verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi nuk guxon të (keq)interpretohet!

on 24 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Vendoset një kryq në Radishan]

Intepretimi dallon nga lajmi. Gazetarët, para se të vendosin të raportojnë për një çështje, duhet të jenë të sigurtë se kanë siguruar të gjitha elementet e nevojshme për një lajm profesional. Thirrja në burime jo relevante dhe kombinimi i tyre me elemente komentimi, ia zbeh artikullit elementet e lajmit. Për “betejën” e kryqit, gazetari është i detyruar të bëjë betejë profesionale, që nënkupton distancë, por edhe përfshirje të palëve të prekura në tekst.

Pas përplasjeve të fundit rreth ndërtimit të një kryqi gjigant në komunën e Butelit, si duket ende nuk është hequr dorë nga kjo ide. Kësaj radhe ”beteja” vazhdon në Radishan. Këtu është vendosur në kryq në mes të rrugës, por askush më parë nuk e ka hetuar. Banorët thonë se ka disa ditë që është vënë ky kryq, por nuk e dijnë se nga kush.

Vendoset një kryq në Radishan screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Vendoset një kryq në Radishan”
Data dhe koha e publikimit: 21.03.2016
Data e recensionit: 23.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Krahasimet dhe qëndrimet që bëhen në tekst, e që në fakt duhet t’i bëjnë lexuesit, janë qasje që mund të nxisë urrejtje ndërfetare. Në raste kur preken ndjenjat e publikut, sidomos në çështje fetare, autori duhet të zhvishet nga ndikimet dhe emocionet dhe të raportojë me përgjegjësi dhe duke u kujdesur për zbulimin dhe menjanimin e shkaqeve të konflikteve. Gazetari gjithsesi se mban përgjegjësi për fjalën e thënë në publik.

Neni 10 i Kodit etik, paragrafi 2: “Kodi etike dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik, për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit”.

Derisa për dikë, kryqi nuk i ofron asnjë përfitim dhe se duhet të ndërtohen fabrika, për dikë tjetër kryqet duhet të vendosen madje në vende më publike dhe të jenë më të mëdhenj, si ai që duhej të ndërtohet në Butel. Sipas TV Nova, kryqi i drunjtë në Radishan, së shpejti do të bëhet prej metali dhe do të ketë përmasa më të mëdhaja.

Aspekti multimedial është njëra ndër pikat kryesore të lajmit. Autori është i obliguar që gjithnjë të sigurojë fotografi (në këtë rast) e cila korrespondon me tekstin kryekëput. Sa është larg Radishani, që autori nuk ka mundur të dalë në terren dhe të shkrepë një fotografi që do të fliste më shumë se teksti? Lexuesi duhet të ketë të qartë se gazetaria profesionale funksionon me inspektimin në terren, që duhet ta bëjnë gazetarët. Fotografia e bashkëngjitur në tekstin që po recensojmë është e marrë prej diku tjetër dhe e pa cituar. Përveç kësaj, fakt tjetër që dëshmon veprimin jo profesional dhe qasjen jo serioze  është edhe mungesa e nënshkrimit të autorit nën këtë përmbajtje.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Të pakonfirmuara

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Burime të mediave tjera

jozyrtare

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Dyshohet!

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

gjuhë nxitëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

Manipulative

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja