verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Media nuk duhet të jetë zëdhënës i partisë apo institucionit!

on 23 - 12 - 2016       

[Recension: “DEHARI: Brenda këtij viti janë asfaltuar shumë rrugë lokale të qytetit dhe vendbanimeve rurale”]

Nuk quhet mund ta quash një shkrim si prodhim gazetaresk, nëse deklaratat ose kumtesat e institucioneve transmetohen të plota, pa ndërhyrje të gazetarit, pa hapur dilema, pa ngritur çështje të reja dhe pa theksuar aspektet problematike që akoma mbeten të pazgjidhura në cilën do teme. Gazetari nuk duhet të merret thjeshtë me promovimin e punëve e kryera të institucioneve, sepse gjithmonë niset nga fakti se ajo është detyrë e tyre.

aktuale-dehari-brenda-ketij-viti-jane-asfaltuar-shume-rruge-lokale-te-qytetit-dhe-vendbanimeve-rurale-1Linku deri te artikulli origjinal: “DEHARI: Brenda këtij viti janë asfaltuar shumë rrugë lokale të qytetit dhe vendbanimeve rurale

Data e publikimit: 20.12.2016

Data e recensionit: 23.12.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti mban anën e një institucioni, në rastin konkret të Komunës së Kërçovës, duke promovuar aktivitetet e strukturës udhëheqëse. Në të përfshihen komente në formën e lëvdatave dhe përgjithësime që nuk japin një pasqyrë konkrete të projekteve të realizuara.

“Komuna e Kërçovës ka arritur që ti sjellë në fazën përfundimtare të realizimit, pjesën dërrmuese të projekteve të planifikuara dhe me një ritëm të sforcuar, brenda këtij viti janë asfaltuar shumë rrugë lokale të qytetit dhe vendbanimeve rurale”, potencoi kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore për zhvillimin e infrastrukturës në fshatin Kollarë.”

Përmbajtja flet në emër të banorëve dhe pasqyron falënderimin e tyre për punën e kreut të komunës, i cili sipas asaj që thuhet, “ka dhënë mbështetje maksimale në zhvillimin infrastrukturës”. Edhe kjo fjali është pjesë e komenteve të autorit. Asnjë banor nuk është cituar. Në tekst nuk ka problematikë, nuk ka shqetësim, nuk ka ankesë në interes të qytetarëve.

“Për investimet në rrugët e fshatit dhe në rrjetin e ujësjellësit, banorët e fshatit Kollarë i shprehin mirënjohje kryetarit të komunës Fatmit Dehari , i cili ka dhënë mbështetje maksimale në zhvillimin infrastrukturës në fshatin Kollarë.”

“Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre.” (Kodi Etik)

Komuna, si institucion përgjegjës, mund të jetë një anë e medaljes, por gazetari nuk duhet të përmbyllë përmbajtjen pa trajtuar edhe aspektin tjetër. Banorët nuk duhet të ishin anashkaluar. Punët e pakryera nuk duhet të ishin injoruar, përveç nëse fshati në fjalë përbën përjashtim dhe është shëndrruar në një “parajsë në tokë”.

“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.” (Kodi Etik)

I tillë siç është botuar, teksti është i njëanshëm dhe nuk ofron fakte për pohimet e bëra.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja