verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me çdo kusht sulmoje Remenskin

on 18 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

remenski

[Recension: Remenski e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe persona me invaliditet]

Në tekstin e artikullit, ministresha për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska-Remenski, akuzohet se e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe për personat me invaliditet, pa i ofruar faktet dhe dëshmitë për këtë në tekst. Pa ofrimin e argumenteve të mjaftueshme, vihet në pikëpyetje vërtetësia e pohimit në konstruksionin e titullit.

RemenskiLinku deri te artikulli origjinal: Remenski e pengon hapjen e qendrave ditore për fëmijë dhe persona me invaliditet

Data dhe koha e publikimit: 16.03.2016

Data e recensionit: 17.03.2016

Recensues: Silvana Zhezhova

NJËANSHMËRI

Artikulli “godet” në baza emotive, duke tentuar që ta paraqesë ministreshën Tashevska-Remenski se nuk ka ndjenja ndaj personave me pengesa. Me këtë rast, harrohet se asnjë ministrë në ushtrimin e funksionit të tij nuk duhet të udhëhiqet nga ndjenjat, por duhet të zbatojë projekte të cilat do ta përmirësojnë përditshmërinë dhe jetesën e qytetarëve. Sa i përket pohimit se ministresha, gjoja, është futur në konflikte me Lidhje nacionale të personave të verbër, nuk është ofruar asnjë fakt.

“Frosina Tashevska Remenski nga LSDM-ja do të mbahet mendi si ministreshë teknike për punë dhe politike sociale me më pak ndjenja për personat me pengesa. Për herë të parë një ministër i këtij resori u fut në konflikt me Lidhjen nacionale të personave të verbër, me ç’rast u është kërcënuar me padi penale dhe procedura gjyqësore.”

Pastaj në material, thuhet se ministresha për punë dhe politikë sociale Tashevska-Remenski është përgjegjëse se “i ka lënë pasodre projektet e filluara në periudhën para se të bëhet ministre”. Mirëpo, nuk është theksuar asnjë burim i informatave që ka të bëjë me punën e kësaj ministrie, e mungon edhe qëndrimi i institucionit të lartëpërmendur. Pas këtyre shkrimeve, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale sqaroi se “bëhet fjalë për procedurë për rinovimin dhe pajisjen e hapësirave për objekt të qendrës ditore për fëmijë me pengesa në zhvillim në Negotinë.”

“Qendra ditore për fëmijë me pengesa në Negotinë dhe qendra ditore për të rriturit me pengesa të vështira dhe më të vështira në Shkup si nevojë e madhe dhe si kërkesë shumëvjeçare nuk do të hapen në kohë për shkak të pengimit të procedurave dhe zgjatjes së tyre.”

ANSHMËRI

Qëllimi i tekstit është të tregojë se deri në ardhjen e ministreshës Remenski në krye të këtij institucioni, qeveria, gjoja, ka realizuar një sërë projektesh të suksesshme për personat me pengesa. Edhe pse, ndoshta, është ashtu, megjithatë materiali nuk ofron asnjë shembull konkret për ndonjë projekt të realizuar me sukses.

“Ministresha teknike e ndërpret një praktikë shumëvjeçare të rezultateve të suksesshme në pjesën e projekteve për personat me pengesa.”

Pa kërkuar përgjigje nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, mirëpo edhe pa theksuar burime relevante që do të dëshmonin për punën e këtij institucioni, artikulli plason informatë paushalle që është përplot me anshmëri. Dhe këtë e bën me një qëllim të vetëm – ta diskreditojë punën e ministreshës Tashevska-Remenski.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja