verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Lulëzon dashuria” për lajme pa fakte!

on 28 - 12 - 2015       

[Recension: “Dashuria VMRO-BDI po lulëzon në mes të dimrit”]

Ky tekst kokë e këmbë është shkruar në formë humoristike, duke kritikuar raportin e dy partive në pushtet, VMRO-DPMNE dhe BDI. Qasja me të cilën është nisur ky lajm është shumë kreative, por sa të kalosh titullin e tekstit, menjëherë pritshmëritë e lexuesit bien. Tentativat e autorit të këtij teksti siç mund të shihet kanë qenë për të hedhur poshtë pohimet e BDI-së se është në luftë të vazhdueshme me partinë maqedonase, duke synuar kështu të hidhet poshtë “patriotizmi i rrejshëm” i kësaj partie.

Dashuria VMRO BDI po lulëzon në mes të dimrit Foto » ExPress.mk Ne jemi ndrysheLinku për te artikulli origjinal: Dashuria VMRO-BDI po lulëzon në mes të dimrit (Foto)

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2015

Data e recensionit: 23.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Gazetari përveç komenteve të tija që i ka formuluar në mënyrë të përpiktë, nuk ka futur asnjë element tjetër kredibiliteti për këtë pohim. Autori ka bërë një përmbledhje fotografish të përbashkëta të funksionarëve shqiptar dhe maqedonas për dy ditë rresht, që i ka cilësuar si dëshmi të mjaftueshme se mes dy partive koalicionare “lulëzon dashuria”. Përkufizimet e gazetarit bazohen në një ngjarje ditore ku janë mbledhur zyrtarë edhe të BDI-së edhe të VMRO-DPMNE-së por kjo nuk dëshmon aspak atë “dashurinë” mes këtyre dy partive.

“Edhe pse temperaturat aktuale nuk janë aspak pranverore, kjo nuk po pengon lulëzimin e “dashurisë” mes zyrtarëve të VMRO-së dhe BDI-së. Fotografitë që po i shihni tregojnë se në raportet mes këtyre dy partive nuk ka aspak atmosferë armiqësore, siç mundohej ta mashtrojë opinionin Artan Grubi para disa javëve, kur në një debat në Alsat-M thoshte “ne jemi në luftë të vazhdueshme me VMRO-në”.

Autori prek edhe një pjesë të brishtë të shoqërisë në Maqedoni, atë të ngjarjeve me karakter ndëretnik. “Kumanova”, si rast i fundit ku u vunë në pikëpyetje shumë çështje të kësaj natyre, shfrytëzohet për të evokuar kujtimet e shqiptarëve, gjegjësisht për “hedhje të kripës në plagë” .

“Këto fotografi idilike mes partnerëve të koalicionit janë bërë dje dhe pardje, shtatë muaj e gjysmë pas konfliktit të Kumanovës, ku u vranë 10 ish pjesëtarë të UÇK-së dhe 8 policë të Maqedonisë. Fotografitë tregojnë qartë sa e madhe është “armiqësia” mes Nikolla Gruevskit, Abdilaqim Ademit, Bekim Nezirit, Risto Spirovskit, Izet Mexhitit dhe Coke Trajanovskit!”.

Humori në gazetari është shumë i dashur pasi që në mënyrë të “padhimbshme” mund të kritikojë çdo dukuri negative në shoqëri. Por, në këtë rast humori nuk esshte lajm. Tekste te tilla duhen botuar ne rubrika te tjera. Gazetari është dashur që temën e miqësisë së ngushtë mes partnerëve të koalicionit qeveritar ta trajtojë me analista ose në forma të tjera. Për shembull, duke rikujtuar projektet, vendimet që kanë marrë këto dy parti për hatër të partnerit të koalicionit. Kjo mund të dëshmohet edhe nëpërmjet bisedave të përgjuara telefonike gjegjësisht nga bombat e opozitës. Për të mbaruar me kaq, gazetaria duhet të jetë shërbyese e së vërtetës dhe fakteve objektive, e jo humorit të dobët. Duhet nisur nga parimi nëse ekzistojnë fakte të përpilohet lajmi, nëse nuk ka fakte të mos degradohet gazetaria dhe mediumi që përfaqësohet. Ne te kundert ndonese nje ceshtje qe ngrihet me te drejte mbetet thjeshte konstatim i gazetarit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja