verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mund të informosh edhe pa qenë tendencioz

on 4 - 02 - 2016       

[Recension: “SKANDAL: Zoran Zaev pa e dhënë ‘bombën’ e ‘Monstrës’, kërkon votën e shqiptarëve në Hasanbeg”]

Lexueshmëria nuk arrithet vetëm me tituj dhe shkrime tendencioze dhe duke komentuar ngjarjet. Të njëjtën mund ta bësh edhe me lajme profesionale dhe kritika konstruktive. Lajmi apo informacioni dallon nga komenti dhe mendimi personal. Të dy janë zhanre gazetareske, por dy forma të ndryshme ose thënë ndryshe duhen botuar në dy rubrika të veçanta.

Zoran Zaev pa e dhënë ‘bombën’ e ‘Monstrës’ screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Zoran Zaev pa e dhënë ‘bombën’ e ‘Monstrës’, kërkon votën e shqiptarëve në Hasanbeg”.
Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016
Data e recensionit: 29.01.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori i këtij shkrimi ka komentuar vizitën e Zoran Zaevit në Hasanbeg të Shkupit dhe njëkohësisht e akuzon atë për mospublikimin e dëshmive për rastin “Monstra”.

Lajmin për ardhjen e tij në lagjen e banuar me shqiptarë, nga e cila edhe vijnë dy nga të gjykuarit me burg të përjetshëm në rastin e montuar “Monstra”, e ka bërë të ditur ditën e djeshme pronari i lokalit “Fortuna” në një postim të tij në rrjetin social facebook, i cili kishte njoftuar se pijet do të jenë FALAS për pjesmarrësit në këtë takim.

Pijet falas nuk janë elementi kryesor i këtij lajmi për tu vendosur në krye të tij. Madje kjo pjesë në mënyrë indirekte aludon në fajësimin e pronarit të lokalit për siç thuhet më posht, ndihmën që i jep Zaevit për “të luajtur me ndjenjat e shqiptarëve”.

Zoran Zaev vazhdon të manipuloj me ndjenjat e shiptarëve në këtë rajon, ndërsa një grup shqiptarësh për “t’i shitur lëngjet”, i ndihmojnë atij.

Sipas Kodit etik, për shprehjen “një grup shqiptarësh për “t’i shitur lëngjet”, i ndihmojnë atij”, gazetari duhet të mbaj përgjegjësi.

Propaganda për të diskriminuar një personi në aspektin politik, nuk është punë e gazetarit. Aq me tepër, kategorizimi i qytetarëve të rëndomtë si bashkëfajtor për zhvillimet politike. Këtë të drejtë nuk e gëzon gazetari. Ka të drejtë ta hapë si çështje, por jo duke dhënë qëndrime, pasi fundja fotografitë e bashkëngjitura në tekst, dëshmojnë të kundërtën.

Pjesëmarrësit në këtë takim mund të numroheshin në gishta, ndërsa një pjesë e mirë e tyre ishin fëmijë.Komentuesit në rrjetin social facebook janë shprehur të zhgënjyer për gjendjen e shqiptarëve në të cilën kanë arritur, ndërsa kanë akuzuar organizuesit e këtij takimi me tradhëti kundrejt idealeve të shqiptarëve.

Nuk është etike që gazetari të fajësojë qytetarët për gjendjen në të cilën kanë arritur. Etike dhe profesionale do të ishte nëse në tekst, gazetari do të kishte sjellë ankesat që banorët i kanë adresuar kreut të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të dhënat deri ku është procesi i rastit “Monstra”. Kujtojmë se Kodi etik i gazetarëve, gjithashtu në aspektin e (kundër) propagandimit politik, përcakton qartë se: “Çdo lloj publikimi komercial, si dhe propagandë politike që nuk janë të veçuara sakt vlerësohen si shkelje e rëndë e standardeve profesionale”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja