verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Lajme” nga bota me “mëlmesa” lokale, recetë për klikime e jo për informim

on 16 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “30 shtetas të Maqedonisë rrihen mes vete në Berlin shkak i politikës”]

 Që ka lajme pjesërisht të rreme në portalet që synojnë publikun në Maqedoni, kjo dihet. Por që të gjesh një provë të pastër për këtë gjetje, fund e krye, një lajm të tërë, kjo ndodh pak më rrallë.

[Recension: “30 shtetas të Maqedonisë rrihen mes vete në Berlin shkak i politikës”]Linku për te artikulli origjinal: 30 shtetas të Maqedonisë rrihen mes vete në Berlin shkak i politikës

Data dhe koha e publikimit: 12.01.2017

Data e recensionit: 16.01.2017

Recensues: Agron Vrangalla

Teksti i këtij linku këtu është një prej këtyre përmbajtjeve. Domethënë, nuk ka asnjë element të vetëm që do të na kishte bindur se lajmi përmban një pjesë të një ngjarjeje të vërtetë.

Titulli i këtij lajmi, përveç se është një gënjeshtër, është edhe provokativ, sensacionalist, konspirativ, nxitës e kështu me radhë. Është për të ardhur keq kur e mendon se sa larg ka vajtur manipulimi i mediave, e në veçanti i një pjese të portaleve në Maqedoni. Këto nuk janë gabime të rastësishme që mund të mirëkuptohen dhe falen.

Është interesant, sepse tekstet e tilla nuk janë as agjitacion e propagandë me prapaskenë politike. Propaganda ka një strukturë tjetër, është e kamufluar me copëza të së vërtetës, luan herë me racion e herë me ndjenjat, përbëhet nga konstruksioni që ka një rrjedhë logjike mbi gjërat. Se edhe të gënjesh nuk është kollaj. Pastaj, kë do gënjesh? Publiku nuk është dele, edhe ai i di gjërat, siç i dinë ata që ndërtojnë propagandën nëpërmjet informimit.

Ndërkohë që lajmi në fjalë ka dalë jashtë çdo kornize. Është e vështirë t’i gjendet një emër. Ka analogji me scoop-in, i cili nënkupton një zbulim krejt të veçantë, për të cilin gjithë të tjerët (gazetarë dhe publik) ende nuk janë në dijeni. Ose, është një rast i përgatitur nga të tjerët që gazetari ta përdorë në dobi apo në dëm të dikujt. Mbase, mund t’i afrohet scoop-it në ndonjë element si analogji, por prapë, larg asaj se është i tillë.

Me rëndësi është të thuhet se çdo informacion, i saktë apo i rrejshëm, kërkon plan për ta ndërtuar, kërkon kohë dhe përdorim të intelektit. Kujdes, gënjeshtarët janë njerëz të zgjuar. Shkelin mbi parimet njerëzore, por, që janë të zgjuar, janë.

E ky lajmi këtu duket si një copë guri që dikush e ka sjellë nga Marsi, nuk ka emër. Është postuar një fotografi (supozojmë, sipas asaj që duket, të jetë e shkëputur nga ndonjë video) ku shihet se një grup njerëzish përleshen në mes tyre. Shoqëruar me të, janë postuar nja pesë rreshta tekst, që thotë se gjatë një feste për Krishtlindje në Berlin, tridhjetë persona në gjendje të dehur janë rrahur me grushte për shkaqe politike.

As deklarata ka, as konfirmim zyrtar, as ndonjë simbolikë në imazhin e shfaqur, as ndonjë dëshmi tjetër, që e vërteton këtë… Të paktën videon ta kishin postuar. Dhe, thuhet se bëhet fjalë për një grup njerëzish nga diaspora e Maqedonisë!

Këso lloj publikimesh, lërë që nuk u beson njeri, por në radhë të parë nuk janë aspak të dobishme për vetë portalet që i publikojnë, ngase nuk ka asnjë lloj përfitimi nga këto, përveç përfitimit minor dhe afatshkurtër të klikimeve të gjeneruara nga vetë teksti. Shikuar në afate pak më të gjata, vetëm dëme mund të kenë. Prandaj, është e rëndësishme që çdo lloj publikimi të ketë një lloj premise që legjitimon interesin publik nga njëra anë, si dhe vërtetësinë e lajmit nga ana tjetër.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja