verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Material i sortës së njohur: “Qeveria më e mira, gjithë të tjerët nuk bëjnë”

on 8 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

aaaaa-0987-crop-resize

 

[Recension: Qeveria vendosi për nxënësit e shkollave të mesme, plenumi i udhëhequr nga LSDM-ja]

 

Materiali i ofruar është i sortës së njohur “Qeveria më e mira, gjithë të tjerët nuk bëjnë”. Si ta quajmë ndryshe këtë tekst, i cili me zë të plotë trumpeton për veprat e mira të pushtetit në fushën e arsimit dhe i cili me elanin e njëjtë i qorton nxënësit “e këqinj” të shkollave të mesme për shkak se nuk pranojnë asgjë nga ajo që u është ofruar. Arsyen për sjelljen e tillë të të rinjëve artikulli e sheh, gjithsesi dhe normalisht, te opozita dhe në fondacionin famoz “Soros”. Them se e sheh, e jo se edhe e argumenton.

aaaaaLinku deri te artikulli origjinal: Qeveria vendosi për nxënësit e shkollave të mesme, plenumi i udhëhequr nga LSDM-ja

Data dhe koha e publikimit: 01.05.2015, 11:05

Data e recensionit: 03.05.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

E VËRTETË “E NDRYSHKUR” PËR NEOVJAT E PUSHTETIT

Niveli i gjithëpranishmërisë është jashtëzakonisht i lartë, në këtë rast mediatik, për pozitat e qeverisë, për pothuajse çdo aspekt të jetës në vend. Mirëpo, në qoftë se është pak që në të gjitha mediat tradicionale renditen deklaratat e zëvendëskryeministrave, ministrave, drejtorëve dhe funksionarëve të ndryshëm, atëherë në disa portale në internet po ato paraqitje “pak” rregullohen dhe në një stil të orkestruar u bëhet një përgatitje “gjenerale”, me qëllim që në mënyrë plotësuese të mbillet perceptimi te opinioni se jo vetëm që qeveria është shumë e mirë, por se të tjerët nuk bëjnë fare. Dhe tani, pas opozitës, studentëve, sindikalistëve, një pjese të gazetarëve, profesorëve, u erdhi radha edhe nxënësve të shkollave të mesme. Në këtë tekst të rinjtë janë sulmuar me “armatim të rëndë” – se janë vazhdim i politikave opozitare. Akuzat e ashpra janë bërë me lehtësi të madhe, pa u mbështetur fare as në ndonjë burim të vërtetë të cilit mund t’i besohet, e as me argumente të mirëfillta. Shprehja “sipas informatave” fare nuk u ndihmon në kredibilitetin i pohimeve të prezantuara. Gjithçka bazohet në formulimet tashmë të njohura se për çdo punë e cila nuk është sipas qejfit të strukturave në pushtet përgjegjëse janë LSDM-ja, Sorosi, e në këtë rast edhe fondacioni FAR (MOF)?! (FAR është organizatë joqeveritare, jopartiake dhe joprofitabile), sa për të qenë precizë.

T’i kthehemi temës, ndoshta me të vërtetë për gjithçka janë fajtorë opozita dhe të ashtuquajturit sorosoidët, ndoshta me të vërtetë kanë plan të fshehtë, ndoshta forcat e huaja i përgatisin skenar të keq Maqedonisë, ndoshta edhe jashtëtokësorët janë përzier, ndoshta përgatitet invazion mbi vendin tonë nga Marsi? Shumë ndoshta, e ndoshta edhe është ashtu, e ndoshta kjo është muhabet për në kafene? Ajo që është e sigurt është se që diçka të publikohet dhe për të të thuhet se është e vërtetë, nevojiten fakte, argumente, dëshmi, deklarata, e jo komenta hashiqare të hapura dhe me ngjyrim të pafshehur:

“Pothuajse pa dyshim, është krejtësisht e qartë se pas Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme, mirëpo edhe të gjitha plenumeve të tjera, qëndron drejtpërdrejtë LSDM-ja dhe fondacionet si FAR-i, që janë të financuara nga Sorosi“;

 

“Në gjithë këtë situatë, plenumi i keqpërdor nxënësit e shkollave të mesme dhe nuk tregoi vullnet dhe mirëkuptim për marrëveshje. Praktikisht, bojkoti i mësimit paraqet edhe humbje të pakthyeshme për nxënësit e shkollave të mesme.”

Ta përsërimi, për të kushedi satën herë me radhë, sepse është me rëndësi:

Gazetari duhe të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit – neni 13 i Kodit të gazetarëve.

Prandaj, jo se nuk ka vërtetësi në material, veçanërisht në pjesën e citimit të qëndrimeve të përfaqësuesve qeveritatë, mirëpo ajo është e spinuar në llogari të formulimeve të pabazuara që janë prezantuar, para së gjitash, në pjesën e dytë të artikullit, të cilat, në fakt janë edhe shkaku për publikimin e tij. Gjithsesi, nuk duhet harruar se në tekst askund nuk gjendet pala tjetër – pozita e “Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme”. Të rinjtë përmenden vetëm atëherë kur etiketohen si të këtillë ose të atillë. Nuk themi se qëndrimet e tyre janë ideale ose super, ky nuk është qëllimi i recensionit, por e potencojmë faktin se mendimet e tyre nuk gjenden fare në tekst. Shkurt, kemi një të vërtetë “të ndryshkur” për nevojat e pushtetit. Ajo që posaçërisht bie në sy është përshtypja se një teme shumë serioze i është qasur në bazë të politikës ditore, me më tepër komponente “pështyrëse” se sa informative. Trajtimi i dobët i këtij problemi, që nuk është i vetëm në arsim dhe e bllokon zhvillimin normal të procesit mësimor, është dëshmi për angazhimin minimal gazetaresk. Anshmëria, e cila është e pashmangshme, manifestohet edhe me transmetimin e artikullit në një seri portalesh të tjera me ton përkrahës ndaj strukturës në pushtet. Të pyes, nëse qeveria paska qenë aq tolerante, si nuk ka mundësi që nxënësit e shkollave të mesme t’i kthejë në bangat shkollore?

Vlerësimi është se na servohet një tekst i pabalancuar, i anshëm dhe përmbajtësisht “i zhveshur”. Këshillë: edhe sikur të mos lexohet, nuk do të humbet asgjë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

edhe po edhe jo

zyrtare

relevante, jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja