verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Linçi drejtpërdrejt në TV: Mediet dhe supozimi i pafajësisë

on 9 - 12 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
При снимање на приведување на осомничени лицата треба да бидат затемнети. Фото: МВР - од вежба на полицијата
Gjatë inçizimit të arrestimit të të dyshuarve, fytyrat e tyre duhet të jenë të errësuara.Fotо: MPB – nga ushtrimi i policisë

Ku bashkohen respektimi i të drejtës së të dyshuarve dhe e drejta e publikut për të qenë i njoftuar? A janë mediet asistentë të xhelatëve për ekzekutim politik?

Shkruan: Zoran Bojarovski

Gjysmëterr është. Edhe pak do të agojë… Në vendin e ngjarjes dallohen hijet e forcave speciale të policisë. Fytyrat i kanë të mbuluara me maska. Jelek mbrojtës në gjoks. Armët janë zhbllokuar. Duhet të arrestohen persona të dyshuar për krim të rëndë.

Në mesin e policëve fillon të ndjehet mosdurim. Urdhër akoma nuk ka. Sekondat bëhen minuta…

– Çka pritet?

– I presim ata të televizionit…

– E po ja, ka këtu të televizionit – ia kthen i pari.

– Duhet të vijë edhe një tjetër – përgjigjet eprori që e ka dëgjuar bisedën.

A besoni në vërtetësinë e kësaj skene? Një aksion i rëndësishëm i policisë, e pret ardhjen e ekipit televiziv.

Kuptohet, çdo ngjashmëri me ngjarjet e vërteta është e rastësishme, mirëpo këto veprime janë shumë të qëllimshme. E se kanë qenë prakttikë, dëshmitarë kemi qenë edhe vetë si shikues. Se këto aranzhmane dhe policia kanë qenë të dakorduara ndërmjet nëpunësve të lartë policorë dhe redaktorëve ose pronarëve të medieve, e vërtetuan bisedat e përgjuara telefonike që u publikuan në telenovelën “Bomba”. Këto aranzhmane janë dakorduar në detaje dhe me medie të zgjedhura. A do të vazhdojnë të jenë praktikë – mbetet të shihet.

Ndonjëherë, kur ekipeve gazetareske u mbërzitet të zgjohen herët, para se të agojë, teknikët e njësive për krim-teknikë inçizojnë, e pastaj inçizimet, të cilat përndryshe janë material dëshmues, u dërgohen redaktorëve që të paketohen në storje “gazetareske”.

Nga e kaluara e jonë e afërt na kujtohen aksionet spektakolare të policisë: arrestimet e eksponuara në medie të ish-drejtorit të “Mobimak”-ut, Rubin Zarevskit, të mjekut me autoritet Dejan Dokiq; numri absolutisht joproporcional i forcave policore kur u bë invazioni i “Televizionit A1”; pastaj pasoi seria e arrestimeve policore-mediatike në aksionet “Syri i gjarpërit”, “Rover”, “Spiuni”, “Përçarësi”, “Justicia”, si dhe arrestimet jashtëzakonisht spektakolare të ish-ministrit për punë të brendshme dhe liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski, dhe të kolegut, gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, sikurse edhe shumë organizata të tjera të vendit dhe ndërkombëtare këto arrestime i futën në të gjitha raportet për shkeljen e të drejtave të njeriut për shkak të mënyrës së arrestimit. Të gjitha ato ishin spektakolare dhe qëllimisht të mbuluara nga mediet, me çka vazhduan praktikat e MPB-së për arrestim publik të të dyshuarve, që gjithsesi ndikon në supozimin e pafajësisë së të dyshuarve. Me veprimin e këtillë, vërehet tendenca e pushtetit ekzekutiv që të ndikojë mbi pushtetin gjyqësor, me çka shkilet parimi i sundimit të së drejtës, u theksua në komunikatën e Komitetit të Helsinkit më 10 tetor të vitit2014.

NDËRMJET SUPOZIMIT TË PAFAJËSISË DHE TË FAJIT

Sikurse, edhe çdo medalje, ashtu edhe ky fenomen i eksponimit mediatik të të dyshuarve, ka dy anë – e përparme dhe e pasme. Ana e përparme janë të drejtat e atyre që i arreston policia, ndërsa e pasmja është keqpërdorimi i autorizimeve të policisë, serviliteti mediatike dhe drama, gjegjësisht dhimbja shpirtërore e atyre që i ekspozohen publiku.

Eh, këto të drejtat e njeriut! Ç’të bëhet me to? Sa më e lehtë do të ishte puna e policisë sikur të mos ekzistonin ato. Plus edhe supozimi se janë të pafajshëm deri sa të mos dëshmohet se janë fajtorë.

A mund të arsyetohet lufta kundër krimit në qoftë se me të shkilen të drejtat e njeriut?

Kur zhvillohen debate parimore rreth këtyre çështjeve, me siguri nuk ka nevojë askë ta bindim në mënyrë të veçantë se të drejtat e njeriut janë të garanturara: të gjitha të drejtat e njeriut, çdokujt, çdokund dhe në çdo kohë. Duke e përfshirë edhe të drejtën për supozim të pafajësisë. Derisa të mos dëshmohet e kundërta dhe derisa të mos merret vendim i plotfuqishëm gjyqësor. Mbi këto parime bazohet i gjithë koncepti për të drejtat e njeriut, i gjykimit të drejtë dhe këto standarde janë përfshirë në dispozitat kushtetues dhe ligjore edhe në Maqedoni.

Vegla kyçe në këtë tregim është policia, mirëpo edhe medeit, të cilat, te ne, kryesisht nëpërmjet redaktorëve dhe pronarëve, bashkohen me qëllim që të krijojnë fotografia të cilat publikun duhet orientojnë drejt përfundimit se të arrestuarit janë fajtorë akoma para se të fillojë procesi gjyqësor. Sipas të gjitha standardeve dhe konventave për të drejtat e njeriut, shkeljet e parimit të supozimit të pafajësisë paraqet shkelje të atyre standardeve dhe konventave, ndërsa asistentët në këto shkelje – mediet – janë aleatë në shkeljen e të drejtave të njeriut. Veprimi i i tyre i këtillë nuk mund të amnestohet me asgjë. As para ligjit, as para kodit të profesionit, as para publikut demokratik.

EKSPONIMI BRUTAL MEDIATIK ËSHTË TORTURË

Kundërshtimi i veprimit të medieve me të drejtat universale të njeriut dhe me parimet e profesionit, kur ato ndërmjetësojnë në stigmatizimin publik dhe “dënimin” e të dyshuarve, nuk përfundon vetëm këtu. Siç mund të përfundojmë nga shembujt e jetës sonë bashkëkohore politike, dënimi mediatik mund të jetë shumë i vrazhdë. Njerëzit të cilët stigmatizohen, akuzohen, e madje edhe dënohen, që në këtë fazë, madje edhe atëherë kur marrin aktgjykime liruese, nuk mund ta fitojnë satisfaksionin e plotë moral. Kjo është sikur të përpiqeni ta mblidhni zallin që e shpërndajnë stuhitë mediatike në të gjitha anët.

Prandaj, koncepti i të drejtave të njeriut insiston se ato vlejnë për të gjithë, duke i përfshirë edhe ata që e kanë shkelur ligjin. Pa përjashtim.

Kjo, nga ana tjetër, nuk do të thotë se mediet nuk guxojnë të raportojnë në të gjitha fazat e ndonjë aksioni policor ose procedure gjyqësore. Përkundrazi. Megjithatë, ka rekomandime të caktuara të cilat, thjesht thënë, janë përfshirë në formulën: Nuk janë kontestuese informatat, kontestuese janë formulimet dhe veprimet. Edhe të policisë, mirëpo edhe të medieve – posaçërisht.

Policia nuk guxon të publikojë të dhëna të plota personale të njerëzve që janë arrestuar për shkak të proceduraver hetimore. Policia nuk guxon të publikojë fotografi ose video-inçizime të tyre. Policia nuk guxon të thotë se të arrestuarit kanë bërë vepër penale.

Në qoftë se mediet i transmetojnë këto veprime dhe formulime, atëherë edhe ato i shkelin normat ligjore dhe profesionale.

Sepse, nëse policia dhe mediet, në atë moment, në momentin e arrestimit, e dijnë dhe thonë publikisht se dikush është fajtor, atëherë pse ekzistojnë prokuroritë, gjykatat, ligjet dhe procedurat gjyqësore?

POLICIA E LONDRËS NUK PUBLIKON ASGJË NËSE NUK KA AKTPADI

Ja si punon policia e Londrës, sipas një artikulli gazetaresk me titull “Pranga dhe fotografi për frikë!”, që u publikua në “Nova Maqedonia”.

Policia e Londrës në punën e saj i shmanget publikimit të identitetit dhe të fotografive të të dyshuarve, mirëpo megjithatë nuk i pengon gazetarët ta kryejnë detyrën e tyre para gjykatave, sepse ato janë vende publike dhe inçizimi është i lejuar. Policët e Londrës shpeshherë i inçizojnë aksionet e tyre, mirëpo inçizimet që pastaj i ofrohen publikut janë me fytyra të mjegulluara. Prangat i shfrytëzojnë kur është e nevojshme.

Dallimi ndërmjet tyre dhe MPB-së është se ata asnjëherë nuk organizojnë konferenca për shtyp për aksione dhe arrestimet e tyre.

“Sa na përket neve, nuk e përmendim me emër asnjë që nuk është i akuzuar. Nëse dikush arrestohet me qëllim të marrjes në pyetje, emri i tij nuk publikohet. Nëse pastaj lëshohet pa akuzë, emir nuk publikohet. Identiteti publikohet vetëm atëherë kur personi është i akuzuar. Zakonisht ne nuk ofrojmë fotografit të të akuzuarit së bashku me aktpadinë. Në praktikë, nuk mbajmë konferencë për shtyp, ose nuk ndihmojmë për të organizuar konferencë për shtyp për arrestimin e dikujt. Në disa raste, kemi kamera gjatë arrestimit, inçizohet aksioni, dhe nëse inçizimi emitohet më vonë, kjo zakonisht bëhet me fytyra të pikselizuara, të fshehura. Ka raste të fotografimit gjatë arrestimit dhe të publikimit të fotografive të tyre, mirëpo nga ana jonë kjo bëhet vetëm nëse janë të akuzuar. Gjatë dërgimit në gjykatë, me siguri se të paditurin do ta fotografojnë në shoqërimin e policisë. Ne nuk do të ftonim gazetarë gjatë shoqërimit të tyre, mirëpo në të njëjtën kohë, as nuk do t’i përzinim ata, gjegjësisht nuk do të vendosnim korridor të rrethuar rreth gjykatës që ta pengojmë fotografimin për shkak se për ne gjykata është vend publik. Sa i përket prangave, përdorimi i tyre varet nga rasti në rast. Zakonisht gjatë rasteve të mashtrimeve të vogla nuk i përdorim, mirëpo megjithatë varet nga individët. Ka mundësi edhe persona që janë akuzuar për krime jo të dhunshme të përpiqen të ikin nga duart e policisë. Duhet të vlerësohet rrezikur dhe ndryshon prej njeriut në njeir”, thonë në policinë londineze, Metropolitan.

Edhe një çështjet tjetër që duhet ta kenë parasysh redaktorët dhe gazetarët, gjithmonë kur kërkohet prej tyre që të jenë pjesë e ndonjë aksioni policor. Nëse policia vendos se çka dhe si duhet të publikojnë mediet, atëherë pse na duhen gazetarët dhe redaktorët?

BURIME:

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja