verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Marshimi i zëshëm i grabitqarëve mediatikë partiakë

on 23 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Фото: скриншот. Фото ефект: funphotobox
Foto: Screenshot. Foto efekti: funphotobox

Sipas konstituimit natyror fizik dhe paramendimit të urtë njerëzor, te përfaqësuesit e kësaj “gazetarie”, në vend të sistemit të arsyes, masës dhe dinjitetit, janë futur receptorë që pranojnë urdhëra për diskreditim. Madje edhe niveli i zërit dhe i paturpësisë udhëhiqen me telekomandë.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Sa më tepër që flitet për gjendjen në medie, sa më afër hapjes së çështjeve nga të cilat duhet nisur për t’i gjetur përgjigjet më të mira, aq më e keq është gazetari aktuale, e përditshme. Teksti që e provokoi kët kolumnë edhe një herë e vërteton ballafaqimin me situatën absurde e cila sugjeron se gjithmonë kur kemi menduar se e kemi prekur fundin, disa medie dhe “gazetarë” në Republikën e Maqedonisë na befasojnë me “arritjet” e tyre të reja. Thjesht është i pabesueshëm “kreativiteti” i tyre dhe këmbëngulja e tyre diabolike me të cilën e çojnë mbrapa këtë profesion në përmasa të papara.

Në cilin kod, në cilin nen të atij kodi, do të thirren nga AMG-ja kur do të ballafaqohen me përmbajtjen mediatike “Katica i fsheh fshehtësitë e bisedave telefonike të LSDM-së“? Me çfarë fytyre dhe kredibiliteti do të kërkojnë të jenë partnerë të barabartë në përgatitjet për reforma mediatike? Cilat standarde profesionale dhe etike do t’i ofrojnë si bazë për ato reforma? Gjithsesi jo ato që i përfaqëson kjo përmbajtje mediatike, për shkak se në to vërehet edhe një stad më poshtë i anarkisë destruktive mediatike, e cila me bekimin e elitës politike në pushtet, me të cilën gazetarinë e paraqet si profesion i cili në mënyrë të planifikuar, sistematike dhe nxitëse evoluon në instrument politik për qërim destruktiv, të paargumentuar dhe të pistë të hesapeve me kundërshtarët politikë.

Në vendin në të cilin, sipas konstituimit natyror fizik dhe paramendimit të urtë njerëzor, te përfaqësuesit e kësaj “gazetarie”, në vend të sistemit të arsyes, masës dhe dinjitetit, janë futur receptorë që pranojnë urdhëra për diskreditim. Madje edhe niveli i zërit dhe i paturpësisë udhëhiqen me telekomandë.

Në këtë situatë, dëmet që shkaktohen janë të shumëfishta. Bile dëmi që i shkaktohet publikut është më i vogël për shkak se ka rojtarë mediatikë dhe qytetarë për paralajmërim dhe mbrojtje. Kjo është paradoksale, mirëpo më të mëdha janë dëmet në sistemin intelektual të receptorëve të grabitqarëve mediatikë, të cilët për shkak të mundësisë për kontrollim me telekomandë, janë të privuara nga çdo analizë racionale dhe vlerësim të thellë të rolit të vet në arenën politike.

Edhe një absurd në të cilin besojnë këta receptorë është versioni i mbrapshtë i lirisë së të shprehurit, i cili në interpretimin e tyre është me intervenim paraprak kirurgjikal me të cilin është larguar përgjegjësia dhe ndjenja e mirësjelljes.

Në një gjendje të tillë, pa atributet e përgjegjësisë dhe të mirësjelljes, këta grabitqarë mediatikë janë edhe më groteskë kur e refuzojnë lidhshmërinë me ideologjinë politike dhe bëhen shumë të vrazhdë dhe brutalë ndaj atyre që i vendosin para pasqyrës së realitetit.

Prandaj, njëra nga temat e preferuara të grabitqarëve janë kritikë e medieve. Të gjitha përpjekjet e tyre që ta drejtojnë pasqyrën e të vërtetës priten në thikë, ndërsa autorët i nënshtrohen stigmatizimit të paparë si “armiq të popullit, tradhëtarë dhe mercenarë”. Fjalori i tyre i preferuar.

Me vite gjurmojmë pas lirisë, medieve të lira dhe të përgjegjshme. Shumë me rëndësi është që kjo të mos ndërpritet. Përderisa mbetemi me këtë qëllim, nuk është keq ta kemi parasysh këtë rekomandim të shkrimtarit kroat, Mirosllav Kërlezha:

Që të ndahet prej këtyre gënjeshtrave, njeriu duhet të vendosë që ta bëjë kërcimin vdekjeprurës dhe për një gjë të tillë duhet t’i ketë krahët e pulëbardhës zgaleme, forcën dhe guximin e ujkut siberik, e jo prirje siç kanë kafshët e buta mbijetuese (lopët dhe demat, v.j.), të cilat gjithë ditën i bluajnë dhe i përtypin gënjeshtrat e huaja.

Në rrugën drejt lirisë…


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja