Manipulim që nuk i ka hije gazetarisë profesionale
Published in Recensione
on 14 - 12 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: VMRO-DPMNE-ja e fiton mandatin për të formuar qeveri – Zaevi i mposhtur premtoi dorëheqje nëse humb (VIDEO)]
Përmbajtja mediatike që e recensojmë ka probleme serioze etike. Теksti “informon” për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sikur bëhet fjalë për rezultate përfundimtare, e aq më tepër, i komenton ato duke e stigmatizuar opozitën me atë që e nënçmon vullnetin e qytetarëve pjesëtarë të bashkësisë etnike jodominante në Maqedoni.
Korniza ku janë vendosur këto probleme është anshmëria politike dhe prej saj dalin dobësitë që vërehen, siç konstatuam, në pohimet kategorike, për të cilat, në momentin kur janë publikuar – nuk ka konfirmim zyrtar.
Kjo është shumë me rëndësi, për shkak se tekstet gazetareske, në rastet kur bëhet fjalë për tema dhe situata majft të ndjeshme, duhet të insistojnë që gjatë raportimit në tërësi t’u referohen burimeve zyrtare dhe të dhënave zyrtare. Gjithçka tjetër hyn në sferën e spekulimeve, madje edhe atëherë kur informatat e publikuara në atë mënyrë janë përafërisht të sakta ose të sakta.
Mirëpo, ajo që është dëshpëruese nga aspekti i gazetarisë profesionale, është se ky teskt në vete “fsheh” një manipulim që të zhvlerësohet një rezultat i rëndësishëm për opozitën. Ky manipulim është “fshehur” në këtë paragraf:
“VMRO-DPMNE-ja edhe pas 2 vitesh të sulmeve dhe të fushatës së paparë të zezë, në të cilat LSDM-ja ishte vetëm instrument, arriti rezultat përafërsisht të njëjtë sikurse në vitin 2014. Dallimi në trupin votues maqedonase ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së akoma është rreth 100.000 vota”.
Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja e fiton mandatin për të formuar qeveri – Zaevi i mposhtur premtoi dorëheqje nëse humb (VIDEO)
Data dhe koha e publikimit: 12.12.2016, 13:52
Data e recensionit: 13.12.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
STIGMATIZIM
Kjo ngjyrë plotësuese me të cilën është shënuar korniza e kësaj përmbajtjeje mediatike është stigmatizimi i pjesëtarëve të një bashkësie etnike për shkak të zgjedhjes së tyre të lirë gjatë votimit. Për fat të keq, kjo është edhe një pasqyrë e ambientit të përgjithshëm të raportimit gjatë fushatës zgjedhore, kur një pjesë e medieve e pranuan, e afirmuan dhe e përfaqësuan retorikën propaganduese-politike të njërës nga dy partitë më të fuqishme që të krijojë frikë në mesin e qytetarëve me temën e federalizimit dhe të dygjuhësisë.
Dhe pikërisht me këtë mënyrë të raportimit, kjo përmbajtje mediatike e shkel nenin 10 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë se: “gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).”
Artikulli e tejkalon edhe kufirin e rregullave për faktet dhe mendimet që është paraparë në Kod (Neni 13):
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
Gjuha dhe stili që dominojnë në këtë informatë mediatike shumë më tepër i ngjan paraqitjeve dhe komunikatave të partive politike, se sa gazetarëve profesionistë.
Kjo, poashtu, është potencuar si një nga dobësitë e mundshme të gazetarisë profesionale, prandaj edhe është dhënë rekomandimi në nenin 14 të Kоdit të gazetarëve:
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pjesërisht
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante, jorelevante
më tepër burime
më tepër palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e