verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Me zor demonstrantët i bëjnë jopatriotë

on 4 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Koloni kon Grcija

[Recension: Protestat anulohen: Kolona të gjata me kilometra në kufirin me Greqinë (FOTO)]

Maliciozitet dhe tendenciozitet. Теksti dëshiron, në një formë indirekte, se ja demonstrantët nuk janë nëpër rrugë për shkak se kanë vendosur ta shfrytëzojnë fundjavën e zgjatur – dhe të shkojnë mu në Greqi. Dërgohet porosia se ata që protestojnë për të mirën e vendit, shkojnë te fqinji ynë jugor.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Protestat anulohen: Kolona të gjata me kilometra në kufirin me Greqinë (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 29.04.2016  13:28

Data e recensionit: 30.04.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

 

JOPATRIOT TË MJERË!!!

 Artikull nga seriali “tanët dhe tuajt”. “Tanët janë “patriotët”, ndërsa “tuajt” janë “jopatriotët”. Këta të dytët, sipas asaj që na tregohet në këtë artikull, kanë shpejtuar që festat e Pashkëve t’i kalojnë në mënyrë jopatriotike në Greqi. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Teksti shkon edhe më tutje, duke thënë se fakti që ata kanë vendosur ta “shfrytëzojnë fundjavën e zgjatur”, normalisht te fqinji jugor, ka rezultuar me anulimin e protestave. Аha, ja qëllimi i materialit – të vendosë lidhje direkte ndërmjet tubimeve dhe protestave të qytetarëve kundër vendimit për amnestimin e rreth 50 politikanëve, nga të cilët shumica janë nga kreu i partisë në pushtet, me kalimin e fundjavës në Greqi.

“Protestat dhe tubimet popullore janë anuluar në të gjitha qytetet, ato janë tashmë të zbrazuara, ndërsa kolona me vetura që herët në mëngjes u nisën në invazion të kufirit maqedono-grek. Pranë detit në Greqi, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë të bashkuar si “patriotë” dhe në qetësi, pa biseda për partitë do t’i kalojnë disa ditë.”

Nuk mendoj se është bërë ndonjë hulumtim që do ta argumentonte pohimin e këtillë. Disa gjëra “rinë pezull në ajër”. Pse imponohet teza se pikërisht njerëzit që protestojnë janë turistët e fundjavës në Greqi? Supozoj se ka edhe të tillë, mirëpo kjo aspak nuk e arsyeton formulimin, i cili përgjithëson,

“Protestat anulohen: Kolona të gjata me kilometra në kufirin me Greqinë”,

dhe bën insinuatë se pikërisht demonstrantët, që i anuluan protestat për shkak të festave të Pashkëve, e jo për shkak të plazhave të Halkidikit, janë “klientët” kryesorë të Greqisë. Një aspekt tjetër problematik është i ashtuquajturi patriotizëm. Aman më! Domethënë, në qoftë se shkon në Greqi nuk e don Maqedoninë.

A SHKOJNË PATRITOTËT NË GREQI?

Kjo është tezë që e plasojnë disa qarqe të partisë në pushtet, edhe pse mu bashkëpartiakët e tyre dijnë të rreziten në plazhet e Greqisë.

Në këtë artikull të stilit “copy-paste” plasohet tendenciozitet i panevojshëm, i cili edhe pse është në formë të shkurtuar, megjithatë përputhet me tezat kryesore të оrigjinalit. Kjo fitohet kur i ashtuquajturi patriotizëm matet me dioptrinë e pushtetit.

“Patriotizëm është ta mbështesësh vendin tënd gjithmon, ndërsa qeverinë tënde atëherë kur e meriton”, Mark Tuen.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja