verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ja ku po fshihet propaganda, prapa gazetarisë joprofesioniste

on 16 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Ku po fshihet Muki?]

Gazetarët janë të detyruar t’i njohin dhe respektojnë parimet e funksionimit, si në gazetari, ashtu edhe në politikë. Gjithashtu, ata janë të obliguar moralisht dhe profesionalisht të mos bëhen pjesë e ngjarjes apo tregimit për të cilin raportojnë dhe të mos jenë pjesë e çështjeve që i trajtojnë apo për të cilat informojnë. Kur krijon përmbajtje informative për publikun, gazetari duhet të mos i merr afër zemrës gjërat dhe të mos ndikohet nga emocionet gjatë raportimit.

Lajmi, të cilin po e recensojmë, ka të bëjë më qasje tendencioze ndaj një deputeti. Sigurisht se heshtja e një deputeti për një çështje nuk duhet të thotë heshtje edhe për gazetarin, por edhe anashkalimi i përgjegjësisë së gazetarit të raportojë siç parashohin rregullat e profesionit është qasje fare e gabuar, e për këtë nuk është fajtor deputeti, por vetë autori i tekstit.

Deputeti shqiptarët nga rradhët e LSDM-së Muhamed Zekiri, para betimin në Parlamentin e Maqedonisë ishte zotuar se, do ti realizoj të gjitha premtimeve e dhëna gjatë fushatës elektorale. Duke cituar profetin Muhamed a.s, ai gjithashtu është zotuar se do ta flasë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, njofton agjencia e lajmeve INA.

Një nga veprimet joprofesionale, por jo edhe më flagranti në këtë tekst, është se lajmi është filluar me një tentim për sfond. Në të nuk është respektuar parimi i piramidës së përmbysur, që nënkupton se teksti nuk ka filluar me lajm, por me informacionin shtesë, duke tentuar të na japë së pari “prapaskenën”, sigurisht sipas interpretimeve personale të autorit. I gjithë qëllimi tendencioz zbulohet dhe është vendosur në fund.

Ku po fshihet Muki screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ku po fshihet Muki?
Data dhe koha e publikimit: 12.01.2017
Data e recensionit: 14.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst nuk është përmendur askund nëse për “heshtjen” e deritanishme të deputetit Zekiri është kërkuar qëndrimin i tij lidhur me çështjet për të cilat shkruhet. Askund nuk thuhet se i apostrofuari është kërkuar për qëndrim ose jo. Kjo nënkupton se në artikull nuk ka lajm, por thjeshtë një ‘rifreskim’ të ndodhive pa tentim për të sjellë ndonjë gjë të re, që sipas gazetarisë profesionale nuk përbën lajm. Bile, edhe ky rikujtim për qëndrimet e Zekirit nuk na ofrohet në mënyrë profesionale, me citate të personit të përfolur dhe kohën kur ai i ka thënë, por vetëm duke na i ritreguar në stil të lirë premtimet dhe qëndrimet e tija nga e kaluara.

Zekiri kishte premtuar edhe zbatimin e gjuhës shqipe, mirëpo kur kanë filluar matematikat për formimin e qeverisë, ai duket më i heshtur se kurrë. Heshtja e çuditshme e LSDM-së ndaj platformës shqiptare po habitur shqiptarët në Maqedoni, të cilët i dhanë më shumë se 50 mijë vota. (INA)

Po, të kthehemi te heshtja, E theksuam në fillim se konstatimi i ndonjë ‘heshtjeje’ të dikujt nuk është fillimi dhe fundi i detyrës së gazetarit.

E para, të themi se nëse për platformën e partive shqiptare del se ka heshtur LSDM-ja, kjo nuk nënkupton se e gjithë përgjegjësia shkon në llogari të deputetit Zekiri. Për këtë, gazetari është i detyruar, fillimisht, të kërkojë qëndrimin partiak. Dhe, nuk është etike dhe profesionale që në tekste gazetareske vetëm të thuhet se nuk është komentuar platforma e partive shqiptare dhe se LSDM-ja vazhdon të heshtë, edhe në qoftë ashtu. Për çdo lajm të ri, nevojitet qëndrim i ri. Lexuesi nuk ka nevojë të “informohet” për lajme të vjetra. Çdo tentim i ri për qëndrim, nënkupton edhe vetë qëndrim, pavarësisht veprimit të palës tjetër, në këtë rast të LSDM-së në pyetjet e gazetarit.

Përveç kësaj, në vend se të vendoset vet në rolin e analistit dhe interpretuesit të ‘heshtjes’, ka qenë gjë që nuk kërkon shumë mund, që të kerkohen qëndrimet e konkurrencës politike, vlerësimet e njohësve të mirë të çështjes dhe rrethanave politike në Maqedoni, burimeve tjera të afërta me partinë opozitare, politologëve, e pse jo, të pyeten edhe qytetarët për temën që është trajtuar në këtë përmbajtje. Në këtë mënyrë, shkrimi do të ishte shumë më afër asaj që të jetë lajm i vërtetë. Kështu siç është bërë, rezulton të jetë më tepër afër propagandës, një koment i kamufluar si lajm dhe instrumentalizim i medias për qërim hesapesh me individë në politikë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

Një pjesë e tyre

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Ndoshta

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja