verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmet pa fakte, mjet i ushtrive të propagandës

on 25 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kim Mehmeti “gjeneral i ushtrisë së vdekur”?!]

Liria e shprehjes dhe mendimit politik ndryshe është komponentë e rëndësishme e demokracisë. Media jep një hapësirë për shprehjen e mendimit ndryshe dhe nuk guxon të manipulohet për të kënaqur apetitet e subjekteve të ndryshme politike, por duhet të jetë në shërbim të interesit të përgjithshëm. Mirëpo, kjo duhet bërë duke ofruar produkte gazetareske të argumentuara mirë dhe objektive, e jo vështrime personale dhe komente subjektive për ndonjë person publik apo opsion politik.

download (1)
Linku deri te artikulli origjinal:
 “Kim Mehmeti “gjeneral i ushtrisë së vdekur”?!”

Data dhe koha e publikimit: 23.05.2016

Data e recensionit: 25.04.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë, po të ishte në rubrikën koment ndoshta nuk do të recensohej. Mirëpo, ashtu siç është servuar në opinion, ky koment i maskuar si lajm nuk mban ujë. Gazetarët duhet të bëjnë dallimin mes komentit dhe lajmit. Sipas Kodit Etik gazetaresk, ata kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

“Kim Mehmeti, që veten e ka shpallur si zëdhënës i pakënaqësisë shqiptare , e ndajnë edhe pak ditë të quhet “zëdhënës i këshillit të vdekur”! Dhe, kjo ditë po vjen me hapa të shpejtuar! Çdo ditë që po kalon Kimi i afrohet, afër e më afër, titullit të merituar”.

Teksti sjell përfundim se Këshilli Opozitar është i vdekur dhe se përbëhet vetëm nga dy parti, me ç’rast njërën e shpall të vdekur, derisa tjetrës i jep vlerë, duke mos e bazuar në asnjë fakt këtë qëndrim. Në vend të kësaj qasjeje, teksti duhet të ofrojë sa më shumë argumente, që informacioni të jetë i besueshëm dhe objektiv.

“Për lexuesit që nuk kanë dëgjuar për këshillin opozitar, ai fillimisht u quajt “këshill mbipartiak”, por më vonë, pasi e panë se ai nuk ishte i tillë sepse nuk ishin të gjitha as partitë opozitare dhe aq më pak ato të pozitës, BDI dhe PDSH. Pra realisht nuk ishte as edhe “këshill opozitar”! Këshilli i ashtuquajtur “opozitar” numëronte dy parti, Lëvizja BESA dhe PPD. Lëvizja BESA, ende nuk është legjitmuar në zgjedhje, ku do të matet edhe pesha e saj politike. Ndërsa PPD ka “vdekur” si Parti para dy dekada”!

 

Standardet etike gazetareske mësojnë se media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt.

Ndryshe, në tekstin që po e recensojmë lakohet emri i Kim Mehmetit, sillen përfundime për aktivitetin e tij politik, ndërsa nuk është marrë asnjë prononcim nga i njëjti, për të komentuar akuzat e ngritura ndaj tij. Secili ka të drejtën e prononcimit, e sidomos pala e cila akuzohet në një tekst që pretendon të jetë informativ. Përveç kësaj, në përmbajtje mungojnë edhe prononcimet e profesionistëve të fushës, qytetarëve, por edhe të subjekteve tjera politike të përmendura apo që janë të rëndësishme në kontekst të kësaj përmbajtjeje. Kështu, artikulli do të fitonte nuancën e duhur për t’u quajtur lajm objektiv dhe i verifikuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja