verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur gazetaria keqpërdor fenë në kontekst politik

on 26 - 10 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

[Recension: “Muki pa komplekse citon Kuranin – (Politikanët tjerë shqiptarë “më katolik se papa”)!”]

Nxitja e urrejtjes dhe paragjykimeve të cilësdo ideologjie, besimi ose etnie, është e papranueshme në gazetari. Roli i gazetarit përkon me respektimin e diversitetit dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi, pa marrë parasysh përkatësinë, si një prej parimeve bazë të demokracisë. Besimi nuk është kriter profesional për të vlerësuar një politikan, edhe pse shpeshherë ndodh që në opinion të diskutohet përkatësia fetare apo përkushtimi i politikanëve ndaj fesë. Këtu pjesë të fajit kanë edhe vetë politikanët, të cilët shpesh keqpërdorin fenë në kontekst politik.

lajm_mzekiri_islam_katolik2Linku deri te artikulli origjinal: “Muki pa komplekse citon Kuranin – (Politikanët tjerë shqiptarë “më katolik se papa”)!”

Data dhe koha e publikimit: 21.10.2016, 11:22

Data e recensionit: 23.10.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Besimi ose feja nuk bën pjesë në virtytet e nevojshme për vlerësimin e profesionalizmit ose aftësisë së një politikani. Ajo duhet të trajtohet si një gjë që është tërësisht në sferën private, një gjë, të cilën gazetari, nëse nuk është vërtetë e nevojshme për të sqaruar mirë ndonjë ngjarje, nuk duhet ta theksojë aspak. Ky aspekt privat i një funksionari, nuk guxon të jetë mjet matës për vlerën e tij.

“Politikani më i ri shqiptarë (antarë në LSDM, Muhamed Zekiri vazhdon kohë pas kohe të poston ajete nga Kurani në rrjetin social Facebook ashtu si ka vepruar gjithmonë, dhe kjo më se duket nuk u pengon bashpartiakëve të tij nga LSDM-ja, për dallim nga partia në pushtet VMRO e cila pikërisht këta thënie Islame nga Muhamed Zekiri gjithmon i ka therr në sy. Ndërsa politikanët tanë tjerë shqiptarë në shumicën e rasteve i sheh “më katolik se papa”…”

Pa cituar postimin e Muhamed Zekirit dhe atë që ai privatisht ka shprehur në profilin e tij personal në rrjetet sociale (sepse nuk është objekt i analizës tonë), vlerësimi se ai nga ky aspekt është më i mirë se politikanët tjerë shqiptarë dhe se për këtë qenka therrë në sy e një subjekti politik të etnisë tjetër, është plotësisht i gabuar nga ana e gazetarit. Me këtë, me ose pa dashje, autori bën krahasime mes feve por edhe mes asaj kush është më shumë ose më pak besimtar, gjë që është nxitje të përçarjes fetare, duke mos munguar as gjuha nxitëse në aspekt ndëretnik. Jo vetëm sepse identitetin etnik e lidh ngushtë me identitetin fetar, gjë që nuk duhet të jetë ashtu, por edhe për shkak të asaj që, sipas autorit, ata që nuk janë të këtillë si Zekiri, pretendohet se janë “më katolikë se Papa”.

E keqja për autorin, konkretisht në këtë rast, e thënë në formë indirekte, nuk është katolicizmi. Ai vetëm përdoret si “mjet” për të arritur deri te ‘e keqja’ e pasqyruar në partinë VMRO, për të cilën vlerësohet se ka probleme me thëniet nga Islami.

Kodin Etik të gazetarit shkruan:

Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për temat e ndieshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në mënyrë adekuate.

Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij, duhet të bëjë kujdes për zgjedhjen e tyre 10. 11. Doracak për etikën në gazetari 22 dhe nuk guxon të ofendojë ose të përqesh. Gazetari profesional asnjeherë nuk do të flasë për persona në bazë të stereotipeve dhe paragjykimeve për racën, gjininë, moshën, fenë, përkatësinë etnike, orientimin seksual, hendikapit fizik, pamjes fizike ose statusit social.

Pretendimet, të tilla siç janë shtruar në këtë përmbajtje, nuk mbajnë ujë fare dhe janë të palejueshme në gazetari. Është e kotë të thuhet se tekstit i mungojnë burimet për të pasqyruar mirë çështjen dhe se është i mbushur me komente. Thjeshtë, gjërat nuk duhet të gjeneralizohen dhe stereotipizohen. Ndërsa, e drejta e secilit të besojë atë që do, pa bërë krahasime se kush është në besim të drejtë apo më i devotshëm, duhet të respektohet. Pa marrë parasysh funksionin e tij në jetën publike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

gjuhë ofenduese

Gjuhe nxitëse në kontekst etnik dhe fetar

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim fetar

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.