verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nataliteti, “Ekspertët” virtual dhe mbështetja e paargumentuar e projektit qeveritar

on 14 - 08 - 2015       
 [Recension: Stimulimet për familje me shumë fëmijë u treguan efektive, demografia mbetet në krye të sfidave qeveritare]

Ideja e këtij teksti është ta lëvdojë Qeverinë se ka një kujdes të veçantë për natalitetin, duke theksuar njëkohësisht ˶efektin pozitiv” të reklamave qeveritare për familjet me shumë fëmijë. Mesazh i këtillë dërgohet që nga titulli, i cili është mjaft i gjatë dhe i ngjyrosur më një ton krekosës ˶Stimulimet për familje me shumë fëmijë u treguan efektive, demografia mbetet në krye të sfidave qeveritare.”
Në fakt, në frymë të tillë është i shkruar i tërë artikulli, duke i përfshirë edhe tre kornizat të cilat në mënyrë plotësuese e përforcojnë përshtypjen se lexuesve u është ofruar një material joobjektiv, në të cilin lartësohet projekti i partisë në pushtet.
Data dhe koha e botimit: 05.08.2015, 12:35
Data e recensionit: 06.08.2015
Recenzues: Olivera Vojnovska
 
PËR QEVERINË VETËM FJALËT MË TË MIRA
Lëvdatat për Qeverinë fillojnë që nga fillimi i tekstit, ku që në paragrafin e parë thuhet:
„…Qeveria e Maqedonisë po bën përpjekje të mëdha për ta rritur vetëdijen tek popullata dhe me një sërë projektesh i ndihmon familjet që kanë më shumë fëmijë.“
 
Pastaj radhiten pjesë nga fjalimi i Kryeministrit më 2 gusht, dedikuar kësaj teme, të plotësuara me mendime të ekspertëve virtual” që
„përshëndesin fjalimin e Kryeministrit të Maqedonisë” dhe thonë:
 „hapat që po ndërmerr Qeveria e Maqedonisë janë të shkëlqyer!“
  
Artikulli në mënyrë të theksuar përpiqet ta bindë publikun se reklamat qeveritare për rritjen e familjes janë goditje në shenjë”, por nuk ofron prova për këtë. Në të prezantohen të dhëna pa u shënuar se prej ku janë marrë, e të mos flasim për atë se prezantohen në mënyrë selektive dhe janë konfuze.
Kështu, për shembull, në fillim jepen të dhëna për numrin e të sapolindurve në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, më pas vihen në dukje të dhëna për periudhën e tashme dhe më pas bëhet një farë krahasimi me nxënës të regjistruar në klasë të parë në vitin 2015. Megjithatë, nuk tregohet konkretisht se kush është burimi i të dhënave të këtilla dhe vërtetësia e tyre nuk mund të konfirmohet.
Por, ama vihet në dukje se Qeveria bën hapa konkrete në këtë fushë, gjatë së cilës si provë kryesore”:
dëshmon fakti se mbështetja për familjet me shumë fëmijë u votua në gusht të vitit 2008.”
 
Ç’THONË TË DHËNAT ZYRTARE
Të dhënat e Institutit Shtetëror të Statistikës (ISHS) tregojnë se rritja natyrale e popullsisë në Maqedoni stagnon. Kjo mund të shihet në publikimin Raporti mujor statistikor për shkurtin, viti 2015”, i publikuar në faqen e internetit të ISHS-së.
Në faqen 79 të këtij raporti statistikor është paraqitur një tabelë për lëvizjen natyrale të popullsisë nga viti 2008 deri në vitin 2013 (për vitin 2014 nuk janë të dhënat e plota), në të cilën shihet se rritja natyrale e popullsisë në 1.000 banorë shënon 1,9 promilë, njësoj si në vitin 2008.
Gjithashtu, nga tabela mund të shihet se numri i martesave të lidhura në vitin 2013 (13.982) është më i vogël se ai në vitin 2008 (14.695), përderisa numri i divorceve në vitin 2013 (2.045) është më i lartë se ai në vitin 2008 (1.209).
Për dallim nga këto të dhëna, teksti fokusohet në një mbështetje të paargumentuar të projektit qeveritar. Edhe në atë mision në disa momente duket madje edhe konfuz. Nga njëra anë pretendon sestimulimet për familje me shumë fëmijë u treguan efektive”, ndërsa nga ana tjetër, duke u fshehur pas analistëve të paemërtuar thotë:
Ajo të cilës ekspertët i kushtojnë kujdes të veçantë është fakti se gjendja ekonomike nuk është aspak arsye për ulje të natalitetit, por vlerat të cilat i bartin në vete prindërit e ardhshëm.”
Konstatimi i këtillë duket edhe i palogjikshëm, duke pasur parasysh se ekspertët shumë herë si arsye për murtajën e bardhë” i potencojnë: gjendjen e vështirë ekonomike, papunësinë e madhe, arsimimin e popullatës, shtyrjen e lidhjes së martesës…”
Por, në vend që të jepet një pasqyrë reale e gjendjeve e mbështetur në burime dhe fakte precize, ashtu siç kërkojnë standardet profesionale, është krijuar një tregim propagandistik në të cilin Maqedonia është shfaqur si lider rajonal për stimulim të familjeve me shumë fëmijë”, prej të cilit kanë filluar të mësojnë edhe fqinjët (Serbia)!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja