Lajmet e pasakta e çojnë medien në izolim
Published in Recensione
on 26 - 02 - 2016 Author: Benjamin Arifi[Recension: “Përçarje në LSDM: Zaev e çoi partinë në izolim”]
Ata që ndjekin rregullisht mediat në vend, shumë thjeshtë dinë të bëjnë dallimin mes informacionit objektiv dhe atij të dyshimtë, shpesh pa lexuar përmbajtjen por vetëm duke parë median që e transmeton. Edhe gazetarët e njohin mirë punën e njëri tjetrit dhe njohin tonet tendencioze të kolegëve. Kështu që kur vendosim të transmetojmë një punë tendencioze të kolegëve të medias tjetër, do të thotë se e bëjmë me vetëdije dhe me qëllimin e njëjtë si kolegu, në të kundërt, natyrisht që do ta verifikonim.
Linku deri tek artikulli original: Përçarje në LSDM: Zaev e çoi partinë në izolim
Data dhe koha e publikimit: 16.01.2016
Data e recensionit: 25.01.2016
Recenzues: Benjamin Arif
Teksti i cili është objekt recensioni ka të bëjë me gjendjen në partinë e LSDM-së menjëherë pas bisedimeve me komesionerin Johanes Hahn në Përzhino. Në fakt, media shqiptare tekstin e ka të transmetuar të plotë nga një media maqedonase, ndërsa nuk ka tentuar që të konfirmojë pohimet e medies nga ku edhe e ka marrë lajmin.
“Lideri i LSDM-së mbrëmë është humbur në bisedimet në Përzhinë. Pjesëmarrësit në bisedime thonë se ai është sjellë shumë çuditshëm dhe se disa herë faktori ndërkombëtar ka qenë i detyruar t’i drejtohet me zë të lartë dhe me fjalor jodiplomatik për ta kthyer në botën reale, transmeton Zhurnal”
Këto pretendime të portalit maqedonas, mediumi shqiptarë i ka marrë të gatshme dhe nuk ka tentuar që të kërkojë konfirmim nga pala e përmendur në tekst, në këtë rast nga partia LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev. Madje në tekst gazetari në asnjë rast nuk hedh dyshim mbi pretendimet e medias nga ku edhe e ka marrë lajmin, edhe pse ajo pretendimet e saj i mbështet vetëm në burime anonime.
Ndërkaq gazetari profesionist në bazë të Kodit të gazetarëve është i obliguar që në rast të pamundësisë për ta vërtetuar lajmin, duhet ta theksojë këtë fakt.
“Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur….Gazetarët duhet të bëjnë dallimin mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komenteve”.
Teksti nuk i ngjan një lajmi dhe qëllimi i tij është i qartë; diskreditimi i kryetarit të LSDM-së kurse jo më kot janë përdorur edhe ndërkombëtarët në tekst si pretekst për të shtuar dozën e besueshmërisë ndaj asaj që thuhet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e