexuesve në këtë rast? Fundja, një mbledhje e Këshillit të Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe vendimet që dalin nga ajo mbledhje, janë më shumë njoftime për stafin akademik se sa informacione, të cilat meritojnë të ndahen me publikun.

keshilli-i-rektoratit-te-universitetit-nene-tereza-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Këshilli i Rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup në mbledhjen e rregullt analizoi rrjedhjën e procesit arsimor
Data dhe koha e publikimit: 29.11.2016
Data e recensionit: 29.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike, institucionet dhe qëndrimet individuale të qytetarëve. Këtë e referon edhe Kodi etik i gazetarëve.

Duke marrë parasysh vonesën në fillimin e vitit të ri akademik dhe me qëllim të përmbushjes së plotë të plan-programit të studimeve, u mor vendimi për përshtatjen e orarit duke e shtrirë atë deri në datën 22 janar 2017. Provimet për studentët do të organizohen në pjesën e parë të shkurtit në mënyrë që semestri i dytë të fillojë në kohën e definuar sikurse edhe në të gjitha universitet e tjera .

Se teksti është marrë pothuajse pa intervenim dhe si i tillë është publikuar, dëshmohet edhe nga gabimet drejtshkrimore. Në fillim të paragrafit përmbyllës, fjala “procedurave” është transmetuar si “proceduarve”.

Më qëllim të përshpejtimit të proceduarve për fillimin e punimeve për ndërtimin e hapësirave të reja për Universitetin Nëna Terezë në Shkup,Këshilli i Rektoratit mori vendimin për krijimin e Grupit punues për definimin e programit për projektin,respektivisht përmbajtjen e çdo njësie të tij në përputhje me standardet më të larta për organizimin e studimeve dhe aktivitetit shkencor me standardet më të larta.

Çështja e publikimit të kumtesave sikur lajme në disa raste ka qenë edhe objektiv i recensioneve, analizave dhe leksioneve gazetareske të Servisit për Verifikim të Fakteve. Në disa prej tyre kemi theksuar (duke iu referuar parimeve profesionale të gazetarisë) se kumtesat janë vetëm informacion dhe qëndrim i një pale. Ato mund të shfrytëzohen dhe transmetohen, por jo kryekëput, pasi që në këtë rast gazetari apo redaksia merr rolin e zëdhënësit të institucionit, cilitdo qoftë ai.

Mirëpo, kumtesa në fjalë do të mund të ishte pikënisje për tema me interes të veçantë për publikun. Për shembull, në kumtesë flitet për një grup pune dhe zgjatje të semestrit me qëllim që të arrihet në kohë plan programi i parashikuar për një semestër fakultativ. Në këtë drejtim, gazetari profesionist do të interesohej për mangësitë e deritanishme në funksionimin e këtij universiteti. Qëndrimi i tij, edhe pse është zyrtar, duhet të verifikohet, e jo t’i imponohet publikut ose lexuesit si informatë e vetme, duke mos e plotësuar edhe më përfshirjen e burimeve të tjera në tekst.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja