verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Manipulim 200 për qind

on 9 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

11042015-Vecer-Pacienti-100-crop-resize

[Recension: Pacientët të kënaqur 100%]

Si e para, asnjë institucion, organizatë ose kompani nuk organizon dhe nuk realizon anketa për vetëveten, për arsye të thjeshtë se anketa e tillë assesi nuk mund të jetë objektive, e me këtë as relevante.

Çështja se kush e bën anketën, përveç me nivelin e objektivitetit të institucionit hulumtues, është e lidhur edhe me kapacitetet dhe profesionalizmin e ekipit që duhet ta formulojë, ta realizojë si dhe ta interpretojë аnketën.

Si e kanë interpretuar ata që e kanë realizuar këtë anketë për të cilën media njofton në mënyrë aq jokritike flet vetë titulli: “Pacientët të kënaqur 100 për qind”.

Rezultati i këtillë i anketës është i pamundur, aq më tepër për këtë anketë kur në vetë tekstin përmenden rezultate të anketës për pyetje të caktuara që rrotullohen prej 80 deri në 97,8 për qind. Kjo do të thotë se thejsht, nuk ka mundësi të ketë kënaqësi të 100 për qindtë të të anketurarve nga shërbimet shëndetësore.

Mirëpo, kjo aspak nuk e shqetëson gazetarin ose gazetaren që e ka shkruar këtë tekst, si redaktorin e medies.

Ata thjesht punën e tyre e kanë krye në momentin kur nuk e kanë parashtruar pyetjen se si ka mundësi të ketë përqindje pozitive prej 100% në një anketë. Veçanërisht kur ajo anketë e hulumton kualitetin e shërbimeve shëndetësore në Maqedoni.

11042015-Vecer-Pacienti-100Linku deri te artikulli origjinal: Pacientët të kënaqur 100%

Data dhe koha e publikimit: 30.10.2015

Data e recensionit: 05.11.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Anketa e trasnmetuar kështu flet për atë se gazetari/gazetarja nuk e kanë parashtruar pyetjen se a ka qenë anketa anomnime, a është realizuar nëpërmjet telefonit, ose në ndonjë mënyrë tjetër. Ata që e kanë përgatitur këtë përmbajtje mediatike nuk e kanë parashtruar pyetjen as se si është formuar mostra e të anketuarve. Kjo është me rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për anketa në nivel kombëtar ku duhet të ketë mostër reprezentative (që do të përkojë me përbërjen e popullsisë në vend sipas gjinisë, statsuti social, shpërndarjes gjeografike, përkatësisë etnike, arsimit…).

Ai që e realizon një anketë ka mundësi mirëpo nuk është e thënë që t’u përmbahet këtyre rregullave thelbësore për realizimin e anketave. Nëse nuk u përmbahet këtyre parimeve, atëherë ajo anketë nuk ka relevancë dhe nuk e përfaqëson në mënyrë të vërtetë mendimin publik për ndonjë çështje të caktuar. Nëse është ashtu, gazetarët që raportojnë për anketat e tilla, thjesht nuk ka mundësi e të mos e kontestojnë një anket të tillë.

Mirëpo, në këtë rast, në tekstin që e recensojmë nuk kemi qasje të tillë ndaj anketës e cila është motivim për të, dhe si i tillë, ky tekst mbetet vetëm një hallkë në zinxhirin e propagandës për politikat e një partie politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante, jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja