verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

LSDM-ja është fajtore edhe kur VMRO-DPMNE-ja ka përparësi

on 3 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

http___kurir.mk_makedonija_vesti_n 11

[Anketë e re jorelevante e LSDM-së nëpërmjet agjencisë së tyre “Faktor Adria” nga Serbia]

Teksti është tendencioz, me vetë titullin manipulon dhe publikon shumë të pavërteta për një agjenci për hulumtim të mendimit publik dhe për opozitën. Qëllimi është që me çdo kusht të sulmohet LSDM-ja dhe të binden lexuesit se edhe informata më e vogël pozitive për socialdemokratët është gënjeshtër dhe jorelevante.

Нова нерелевантна анкета на СДСМ преку нивната агенција „Фактор Aдриа“ од Србија Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Anketë e re jorelevante e LSDM-së nëpërmjet agjencisë së tyre “Faktor Adria” nga Serbia

Data dhe koha e publikimit: 26.01.2016, 14:08

Data e recensionit: 30.01.2016

Recensues: Simona Atanasova

AKUZA TË PABAZA

Në këtë artikull komentues janë marrë rezultatet të cilat agjencia i ka marrë për rejtingun e partisë dhe me to manipulohet që publiku të formojë qëndrim negativ ndaj opozitës. Me këtë rast, teksti e nxit lexuesin që të mos u besojë anketave të bëra nga kjo agjenci.

Artikulli plason akuza të paqëndrueshme se agjencia “Faktor Adria” nga Serbia është e LSDM-së, dhe se anketa është e porositur. Aq më tepër, anketës i është ngjitur epiteti “jorelevante” vetëm për shkak se tregon përparësi më të vogël të VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së, në krahasim me anketën paraprake të bërë nga agjencia e njëjtë në dhjetor të vitit të kaluar.

Këto akuza vetëm janë hedhur në tekst pa ofruar asnjë dëshmi në favor të këtyre pohimeve.

Në tekst thuhet:

“Tashmë dihet dhe mediet kanë shkruar se “Faktor Adria” është e afërt me agjencinë “Ruskin dhe Hant”, e cila është PR-agjenci e komprometuar, e cila në mediet serbe vlerësohet si shitëse e mjegullës dhe njerëzit e së cilës e këshillojnë Zoran Zaevin.”

Mirëpo, askund nuk jepet argument se këto pohime janë të sakta. Në tekst qëndron shprehja “tashmë dihet” që të fitohet përshtypja se ajo që është shkruar është e vërtetë. Mirëpo, mungojnë citimet nga ato medie që gjoja kanë shkruar për këtë. Nuk ka as linke, as deklarata. E poashtu mungon edhe vërtetimi se agjencia në çfarëdo mënyre është e ndërlidhur me njerëzit që e këshillojnë liderin e LSDM-së.

Teksti është krejtësisht i njëanshëm. Nuk ka asnjë deklaratë nga agjencia që është akuzuar se është nën ombrellën e opozitës, e as që është kërkuar nga opozita ta thotë qëndrimin e saj në lidhje me këto akuza. Produkti i mirëfilltë gazetaresk duhet të tentojë t’i konsultojë të gjitha palët e përfshira, e në qoftë se ato kanë refuzuar të japin koment, atëhreë kjo duhet të theksohet.

Mirëpo, është e qartë se kjo përmbajtje mediatike nuk ka pasur për qëllim ta paraqesë situatën nga të gjitha këndet, por sa më shumë që është e mundur ta mjegullojë atë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja