verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me joprofesionalizëm gazetaria shndërohet në makth

on 21 - 01 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Realizohet ëndrra e shqiptarëve, kryeministër i Maqedonisë është shqiptar”]

Vështirësia e punës së gazetarit qëndron aty se pavarësisht asaj që ai personalisht mendon ose ndjen, duhet të dal nga vetja për të raportuar ftohtë dhe “në distancë”.

UntitledLinku për te artikulli origjinal: Realizohet ëndrra e shqiptarëve, kryeministër i Maqedonisë është shqiptar

Data dhe koha e publikimit: 14.01.2016

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Problemi më evident në shkrimin dhe raportimin e lajmeve është nuanaca e komentimit dhe subjektivitetit që u jepet lajmeve. Dhe ky problem vazhdon të jetë prezent në mesin e sajteve tona informative por jo vetëm. Teksti i marrë si mostër është një dëshmi e gjallë për këtë fenomen. Ai është i prirur të përçojë insinuatën e gazetarit i cili mbase ka qenë i përfshirë nga emocionet kur e ka shkruar këtë tekst. Sido që të jetë, një gazetar i përkushtuar, di të kontrollojë veten edhe atëherë kur nga brenda i flet zëri i pasionit.

Ja disa elemente që flasin për jokorrektësinë e këtij teksti në raport me standardet profesionale të shkrimit të lajmeve:
Fillon me konstatim të gabuar kur thotë se “Ëndrra e shqiptarëve u bë realitet. Maqedonia tani ka kryeministër shqiptar”. Këtë nuk e ka thënë askush deri më tani, është thjeshtë produkt i hamendësimit që mund të qarkullojë në opinionin publik, por kjo nuk duhet që të ndikojë në zbehjen e saktësisë së lajmeve.

Kjo është e pa saktë edhe ligjërisht. Sepse në momentin kur tërhiqet kryeministri, biе krejt qeveria. Pra gjithë ministrat janë të dorëhequr. Në asnjë ligj nuk parashikohet që kur jep dorëheqje kryeministri detyrat e tij ti marrë zëvendësi i tij. Edhe kur kemi qeveri të dorëhequr ajo vazhdon të ushtrojë detyrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nëse gazetari nuk i dinte këto do të duhej të kishte pyetur ekspertë juridik.

Ndërkaq fjalia që flet për dhënien e dorëheqjes së kryeministrit Gruevski duket sikur është e sakt, por jo… Fjalia thotë: “Ndryshe sonte kryeministri Nikolla Gruevski dha dorëheqje duke thënë se nesër do të dorëzojë dorëheqjen time tek kryetari i Parlamentit…”, që do të thotë se ka kontradiksion në mes termit “dha dorëheqje” dhe “do të dorëzojë dorëheqjen”.

Kryeministri konsiderohet se i pushon mandati kur këtë e miraton parlamenti, institucioni që edhe e voton në këtë post.

Kodin e Etikës së Gazetarëve të Maqedonisë thuhet:

“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendime, qëndrime dhe vlerësime të tyre, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.”

Dihet se në gazetari punohet me dinamizëm të skajshëm, por presioni i kohës dhe tentativa për të qenë koherent me lajmin e fundit, nuk duhet të ndikojë që të ketë joprofesionalizëm ku media të dalë në fund ndërsa lajmi i fundit të mos dalë kurrë.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja