Lajmet për rreziqe sigurie s’mund të bazohen vetëm në burime nga Facebooku!
Published in Recensione
on 7 - 03 - 2017 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Komandant Hoxha: Një grup i armatosur prej 80 personave gjindet në një vendbanim shqiptar në Maqedoni”]
Informacionet e ndjeshme dhe senzacionale, e sidomos ato që prekin temat e sigurisë në një shoqëri, duhet të marrin kujdesin e duhur nga çdo gazetar. Përveç nevojës për informim, ata duhet të kenë parasysh edhe aspektet tjera të rëndësishme të profesionit. Ky tekst është trajtuar pa seriozitetin e duhur në këto tema. Duke informuar “shkel e shko”, flitet për temë që thekson çështjen e rrezikut të sigurisë në vend dhe sigurisë së qytetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Komandant Hoxha: Një grup i armatosur prej 80 personave gjindet në një vendbanim shqiptar në Maqedoni”
Data dhe koha e publikimit: 18.02.2017, 8:50
Data e recensionit: 28.02.2017
Recensues: Fatlume Dervishi
Gazetari njofton për një grup personash të armatosur, të cilët sipas një statusi në rrjetin social Facebook, qëndrojnë në vende të banuara, gjë që logjikisht nënkupton se edhe banorët mund të jenë në rrezik.
“Xhezair Shaqiri i njohur si Komandan Hoxha prej luftës së 2001, në profilin e tij në facebook ka shkruar se me të komunikojn disa të persona që thonë së janë të armatosur dhe se gjendet në një vendbanim shqiptar në Maqedoni, raporton portali “tetova1”.
Komandant Hoxha ka një apel për të gjithë: Nese dikush ka info ku ndodhen keta djem ju thuani te largohen nga ai vend dhe lete kthehen tek familjet e tyre sepse dikush i ka derguar aty mish per top jo per patriotizem.”
E para, Facebook-u dhe shkrimet e ndonjë personi publik mund të jenë pikënisje, por nuk është relevant për të bazuar vetëm në të informacione kaq të rëndësishme. Duke pasur parasysh përvojën e hidhur të një pjesë të qytetarëve të vendit me raste të ngjashme, ky pohim ka shumë gjasa të shkaktojë frikë, pasiguri dhe panik te ata.
E dyta, para publikimit, autori domosdo duhet të kontaktojë organet relevante, për të pyetur nëse ata disponojnë të dhëna të këtilla dhe nëse po, atëherë autori do të duhej të interesohej nëse autoritetet i kanë marrë masat e nevojshme për parandalimin dhe adresimin adekuat të këtyre rasteve, nëse kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e jetës së qytetarëve, e të ngjashme.
- Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.
- Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetet, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezentimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.
Për më shumë të dhëna, të cilat mungojnë edhe në vetë prononcimin e transmetuar, gazetari duhet të kishte kontaktuar personalisht edhe personin që ka publikuar këtë indicie në rrjetet sociale. Verifikimi është primar. Personi i cituar mund të disponojë edhe me të dhëna shtesë, ose mund ta mohojë komplet postimin. Tek e fundit, askush nuk mban përgjegjësi për atë që poston në profilin privat në rrjetet sociale sepse ata nuk janë mjete zyrtare të komunikimit. Përveç kësaj, teksti ka mundur të përmbajë edhe vlerësimet e njohësve, ekspertëve të sigurisë, faktorëve politikë etj.
Me kaq pak informacion dhe kaq shumë mjegull, duke theksuar vetëm një pohim të pakonfirmuar që mund të krijojë frikë dhe pasiguri te qytetarët, me këtë tekst është treguar mangësi serioze në ushtrimin e profesionit të gazetarit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të konstatohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
nuk mund të përcaktohet
jokreativ
senzacionalist
adekuat
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
Nxit frikë dhe pasiguri
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e