LSDM-ja me vetëm dy anëtarë në mënyrë “magjike” dominon në KSHZ!
Published in Recensione
on 8 - 02 - 2016 Author: Симона Атанасова[“Kurir”: LSDM-ja e konfirmoi dominimin në KSHZ]
Në këtë artikull komentues dhe manipulues publikohet një akuzë se KSHZ-ja punon nën direktivën e LSDM-së, edhe pse për këtë në tekst nuk është ofruar argumentin adekuat. Теksti rëndon me vërejtje tendencioze për refuzimin e parashtresave të zëvendës-ministrit plotësues për punë të brendshme, Mitko Çavkov, për shkak se nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Linku deri te artikulli origjinal: Kurir”: LSDM-ja e konfirmoi dominimin në KSHZ
Data dhe koha e publikimit: 07.02.2016, 15:49
Data e recensionit: 07.02.2016
Recensues: Simona Atanasova
KUSH KË E KA MBIVOTUAR?
Artikulli (që është marrë nga një medie tjetër dhe është vendosur linku), ka për qëllim ta diskreditojë punën e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), anëtarët e të cili u zgjodhën sipas Marrëveshjes së Përzhinës, e cila u nënshkrua nga katër partitë më të mëdha politike.
Për përbërjen e re të Komisionit shtetëror zgjedhor u arrit marrëveshje ndërmjet katër partive sipas formulës 3+3+3, gjegjësisht tre anëtarë u propozuan nga opozita, tre nga pushteti dhe tre ekspertë u zgjodhën me shumicë prej dy të tretash në parlament. Sipas kësaj formule, nga gjithsej nëntë anëtarët e KSHZ-së, vetëm dy janë nga LSDM-ja, Violeta Duma dhe Igor Milev.
Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti të pakontestueshëm. është e paqartë se si në artikull është ardhur në përfundimin se LSDM-ja dominon në KSHZ.
“Komisioni zgjedhor shtetëror (KSHZ) sot në mëngjes në mbledhje të mbyllur i refuzoi si të çështje që nuk janë të lidhura me zgjedhjet parashtresat e zëvendës-ministrrit për punë të brendshme, Mitko Çavkov, për tre vendimet për emërimin e kryeshefave, të miratuara nga ana e ministrit teknik Oliver Spasovski, me çka u konfirmua se LSDM-ja dominon në KSHZ.”
Komisioni shtetëror zgjedhor vendos me shumicë votash nga numri i i përgjithshëm i anëtarëve, që do të thotë se vendimi për refuzimin e parashtresave të zëvendës-ministrit për punë të brendshme, Çavkov, është miratuar me minimum pesë vota. Nëse LSDM-ja në KSHZ ka vetëm dy anëtarë, e për vendimin kanë votuar minimum pesë vetë, atëherë artikulli manipulon se edhe anëtarët e tjerë të komisionit, gjegjësisht ekspertët e pavarur, punojnë në dirigjimin e LSDM-së.
Ekspertët e pavarur, Aleksandar Çiçakovski, Rexhep Prekopuca dhe Atanas Urumov, u zgjodhën me pëlqim të përbashkët të përfaqësuesve të grupeve të punës së partive që janë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Përveç kësaj, pavarësia e ekspertëve u vërtetua edhe nga deputetët e Kuvendit, të cilët votuan për ekspertët me 102 vota “për” dhe pa asnjë të përmbajtur ose kundër.
Artikulli akuzon edhe për mbivotim, mirëpo nuk është e qartë se kush kë e ka mbivotuar në këtë situatë kur nuk dihet as numri i saktë i votave me të cilat është sjellë vendimi, e as cilët anëtarë të komisionit kanë votuar për këtë vendim. Pra, edhe pse askund në vendim nuk shkruan se cili anëtarë i komisionit si voton, ky tekst me lehtësi përfundon se LSDM-ja (me vetëm dy anëtarë), megjithatë, disi në mënyrë “magjike” dominon me komisionin dhe i mbivoton të tjerët!
Përmbajtje e qëndrueshme gazetareske nuk guxon të manipulojë me akuza të bëra në mënyrë paushalle, pa ofruar dëshmi për pretendimet e shprehura. Poashtu, qasja profesionale gazetareske nuk lejon që të bëhen kritika për profesionalizmin dhe kompetencën e dikujt (në këtë rast të KSHZ-së), pa pasur me këtë rast vërtetim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm për këtë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e